Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Partizani fiton derbin  Empty Partizani fiton derbin

Mon 14 Oct 2013 - 12:42

Gabimi i portierit Caka dhe disa vendime të diskutueshme të gjytarit Lorenc Jemini i dhanë fitoren 1-0 Partizanit në derbin kryeqytetas me Tiranën.

“Gjithmonë i kam thënë futbollistëve të mi që derbi luhet vetëm për t’u fituar”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i Partizanit, Hasan Lika.

Të kushtëzuar ndoshta jo vetëm nga presioni i derbit, por edhe nga fusha jo e mirë për shkak se 24 orë më parë kishte luajtur kombëtarja shqiptare, në pjesën e parë futbollistët e dy skuadrave kryeqytetase tentuan të luanin topin më shumë në mesfushë dhe të shfrytëzonin gabimin e kundërshtarit. Të vetmet raste ishin ato të Hyshmerit për Partizanin dhe Kurtit për Tiranën, por gjuajtjet e tyre nuk përfunduan në rrjetë.

Në minutën e 35 bardheblutë pretenduan një 11-metërsh për pengim të Semedos në zonën e Partizanit, por Jemini nuk ishte në një mendim me ta.
45 minutëshi i dytë nis me një tjetër rast të dikutueshëm. Lojtarët dhe pankina e Tiranës pretenduan një tjetër 11-metërsh, por Jemini sërish vazhdoi lojën.

Në minutën e 57, portieri 18-vjeçar i Tiranës bëri gabimin fatal në këtë derbi duke i dhënë mundësinë Demirit të kalojë të kuqtë në avantazh.

“Unë e them gjithmonë pas çdo humbjeje: përgjegjësia është e imja. Unë jam ai që kam zgjedhur Cakën në portë”, theksoi tekniku i Tiranës, Nevil Dede.

Pas këtij goli Tirana bëhet më kërkuese, por sërish mbetet e paqartë në aksionet e saj, ndërkohë që Partizani u tërhoq dhe tentoi të shënonte me kundërsulm. Minuta e 77-të Tirana pati një tjetër pretendim për 11-metërsh, por Jemini mesa duket kishte vendosur të mos i jepte bardhebluve asgjë.

Tirana humbi derbin numër 137 dhe vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit me vetëm 7 pikë, ndërsa Partizani e sheh veten 1 pikë larg Skënderbeut dhe Teutës që kryesojnë me 15 pikë.

Pragndeshja ishte shumë e tensionuar mes tifozëve të të dy ekipeve që nisën menjëherë incidentet mes tyre, por ndërhyrja e forcave të shumta të policisë i ndali. Tre persona u shoqëruan që në fillim e më pas gjithçka shkoi pa incidente falë edhe masave që uniformat blu ndërmorën për të shuar çdo moment tensioni apo përplasjeje. Falë prezencës dhe ndërhyrjes gjithçka u mbajt nën kontroll deri në fund.


Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi