Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burg për gjakmarrje  Empty Burg për gjakmarrje

Mon 3 Jan 2011 - 16:09
Gjykata e Shkodrës i dha sot 15 vjeçarit Isa Shpuza nga Shkodra masën e arrestit burg pa afat. (UPDATE)


Ai u kap nga policia si autor i vrasjes së shtetasit Albert Dhampiraj, natën e Vitit të Ri.

Autori ngjarjes ka marrë hak për vrasjen e babait të tij nga ana e vëllait viktimës.

Prej 5 vjetësh dy familjet ishin në një konflikt të ashpër për shkak të mosmarrëveshjeve që erdhën pas prishjes së një lidhje martesore pa pëlqimin e familjes Shpuza.

Vrasja ndodhi vetëm dy orë para ndërrimit të viteve. 30 vjeçari Albert Dhampiraj është ekzekutuar në një pritë për motive gjakmarrjeje pranë banesës së tij.

Ngjarja ndodhi në orën 22 të datës 31 dhjetor, në fshatin Shtoj, 6 kilometra larg qytetit të Shkodrës.

Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt në momentin që po futej në banesë për të festuar dhe ndërrimin e viteve.

Autori i ngjarjes u kap shumë shpejt nga policia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi