Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Burri e detyronte gruan ti sillte pare ! Empty Burri e detyronte gruan ti sillte pare !

Sat 24 Aug 2013 - 18:04
Edhe një rast tjetër i denoncimit të dhunës në familje është regjistruar në Stacionin Policor të Gostivarit. Një 26 vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj në polici me akuzën se për një kohë të gjatë ka qenë pre e dhunës fizike nga ana e tij. Sipas dëshmisë së saj, në shumë raste ai e kishte detyruar të shkonte tek prindërit e saj dhe ti sillte para nga atje. Rasti i fundit ka ndodh më 20 gusht, kur ajo sa po ishte kthyer nga prindërit e saj, dhe ai duke e sulmuar fizikisht e kishte detyruar bashkë me vajzën e tyre të vogël të ktheje sërish tek prindërit e saj. “26 vjeçarja me inicialet H.A i tha policisë se bashkëshorti i saj, personi me inicialet E.A, gjatë tre viteve sa kanë qenë në marrëdhënie bashkëshortore, vazhdimisht e ka dhunuar fizikisht dhe në aspekt psikik”, njoftuan nga Policia e Gostivarit, nga ku thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të pason edhe paraqitja përkatëse.
Dhuna në familje nuk është ndonjë dukuri e re në mjedisin tonë, por ajo në të kaluarën është strukur në kuadër të familjes ndërsa viktimat e pësuara qoftë në aspekt fizik apo psiqik nuk kanë patur asnjë të drejtë tjetër pos që ta maskojnë rastin duke i mveshtur rrethana të tjera. Viteve të fundit është shënuar një ngritje e vetëdijes qytetare në këtë aspekt dhe janë bërë hapa përpara drejt denoncimit të rasteve në fjalë tek organet kompetente. Nga Policia e Gostivarit njoftojnë se gjatë gjysmë vjetorit të parë të këtij viti në Gostivar dhe rrethinë janë evidentuar 36 raste që kanë bërë denoncim për dhunë në familje.http://tv2.com.mk/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi