Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtëpia e Enverit, qendër studimesh; Piramida, park fëmijësh Empty Shtëpia e Enverit, qendër studimesh; Piramida, park fëmijësh

Tue 27 Aug 2013 - 20:09
  • Arkitektët e huaj: Aty ku diktatori bënte ligjin, të jetojnë dhe studiojnë për tre muaj filozofët e ardhshëm

  • Projekte për t’i rivitalizuar objektet si qendra muzeale dhe seminaresh për ligjvënësit. Pjesa e jashtme e Piramidës, për fëmijët

Shtëpia e Enverit, qendër studimesh; Piramida, park fëmijësh Edi%20rama%20arkitektuara
Luis Tanushi

-Ato u projektuan nga arkitektët më të mirë shqiptarë të viteve ‘70-‘80, kanë brenda histori, por me ndryshimin e regjimit kanë degraduar ose kanë ndryshuar destinacionin. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe dy objekte simbolike, Piramida, muzeu i Enver Hoxhës dhe vila qeveritare 31, atu ku para rënies së komunizmit ka jetuar familja e diktatorit. Ekspertët më të mirë europianë shprehen se të dyja këto objekte, për shkak të stilit të ndërtimit dhe të historisë së mbartin, duhet të rijetëzohen përmes investimit dhe kthimit të tyre në ambiente të vizitueshme për publikimin e gjerë.

Grupi i arkitektëve, pjesë e “Shqipëria e Gjeneratës tjetër”, i përbërë nga Rodo Tisnadoo (Francë), Floris Alkemade (Holanda), Winy Maas (Holanda), Bjarke Ingels (Danimarka), Anri Sala (Shqipëri), pas studimit të këtyre ndërtesave shprehen se ato mbartin në vetvete simbole dhe një memorie të caktuar. Arkitektët e huaj japin ide interesante ne lidhje se çfarë duhet të bëjë Shqipëria me simbolet dhe monumentet e trashëguara nga periudha e komunizmit. Një debat që kohët e fundit ka pasur mendime të ndryshme. “Pamë ndërtesën e Piramidës, e cila për gjithë vizitorët që vijnë në Tiranë është një nga pikat kryesore në vend. Ne sugjerojmë që të përfundohet pjesa e jashtme e Piramidës dhe të kthehet në një zonë ku mund të rrëshqitet nga lart poshtë dhe po ashtu të shtohet pjesa e parkut, që hapësira publike dhe monumenti kombëtar të bëhen një. Ndërsa pjesa e brendshme të bëhet një hapësirë e plotë e hapur ku të ketë performanca të ndryshme, interpretim, leksione, por mund të jetë edhe thjesht një hapësirë e madhe si simbol i Shqipërisë së gjeneratës tjetër”, thekso prezantuesi i këtij studimi, danezi Bjarke Ingels, ide të cilat janë tërësisht krejt të kundërta me ato të hedhura nga kryeministri në ikje Sali Berisha dhe qeveria e tij për shkatërrimin e Piramidës dhe ndërtimin aty nga e para të kompleksit të ri parlamentar.

Një tjetër ide e hedhur nga ekspertët, ishte edhe ndryshimi në vilën qeveritare 31, një pjesë e së cilës është dhënë me qira, ndërsa pjesa tjetër shërben si objekt për pritjen e personaliteve të larta. Sipas Bjarke Ingels dhe grupit të punës, vila 31 është një tjetër objekt, që jo domosdoshmërisht nga kuptimi arkitekturor, por ai historik, që e kthen në simbol. “Gjatë kohës së diktaturës komuniste, pikërisht, këtu diktatori bënte ligjin, kështu që ne menduam që si një eksperiment, edhe politik, mund të kthehej në një ndërtesë ku inovatorët legjislatorë mund të bënin aty seminare, apo studime. Filozofët e ardhshëm mund të vinin të bënin një studim tremujor, të jetonin brenda vilës me idenë e të dhënurit të propozimeve specifike për ligje të caktuara. Ata duhet të ndihmohen nga ligjbërësit, por të japin ide për të ndryshuar ligjet në Shqipëri e për t’i përmirësuar ato”, theksoi Ingels. Vila 31 është me arkitekturë të viteve ‘30, ndërsa pjesa tjetër është e ndërtimit socialist me cepa, strukturë të rëndë dhe beton të veshur me pllaka guri të bardha. Kjo godinë qeveritare përdoret për pritje të delegacioneve të huaja si edhe për shtrime të darkave e drekave zyrtare. Janë rreth dhjetë punonjës që kujdesen për të që nga përgjegjësi i vilës tek kuzhinieri, kryekamerieri etj. Mobiljet janë të gjitha ato të ish kombinatit Misto Mame, ndërsa janë ruajtur studioja, dhoma e gjumit dhe biblioteka e Enver Hoxhës. Familja Hoxha ka banuar aty në vitet ‘80, pasi u shpërngul nga vila e vjetër.

Të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, u shpreh se nevojitet një qasje e re në planifikimin territorit për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. “Sot ky është fillimi i ri sepse ngrihet mbi një qasje të re. Ne kemi shumë të nevojshme sot që të mos bëjmë gabimet e së shkuarës, duke u munduar të përpëlitemi mes strategjive që nuk kanë gjetur asnjëherë dhe nuk janë orientuar nga një fokus i drejtë, por të ndërtojmë një qasje e cila do të jetë historike dhe do t’i përkasë gjeneratës së re të Shqipërisë dhe do të përkojë gjithashtu dhe me fundin e tranzicionit shqiptar”, tha Peleshi. Nisur edhe nga eksperienca si drejtues vendor, Peleshi u shpreh se duhet të ndërtohet një poli- tikë e re në raport me territorin. ”Na duhet të rishikojmë të gjithë raportet tona me sfidat që u përmendën këtu, pra me ndërtimet pa leje, me zonat informale, por paralelisht edhe me planet e zhvillimit të Shqipërisë, duke filluar nga bregdeti, i cili sot është në një emergjence e duke vazhduar pastaj me gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë. Në qoftë se deri më sot ne kemi prodhuar strategji pa fund në sektorë të ndryshëm, për shkak të “një sëmundje të vjetër” ia kemi filluar nga fillimi me strategjitë tona të zhvillimit dhe në fund fare nuk mund të themi që Shqipëria ka ndjekur një strategji të caktuar të implementuar dhe të monitoruar me korrektesë”, theksoi zëvendëskryeministri Peleshi.

Eglantina Gjermeni

“Që në momentin që është dizenjuar kjo lloj përqasje duke sjellë ekspertizën e huaj edhe para se të fillojmë zyrtarisht punën, është menduar të jetë një përqasje e cila do të ndiqet në vazhdimësi edhe nga qeveria Rama edhe nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Konkretisht, duke marrë modelet më të mira të rajonit apo të vendeve më të zhvilluara dhe bazuar në ekspertizën dhe kapacitetet lokale. Them që ky është fillimi i punës, nuk përfundojmë këtu. Gjithçka, çdo ide që u nda këtu, çdo përvojë e grupit që u dha, them që është platforma të cilën ne do të ndjekim gjatë gjithë procesit të punës në qeverinë e re, në ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Do të jenë të përfshirë të gjithë aktorët, që ndryshimin duam ta sjellim të gjithë bashkë që të jetë vërtet i qëndrueshëm dhe nga i cili të përfitojë gjenerata e re.

Artan Shkreli: Do anulojmë planin rregullues të Bashës

Një ndër impenjimet e para serioze të qeverisë së re, pritet të jetë anulimi i planit te ri rregullues të Tiranës i cili u miratua nga pasardhësit e Edi Ramës në krye të bashkisë së kryeqytetit. Por, me zgjedhjen e tij kryeministër, situata do kthehet në gjendje fillestare. Një prej përfaqësuesve më në zë të projektuesve dhe ambientalistëve të Tiranës, Artan Shkreli, deklaroi dje se do të anulohen të gjitha planet rregulluese te miratuara nga kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha. Zoti Shkreli paralajmëroi se nuk do të lejohet të ndërtohet në ato zona ku cenohen parqet, objektet kulturore dhe historike në kryeqytet dhe veçon disa prej tyre. Në një deklaratë për TV Agon Shkreli tha: “Basha do të ndalohet të shkatërrojë hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit pasi nuk merr në konsideratë asnjë para ekzistencë historike, monumentale dhe shoqërore të qytetit të Tiranës. Shembulli i shkatërrimit të parqeve të Namazgjasë, hapësirës së gjelbër tek SHQUP-i, shembulli i përgatitjes së kullave shumëkatëshe tek shtatë Xhuxhat, janë paradhoma për në aulën e madhe të shkatërrimeve që administrata Basha ka përgatitur për Tiranën”. Një prej arkitektëve më të njohur në vend, i atashuar zyrtarisht pranë qeverisë së re me bindje dhe impenjim thotë se plani rregullues ekzistues nuk merr në konsideratë asnjë vlere historike, dhe kulturore, por reflekton egërsi dhe babëzi mbi territorin. Qeveria e re sapo ka shpallur anulimin e tij, dhe dhjetëra zona që janë shpallur për ndërtim, pritet të mbeten siç janë.

Berisha: Ndërtimet pa leje duhen prishur

Në një reagim të tij në Facebook në orëte voona dje, kryeministri në ilje Sali Berisha ëhstë shprehur pro prishjes së ndërtimeve pa leje. Në përgjigje të një komenti të një qytetari, kreu i qeverisë ka deklaruar se edhe e djathta ka prishur ndërtimet pa leje. “Ndërtimet pa leje duhet të prishen që njerëzia të mësohen të respektojnë ligjin...Si në të gjithë botën....të ruhet prona private dhe sidomos ajo publike... Kush mbron ndërtimet pa leje, është njeri primitiv dhe kërkon që njerëzit t’i drejtohen konfliktit dhe vetëgjygjësisë”, shkruan një prej qytetarëve. Në reagim të këtij komenti , kryeministri Berisha shkruan: “z. Kruja! Çdo ndërtim pa leje duhet prishur dhe vetëm duhet prishur, bazuar në këtë parim në vitet 2006- 2007, janë prishur nga Inspektoriati Ndërtimor i Policisë.

Moratorium për ndalimin e ndërtimeve në bregdet

Situata alarmante e ndërtimeve në bregdet sipas urbanistëve dhe grupit të arkitektëve të ardhur nga Europa kërkojnë moratorium për ndalimin e çdo lloj ndërtimi. Grupi i ekspertëve i përbërë nga Rossana Atena (Itali), Sasa Randic (Kroacia) dhe Peter Lynn Wilson (Gjermani) kërkojnë që qeveria e ardhshme të shikojë mënyrën për të ndaluar ndërtimet afër zonave bregdetare dhe hartimin e një strategjie për ndërhyrje në këto zona. “Flasim për zona të posaçme bregdetare të zhvillimit të integruar dhe një organ të posaçëm që të lidhet drejtpërdrejt me zyrën e Kryeministrit. Diskutuam disa detyra mes të cilave është inventari i asaj që është bërë. Faza e mbledhjes së informacionit do kërkonte gjashtë muaj kohë. Gjatë kësaj kohe duhet të ketë një moratorium dhe të mos lejohet asnjë lloj ndërtimi në vijën bregdetare. Kjo është absolutisht e domosdoshme për të siguruar një planifikim të arsyeshëm të bregdetit dhe duhet të ketë një kuadër ligjor për zhvillimin e bregdetit se cilat zona do të trajtohen”, theksoi Peter Lynn Wilson nga Gjermania.

Sipas tij, duhet të ketë një listë me veprime të ndryshme për qasjen në bregdet dhe të merret modeli i vendeve të tjera mesdhetare. Duke sjellë shembullin e Kroacisë apo të vendeve të tjera të pellgut mesdhetar ekspertët u shprehën se duhet të ketë ndryshim në autoritetin, siç janë kryetarët e bashkive që japin leje për të ndërtuar aty ku nuk duhet. “Duhet të ketë një listë detyrash, pjesë e të cilës të jetë një Moratorium afatgjatë që të mos lejojë zhvillimin industrial në bregdet. Këtu përfshihet industria që lidhet me lumenjtë që çojnë ujë në bregdet. Një nga veprimet e para duhet të jetë ai i pastrimit. Nëse Shqipëria i tregon botës se ka bregdet të pastër mund të maksimalizojë asetet e saj. Pastaj shtrohet çështja se kush i kontrollon plazhet? Politikat që plazhet jenë të hapura për gjithkënd duhet të jetë një parim që duhet të diskutohet nga ky autoritet”, theksoi Peter Lynn Wilson. Sipas grupit të ekspertëve të përbërë nga urbanistë, arkitektë e financierë, një nga fazat duhet të përfshijë edhe prishjen e ndërtimeve të jashtëligjshme. “Duhet ndoshta të ketë një fazë të shkatërrimit të ndërtesave të jashtëligjshme në bregdet, por kjo është një çështje shumë e rëndësishme, por është një çështje që do t’i japë një sinjal të qartë popullit dhe Shqipërisë për ta rimarrë zonën bregdetare. Kjo është çështje që ka pasoja të mëdha për imazhin e Shqipërisë në shkallën ndërkombëtare”, theksojnë ekspertët.

Zhvillimi i Tiranës dhe Durrësit Ekspertët shprehen se Tirana dhe Durrësi duhet të kenë një projekt të përbashkët zhvillimi. Xaveer De Geyter (Belgjikë), Pier Paolo Tamburelli (Itali), Francine Houben (Holandë), Johan Anrys (Belgjikë) dhe Andreas Ruby (Gjermani) janë shprehur se të dy këto qytete duhet të kenë plane të integruara, ku të përqendrohet pjesa më e madhe ekonomike e vendit. “Ajo çka ne besojmë është se për këtë rajon duhet bërë një zgjedhje për ta përqendruar të gjithë zhvillimin kombëtar të niveleve të ndryshme brenda këtij rajoni. Kapaciteti i gjithë këtyre kilometrave katrorë këtu është shumë i madh, është një masë shumë kritike dhe duhet të shumëfishohet. Nuk duhet të kemi frikë nga këto ide pasi nëse mendon sot se Tirana dhe zonat përreth duken si mbytëse ne mendojmë se rritja e kësaj mase kritike do të bëjë të mundur investimet në infrastrukturë dhe një jetë cilësore. Pjesa tjetër e vendit po ashtu do të përfitojë. Sot ekonomia globale shtyhet nga një numër ndoshta i kufizuar i atyre që quhen metro-rajone që prodhojnë 90% të produktit global. Duhet të sigurohemi që Shqipëria duke zhvilluar këtë rajon të bëhet pjesë e revolucionit metropolitan që do të jetë porta hyrëse drejt zhvillimit”, theksoi Andreas Ruby.

shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi