Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Festivali i Teatrit në Elbasan  Empty Festivali i Teatrit në Elbasan

Mon 14 Oct 2013 - 12:38
Mbrëmjen e së dielës ka ngritur siparin edicioni i 15 i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Arkitektura e Ndjenjës”, një event i kthyer tashmë në traditë në teatrin “Skampa” të Elbasanit.
Festivali i Teatrit në Elbasan  2cnii6b
Ceremonia e hapjes u mbajt nga Drejtori i Festivalit, Adonis Filipi, i cili ngjiti në skenë presidentin e festivalit, kreun e Bashkisë Qazim Sejdini, aktoren e madhe shqiptare Tinka Kurti, regjisorin me origjinë shqiptare i cili vjen me trupën e tij nga Italia, Marsel Leska, si edhe Drejtorin e teatrit, Bashkim Paheshti.

“Kam besim që edhe vitin e ardhshëm do ta kemi këtë festival për t’i dhënë qytetit më shumë gjallëri dhe kulturë”, u shpreh kryebashkiaku i Elbasanit.

Kanë përshëndetur hapjen e këtij eventi artistik edhe aktorët që për vite me radhë e kanë ndjekur atë.

“Falenderoj kryetarin e Bashkisë së Elbasanit dhe Adonis Filipin të cilët mundohen të mbajnë gjallë këtë festival”, theksoi Margarita Xhepa.

Pas përshëndetjeve dhe urimeve të rastit, siparin e Festivalit e ka hapur trupa e Teatrit “Slavja” e Beogradit me veprën “Ariu” të A.P Chekhov dhe regji të Zijah Sokoloviç.

Në edicionin e 15 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove do të marrin pjesë dhjetë trupa teatrore, tetë prej të cilave vijnë nga Europa Perëndimore.

Ndërkohë, gjatë rrugëtimit të këtij festivali janë shfaqur në Teatrin Skampa të Elbasanit 160 premiera që nga viti 1999, kur edhe ka nisur, duke ngjitur në këtë skenë rreth 2 mijë artistë.

Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi