Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

VLERA E NJERIUT NË ISLAM Empty VLERA E NJERIUT NË ISLAM

Sun 6 Oct 2013 - 21:23
Message reputation : 0% (1 vote)
All-llahu xh. sh., që është Krijuesi i gjithçkaje, njeriut i ka dhuruar si bakshish e mirësi shumë do veçori e aftësi që s ’ ia ka dhënë asnjë krijese tjetër. Po kështu, edhe shumë krijesa të tjera i janë lënë në shërbim njeriut që ai t ’ i shfrytëzojë ato. Zoti ynë, prej njeriut të cilit i ka dhënë kaq shumë të mira e mundësi, kërkon iman (besim), ibadet (adhurim) dhe shukër (falënderim). Nderi i njeriut matet me njohjen dhe besimin e Zotit, kurse vlera e tij matet me adhurimin dhe respektimin e Zotit si dhe me posedimin e një morali të mirë e të lartë. Sepse njerëzit më të vlefshëm e më të lartë Kur ’ ani i përshkruan kështu:

"O njerëz! Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë në kombe e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Padyshim se më i nderuari prej jush tek All-llahu është ai që i frikësohet dhe i përkushtohet më së tepërmi All-llahut (në besimin e pastër islam). Vërtet që All-llahu është i Gjithëdijshëm, i Gjithënjohur", (el-Huxhurat:13).

Pra, njerëzit janë të barabartë nga aspekti se janë të krijuar prej një babe dhe një nëne, Ademit dhe Havës a.s. Prandaj është e pavend të mburren me prejardhjen e tyre. Sepse përparësia e vërtetë është takvaja, pra sa ne i frikohemi dhe i druhemi Krijuesit tonë i Cili na sheh çdo punë dhe sjellje tonën. Sipas kësaj, feja Islame nuk e shikon ngjyrën, gjuhën, racën, kombin, fisin, pasurinë, vendin apo pozitën që ka njeriu, porse i shikon sjelljet dhe punët e njeriut dhe sipas kësaj edhe i vlerëson ata. Zoti në Kur ’ an thotë:

"Thuaju (o Muhammed): ‘Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja (duaja) juaj (drejtuar Atij)", (el-Furkan:77).

Muhammedi a.s. në një hadith të tij thotë: "All-llahu nuk shikon fytyrat tuaja dhe pasurinë tuaj, por punët dhe zemrën tuaj".

Feja Islame i ka ndaluar të gjitha punët dhe sjelljet nënçmuese, si: poshtërimin e njeriut, përqeshjen, ngjitjen e llagapeve, bartjen e fjalëve të kota prej njërit te tjetri, rrenën, mashtrimin dhe gjithçka tjetër që nuk është e drejtë dhe e ndershme. All-llahu xh. sh. thotë:

"O ju që keni besuar! Mos të tallet një grup me një grup tjetër! Mbase mund që i dyti (i talluri) të jetë më i mirë se i pari (tallësi). As disa gra të mos tallen me gra të tjera, sepse mund që të dytat (të tallurat) të jenë më të mira se të parat (tallëset). As mos përgojoni (mos merrni nëpër gojë), as mos fyeni (rëndoni me fjalë të rënda) njëri-tjetrin duke ngjitur nofka (llagape)! Sa keq është të fyesh vëllanë pasi të ketë besuar (p.sh., ta thërrasësh vëllanë tënd musliman: ‘O gjynahqar!’ , ‘O i poshtër!’ etj.). Dhe kushdo që nuk pendohet (nuk bën teubeh) është vërtet keqbërës (i vetvetes) " , (el-Huxhurat:11).

All-llahu na ruajttë prej të gjitha gjynaheve e të ligave dhe e lëshoftë mëshirën e dashurinë e Tij mbi ne!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

VLERA E NJERIUT NË ISLAM Empty Re: VLERA E NJERIUT NË ISLAM

Thu 2 Mar 2017 - 11:40
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi