Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ermonela Jaho fiton çmim prestigjoz Empty Ermonela Jaho fiton çmim prestigjoz

Sun 1 Sep 2013 - 11:18
Ermonela Jaho fiton çmim prestigjoz P00tcnx8Opera e Pucinit “Il Trittico” ku sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho e regjistruar drejtpërdrejtë në Operan Mbretërore 300-vjeçare të Londrës, e hedhur në DVD, ka marrë çmimin prestigjoz “Gramaphone” për vitin 2013.

Në këtë operë sopranoja shqiptare luan rolin e murgeshës Anxhelika. Revista 90-vjeçare angleze e ka vlerësuar DVD-në si “Një nga pikat më të larta të referencës për operën e regjistruar direkt” dhe cilësuar interpretimin e Ermonela Jahos si “një vulnerabilitet thellësisht prekës”.

Pa hezitim, shprehet revista britanike “Gramaphon”, do ta bënim këtë DVD rekomandimin tonë më të lartë”. E kontaktuar nga Top Channel, pas këtij çmimi Ermonela Jaho u shpreh se “është një kënaqësi tepër e veçantë të arrish të shprehësh artin tënd në një produksion kaq cilësor dhe të vlerësohesh për punën tënde dhe atë të kolegëve të tu nga një autoritet i vërtetë i muzikës klasike botërore”.

Opera është shfaqur në stacionet e radios dhe televizionit britanik BBC disa herë dhe ka disa muaj që është e vlefshme për shitje në “Amazon” në formatin DVD dhe BlueRay.

Ermonela Jaho interpretoi “La Rondine” përpara dy muajsh në Operan Mbretërore të Londrës me të cilën ka kontratë deri në fund të dekadës, ndërkohë që pas Londrës ishte në Munih dhe Barcelonë dhe se shpejti këndon në Paris, për t’u rikthyer sërish në Londër në janar të vitit të ardhshëm.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi