Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Jerenim
Jerenim
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 201
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : As vet nuk e di!!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/12/2012
http://studentet.info

Rama i quan kritikët idiotë Empty Rama i quan kritikët idiotë

Fri 25 Oct 2013 - 16:05
Rama i quan kritikët idiotë Edi-kta
Tiranë- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka komentuar zërat kritikë lidhur me vizitën e fundit të tij bashkë me kryeministrin turk Erdogan në Kosovë.

Në një intervistë në “Tonight” në Ora News, Rama i pyetur lidhur me kritikat se gjoja fotografimi me Erdogan është diçka e rrezikshme, ka theksuar:

“Këta janë idiotë. Turqia është një anëtar i NATO-s. Kryeministri turk është një mbështetës i shqiptarëve, ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën ata që këta vazhdojnë të flasin nuk do ta bëjnë edhe po të kishin 7 jetë. Është Kryeministri që lobon sot e gjithë ditën për njohje të reja për Kosovën. Në lidhje me fotografinë jam i lumtur që kam qenë i ftuar në shtëpinë e një miku të rinisë së këtij kryeministri. Ne e kemi shpallur në programin tonë me kohë Turqinë si partnere strategjike”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, kryeministri Erdogan eshte partner dhe aleat i SHBA dhe vendeve me te fuqishme te BE, ne funksion te asaj qe Turqia sot përfaqëson, citon ina.

“ Kjo është një miqësi që ne shqiptarët jemi të interesuar ta ushqejmë se jo vetëm nuk kemi parë keq, por kemi parë mirë”, ka theksuar kryeministri shqiptar.

http://www.lajmeshqip.com/kombetare/rama-i-quan-kritiket-idiote
Jerenim
Jerenim
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 201
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : As vet nuk e di!!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/12/2012
http://studentet.info

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Fri 25 Oct 2013 - 16:05
A eshte ne mend ky far edi rama ?
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Fri 25 Oct 2013 - 23:54
Message reputation : 100% (1 vote)
He se secili per interesa te veta po shikon, 500 vite nen perandorimin e Turqise edhe keta sot vetquhen "vellezer"...

Turp i shqiptareve edhe kjo se per interesa te veta e shiten edhe kombin...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 5:08
Ka ne Bo shtet Ed rama
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 11:19
BeSaa shkruajti:He se secili per interesa te veta po shikon, 500 vite nen perandorimin e Turqise edhe keta sot vetquhen "vellezer"...

Turp i shqiptareve edhe kjo se per interesa te veta e shiten edhe kombin...
besa do te ishte mir qe ma shum te mednoni dhe te folni sepaku ju per ket ceshtje.. na edim se kush jan ato qe edi rama i ka konsideruar idijot..dhe ato qe nuk mund ta kuptojn miqesin mes Shqiptarve dhe turkve..
do te ishte mire ta lexoni ket artikull

http://www.engjujtshqiptare.com/t39760-pse-po-manipulohet-me-fjalen-e-kryeministrit-turk-ne-prizren
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 11:41
Tironci shkruajti:Ka ne Bo shtet Ed rama
O Tironc, lum si besimi yt!

Une u zhgenjeva nga ky Edi Rama, se paku kur paguante ne kufi me 300 euro cdo shqiptar qe kalonte dhe ta votonte, e se shumti me gafen qe ka bere ketu me siper...

Sali Berisha i jepte detin Greqise, Edi Rama i jep Kosoven Turqise...

Po do ja q* rropt Edi Rames dhe ndonje bastardi tjeter qe i ngjan ketyre te dyve...

Bera mire qe nuk votova, Shqiperise nuk i duhen "vota" por UDHEHEQESA.

Sat 26 Oct 2013 - 11:53
BeSaa shkruajti:He se secili per interesa te veta po shikon, 500 vite nen perandorimin e Turqise edhe keta sot vetquhen "vellezer"...

Turp i shqiptareve edhe kjo se per interesa te veta e shiten edhe kombin...
Me fal moter qe ne jeten time i ndodhin te tilla fatkeqesi Atdheut tone, te jap fjalen se ne vdekjen time Shqiperia do jete e lumtur.

Sa te jetoj le te shikoje bota se si keqtrajtimin e quajne miqesi, se do vije ajo dite qe do te na pyesin cfare eshte miqesia...

Te betohet Luan Valikardi.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 19:44
Princo shkruajti:
BeSaa shkruajti:He se secili per interesa te veta po shikon, 500 vite nen perandorimin e Turqise edhe keta sot vetquhen "vellezer"...

Turp i shqiptareve edhe kjo se per interesa te veta e shiten edhe kombin...
besa  do te ishte mir qe ma shum te mednoni  dhe te folni sepaku ju per ket ceshtje.. na edim se kush jan  ato qe edi rama i ka konsideruar idijot..dhe ato qe nuk mund ta  kuptojn miqesin mes  Shqiptarve dhe turkve..
do te ishte mire ta lexoni ket artikull

http://www.engjujtshqiptare.com/t39760-pse-po-manipulohet-me-fjalen-e-kryeministrit-turk-ne-prizren
Princo nuk kam nevoj te lexoj artikull perderisa isha prezente vete e tubimit qe mbajti dhe perderisa ai shprehet se "une, guaja ime dhe femijet e mi ndihemi si ne shtepine tone" , "Kosova eshte Truqi " cfare te lexoj une me teper , amon nuk ma nevoj per kesi lloj korigjimesh... Sepse eshte mese evidente se e shesin dhe kombin dhe hedhin posht gjithe ate cfare bene te paret tone, vetem per interesa te veta...
Nuk e lexoa artikullin por vetem nga titulli u shpreha dhe nuk duhet quhet asnje "Idiot" sepse kjo eshte mese e qarte ne syte e popullit te reagjone ne ate menyre...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 20:14
Luan_Valikardi shkruajti:
Tironci shkruajti:Ka ne Bo shtet Ed rama
O Tironc, lum si besimi yt!

Une u zhgenjeva nga ky Edi Rama, se paku kur paguante ne kufi me 300 euro cdo shqiptar qe kalonte dhe ta votonte, e se shumti me gafen qe ka bere ketu me siper...

Sali Berisha i jepte detin Greqise, Edi Rama i jep Kosoven Turqise...

Po do ja q* rropt Edi Rames dhe ndonje bastardi tjeter qe i ngjan ketyre te dyve...

Bera mire qe nuk votova, Shqiperise nuk i duhen "vota" por UDHEHEQESA.

Luan_Valikardi
ndryshojne si nata me diten
Mbaj mend Ed Rama ka me Bo shtet
Sa per berishen te siguroj se burgu e pret
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 21:03
Agolli: Erdogani vëlla, vetëm një epitet për mikpritje i Ramës

Tiranë- Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, vlerëson qëndrimet e Kryeministrit Rama ndaj homologut turk Erdogan dhe ndaj Turqisë. Qëndrimet e një pjese të opinionit, që i cilëson deklaratat e Kryeministrit turk si të rrezikshme e që revokojnë Perandorinë Otomane, Dritëroi i cilëson si prej diletanti. “Këto diskutime që thonë se duke i thënë Erdoganit ‘vëlla’ dhe ‘mik’ do të bëhemi Turqi, unë mendoj se janë prej diletanti. Këto janë injoranca më e madhe që unë kam parë, duke e trajtuar në këtë mënyrë”, shprehet për gazetën “Panorama” shkrimtari i njohur.

Ai i cilëson vlerësimet e Kryeministrit Rama ndaj homologut turk si shprehje të të zotit të shtëpisë ndaj mikut. “Këto janë shprehje e dashurisë ndaj një tjetri, kur i thua ‘unë jam vëllai yt’, është një shprehje miqësore. Është anormale të mendosh se Kosova dhe Shqipëria do bëhen Turqi. Këta që analizojnë të kundërtën, nuk kuptojnë se ç’do të thotë emocion, epitet që shoqëron një situatë mikpritjeje. Kjo është si ato vizitat që bëjmë te një mik dhe në fund themi që u bëmë si vëllezër”, tha Agolli.

Për Dritëroin këto deklarata nuk duan të thonë se në Ballkan po rikthehet periudha e osmanlinjve. “Vetëm një i luajtur mendsh mund të mendojë se Kosova mund të bëhet Turqi, apo Shqipëria të bëhet Turqi përmes një pushtimi të ri otoman. Ka qenë vetë Ataturku që i ka rrëzuar osmanlinjtë. Ajo periudhë është mbyllur njëherë e mirë dhe historia nuk mund të ecë mbrapa”, tha Agolli. Por, për shkrimtarin e njohur, deklarata të tilla mund të krijojnë dhe përçarje fetare. “Këto diskutime, për shkak të disa besimeve fetare në Shqipëri, mund të krijojnë një përçarje mes feve duke shkelmuar tolerancën fetare që e kemi ndërtuar prej shumë kohësh. Ky është një diskutim që s’duhet hapur fare”, tha Agolli.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Kryeministri turk i cilësoi trevat shqiptare si Turqi. “Jemi njerëz me një kulturë dhe me një histori të përbashkët. Mos e harroni këtë, Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”, tha Erdogan në Prizren. Ndërsa Kryeministri Rama vlerësoi kontributin e Turqisë për çështjet shqiptare. “Kryeministri Erdogan është miku dhe vëllai ynë i pandarë, në festa, por edhe në vështirësi”, tha Rama.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 22:12
Tironci shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:
Tironci shkruajti:Ka ne Bo shtet Ed rama
O Tironc, lum si besimi yt!

Une u zhgenjeva nga ky Edi Rama, se paku kur paguante ne kufi me 300 euro cdo shqiptar qe kalonte dhe ta votonte, e se shumti me gafen qe ka bere ketu me siper...

Sali Berisha i jepte detin Greqise, Edi Rama i jep Kosoven Turqise...

Po do ja q* rropt Edi Rames dhe ndonje bastardi tjeter qe i ngjan ketyre te dyve...

Bera mire qe nuk votova, Shqiperise nuk i duhen "vota" por UDHEHEQESA.

Luan_Valikardi
ndryshojne si nata me diten
Mbaj mend Ed Rama ka me Bo shtet
Sa per berishen te siguroj se burgu e pret
Mos do te thuash "ka me bo shtet Tironen"?
Se per Shqiperine sa nuk korrigjoi Erdoganin t'i thoshte se jo vetem Kosova po edhe e gjithe Shqiperia eshte Turqi!

Mos pini droge se ju demton...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 22:17
Per cudi gjith njerzit e mencur dhe intelektual kan mendim te mire per miqesin mes turkis dhe Shqiptarve..

Po fundi nuk behet kijameti se disa persona qe nuk din gjuh tjeter vec sharjeve ofendimeve dhe gjith me fjalor te pist se nuk din tjeter nuk e deshirojn kete miqesi as qe na duhen .. edhe pse deshirojn serbin dhe grekun ma se shumti.. lete mbeten me ato.. qe ka than edhe EDI rama......
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 22:19
Luan_Valikardi shkruajti:
Tironci shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:
Tironci shkruajti:Ka ne Bo shtet Ed rama
O Tironc, lum si besimi yt!

Une u zhgenjeva nga ky Edi Rama, se paku kur paguante ne kufi me 300 euro cdo shqiptar qe kalonte dhe ta votonte, e se shumti me gafen qe ka bere ketu me siper...

Sali Berisha i jepte detin Greqise, Edi Rama i jep Kosoven Turqise...

Po do ja q* rropt Edi Rames dhe ndonje bastardi tjeter qe i ngjan ketyre te dyve...

Bera mire qe nuk votova, Shqiperise nuk i duhen "vota" por UDHEHEQESA.

Luan_Valikardi
ndryshojne si nata me diten
Mbaj mend Ed Rama ka me Bo shtet
Sa per berishen te siguroj se burgu e pret
Mos do te thuash "ka me bo shtet Tironen"?
Se per Shqiperine sa nuk korrigjoi Erdoganin t'i thoshte se jo vetem Kosova po edhe e gjithe Shqiperia eshte Turqi!

Mos pini droge se ju demton...
Koha do e tregoje Rama i quan kritikët idiotë 723485774 Rama i quan kritikët idiotë 723485774 Rama i quan kritikët idiotë 723485774 Luan
por mendoj se pak me i mire se bastardi vicidolit do jete
shteti ka fillu te ndihet
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 22:26
O Princo nuk me vret ajo se cfare mardhenje shteterore kane keta mes vete, e di se akoma jam me ato nervat qe kur erdhi...

Pse, mund te thote ndokush ?

Gjithe qyteti ate dite eshte bllokuar, pastaj i gjithe qyteti ishte i rrethuar me polici dhe kontrollonin cdo gje, shkollat e nderpren mesimin,lokalet u mbyllen per rreth ,secili mesimdhenes duhej te merrte nxenesit dhe te dilte aty per te pritur kryeministrin turk ishte urdher qe kishte ardhur nga larte...

Pse te futen femijet ne keto ceshtje ?
Pse duhej patjeter ne te ishim pjese e atij tubimi ?
Ca fituam ne ketu ? (Humbje oresh)... Asgje fitimprurese nuk ishte per ne ai tubim, e kam fjalen si popull, e per keta te lartit ishte madheshti...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 23:30
Kritika që po i bëhet Turqisë dhe Erdoganit si udhëheqës karizmatik i një partie me një program jo aq karizmatik, është kritikë adoloshente, e papjekur, madje krejt infantile. Asgjë nuk është e sinqertë apo parimore në këtë kritikë. Dhe po e themi në njëjës, ‘kritikë’, sepse të gjitha kritikat e tilla pa asfar problemi mund të reduktohen në një kritikë të vetme -një formë me manifestime të ndryshme diskurzive publike- që nuk është kritikë por një lloj rrebelimi adoloshent ndaj një figure paternalistike. Përmes kësaj kritike mësojmë diçka të befasueshme për të pavetëdijshmen politike të saj, dmth, për formën e vërtetë që Turqia ka por që, shkathtësisht, apo jo edhe aq shkathtësisht, fshihet në diskurset publike të kësaj kritike. Nuk është që Erdogani sillet në mënyrë paternalistike ndaj shqiptarëve: e vërteta është që e pavetëdijshmja e kësaj pjese të elitës intelektuale kosovare dhe shqiptare është e strukturuar në atë mënyrë që sheh në Erdoganin, para se ai ta shohë dhe njoh vetën si të tillë, një figurë paternalistike, një baba. Kjo e pavetëdijshme reflektohet edhe në raportin e përgjithshëm që ne duket se kemi edhe me miqtë tjerë neoliberal tanë e të Erdoganit, porse me këta e pavetëdijshmja është nën ngrehinën e një imagjinareje tjetër, që e kanalizon atë tërësisht ndryshe në diskursin publik. Sido që të sillet Erdogani ndaj neve ai do të perceptohet si paternalist. Apo, më saktësisht, ai sillet si një figurë paternaliste sepse ai vetëm është në të pavetëdijshmen tonë i strukturuar si paternalist. Për një popull të lashtë, si ky i joni, kjo shprehje e papjekurisë që po dëshmohet në trajtimin e Turqisë është ethe-ndjellëse. Një elitë e një populli të lashtë e të madh që sillet e mbështillet si një fëmijë i harlisur nuk e meriton vëndin që ka zënë. Por, ndonëse ne jemi kritik të pandreqshëm të nacionalizmit dhe kësaj kakofonie turkofobike, jemi poashtu plotësisht të vetëdijshëm se këta që kritikojnë Turqinë nuk janë pasqyrë që reflekton madhështinë dhe zemergjërësinë e popullit ndaj këtij fqiu me të cilin kemi marëdhënie të komplikuara dhe një histori po aq të komplikuar të përbashkët. Përballë kësaj shashtisjeje të pakuptimtë qëndron edhe fascinimi po aq i pakuptimtë karshi nuancave fetar-iste në retoriken e Erdoganit. Shashtisja dhe fascinimi gati anestezik reflektojnë vetëm simptomat e të pavetëdijshmes së njëjtë, ato shpërfaqin të njëjtin simplizëm dhe shndërrohen në simfoni turkofobe-turkofile.

Nuk është vështirë të gjenden arsyet e vërteta të urrejtjes gati irracionale të Turqisë. Do t’i rendisim disa nga arsyet shkurtimisht, duke filluar nga ato që ne, në këtë analizë, i konsiderojmë më të rëndësishme deri tek ato më pak të rëndësishme. Arsyeja e parë është dëshira për t’iu dukur perëndimorëve si perëndimorë; ndonëse kjo sjellje e këtillë patetike nuk është aspak sjellje që perëndimorët do ta pranonin si të veten. Perëndimi, kultura perëndimore, është shumë më i pjekur se sjelljet fëminore të kësaj elite të përçudnume kosovare. Nëse i hedhim një sy edhe krejt sipërfaqësorë shtypit perëndimorë se çka skruajnë për shqiptarët, nuk është vështirë të kuptohet se ata kanë një mendim pak më ndryshe për ne nga ai qe ne kemi për veten. Ajo që do të duhej të ishte vërtetë brengosëse për ndërgjegjjen e tyre është një e dhënë krejt banale se kur perëndimorët shkruajnë për shqiptarë e kosovarë si elemente toksike ata asnjëherë nuk e fajësojnë turkun e as që e lavdërojnë atë kur lavdërojnë shqiptarët. Dëshira jonë për t’u bërë një subjekt i dëshirueshëm për Evropën i bën kritikat e këtij grupi ndaj Erdoganit dhe Turqisë pa përmbajtje dhe jo konsistente. E vetmja konsistencë që kanë është konsistenca e të qenurit kundër Turqisë sepse në imagjinaren e tyre këta mendojnë që kështu i përafrohen Evropës më afër, kështu, pra, mendon kjo grupë, i don Perëndimi që këta të sillen ndaj Turqisë. Një Evropë e tillë e fetishizuar shëndron edhe diskursin e tyre në një fetish. Aspirimi i tyre drejtë BE-së përkthehet kështu në terma reduktiviste: përpjekja për të dëshmuar meritat e të qenurit të denjë për Evropën e fetishizuar artikulohen kryesisht përmes asaj që “ne s’jemi”, e jo përmes asaj që ”ne jemi”, përmes dëshirës për t’u identifikuar in negatio në raport me objektin ”Turqi”, për të kënaqur Eros-in e imagjinuar Evropë. Kësisoji, duke shprehur shpesh në mënyrat më patetike përplasjen me objektin ”Turqi” dhe me thuajse çdo gjë ”turke” shprehet ajo çfarë ne ”nuk jemi” dhe ajo që ne duam të bëhemi, apo që ne mendojmë se të tjerët duan të na shohin të jemi.

Arsyeja e dytë e rrebelimit adoloshent është përsëri Evropa, Perëndimi, por kjo kritikë merr një qasje më tjetër, më sinistre, është më e sukseshme në mbulimin e arsyes së vërtetë, është më diplomatike në raport me modalitetin e kritikës së parë. Kjo kritikë është kundër Turqisë dhe Erdoganit sepse edhe Evropa është duke mbajtur një qëndrim përjashtues ndaj tyre. Ky qëndrim i Evropës mund dhe vazhdimisht diskutohet dhe problematizohet, por në esencë mbetët qëndrim dhe politikë evropiane e pavarur prej subjektit të pasivizuar të elitës kosovare. Evropa ka arsyet e veta, dhe shqiptarët nuk janë faktorë i rëndësishëm në këtë teatër: askush nuk i pyet se çka mendojnë ata për Turqinë dhe Erdoganin. Këta janë imitues të verbër të Perëndimit; të vetmen vlerë që nuk e kopjojnë, atë vlerë që e bën Perëndimin Perëndim, është arsyeja kritike. Këta imitojnë Perëndimin por këta nuk mund ta mendojnë Perëndimin apo të marrin ndonjë qendrim kritik ndaj tij. Ata që më së shumti imitojnë Evropën janë më së paku evropian. Për ne qëndrimi i Evropës është diskriminues ndaj Turqisë, sidomos kur ky qëndrim vihet në raport me pranimin e saj të Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Megjithatë, pa marrë parasysh arsyet tona që aspak nuk janë të rëndësishme në këtë kontekst, kjo grupë e shqiptarëve që kritikon Turqinë ofron një kritikë tërësisht të varur prej erërave që fryejnë nëpër Evropë. Edhe kjo, si kritika e parë, është pa substancë dhe nuk reflekton drejt një qëndrim të pavarur dhe të studjuar të politikës shqiptare.

Kritika e tretë, kritika nacionaliste, është thjeshtë një shprehje e ulët e urrejtjes që këta ushqejnë ndaj çdo gjëjë islamike. Këta janë kundër Turqisë sepse Turqia është myslimane. Fakti që edhe këta vetë janë mysliman e bën situatën e tyre krejt të padurueshme, tragjike. Në Erdoganin e Turqisë ata shohin veten e tyre, prandaj edhe urrejta e Turqisë është urretje e vetës, e asaj pjese të vetës që reflekton këtë komponent të trashëgimisë islame, e që na është sjellur përmes Perandorisë Osmane. Të ndrydhur nga një arkivë e historiografise pa arkiva, e të ngarkuar me diskurs orientalist që ngritet mbi tulla të një primordializmi absurd e mitik, urrejtja e tyre ndaj këtij aspekti të personalitetit të tyre në trashëgiminë kulturore të shqiptarëve eksternalizohet në turkun si objekt i urrejtjes. Tani që Turqia është duke u udhëhequr nga një parti me program politik ku islami luan një rol më të madh se sa ka luajtur në të kaluarën jo të largët të pushteteve që hyjnizonin Ataturkun dhe mbronin një sekularizëm jo-liberal me armë të ushtrisë, urrejtja e këtyre vetëm sa vie e intensifikohet. Suksesin ekonomik të Turqisë e lexojnë si rrezik potencial ndaj tyre. Kjo urrejtje e tyre nuk merr parasysh as faktet evidente se si me ardhjen e Erdoganit në pushtet Turqia ka marrë hapa të mëdhenj drejt zhvillimeve ekonomike. Ata po ashtu zhvillojnë një politike kulturore konservative, por kjo nuk është diçka që është sui generis për partinë e Erdoganit. Një numër i madh i partive konservative nëpër Evropë kanë politika të ngjajshme me këto të Erdoganit sidomos në planin familjar, por edhe atë ekonomik. Kritika nacionaliste, megjithatë, dallon një çikëz prej dy kritikave të mëparshme në atë që kjo së paku ka një përmbajtje që nuk është tërësisht e varur nga erërat që fryejnë në Perëndim. Por e pavetëdishmja e kësaj nuk dallon aspak prej të pavetëdijshmes të dy formave publike të kritikës ndaj Erdoganit dhe Turqisë.

Kur Erdogani, dhe qeverija e tij, kritikohet për politikat e tij ekonomike dhe financiare, investimet në Kosovë, kritikë kjo tepër me vend dhe, do të thonim, e vetmja kritikë që është kuptimplote në relacionin tonë me Turqinë, edhe kjo kritikë shpejt e shpejt degjenerohet në moralizëm dhe ku(l)turalizëm që ska fare të bëjë me politikat agresive neoliberale të shtetit Turk karshi Kosovës dhe Ballkanit. Shtrirja neoliberale e Turqisë me agresivitetin karakteristik të neoliberalizmit kuptohet vetem si perpjekje për të arritur një qëllim tjeter, atë të një lloj hegjemonie kulturore. Por kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk janë të interesuar të përhapin islamin tek shqiptarët sepse shumica e shqiptarëve tani më vetëm janë mysliman, por janë të interesuar në atë që është i interesuar çdo kapitalist tjetër i mirëfilltë: janë të interesuar në biznes. E kjo është vetë objektivi e jo instrumenti për ndonjë objektiv tjetër i thurrur në diskursin publik në terma konspiracionistë. Si çdo formë tjetër e neoliberalizmit, në pakon e tij, si bonus, sjellë edhe McDonalld-izimin apo Doner-izimin në tregun e (pa)barabartë të të sjellurave. E vetmja kritikë që fillon drejt humb synimin dhe ja huq krejt kot, duke u shndëruar kështu në një ku(l)turalizëm që nuk bindë përveç partizanëve të cilëve ju drejtohet. Humbja e kahjes është evidente në vlerësime të tilla si: më mirë Merkeli i Gjermanisë të investojë në Kosovë se Erdogani i Turqisë, më mirë geschäftsmänn-et gjerman sesa ”tuxharet oriental”. Kuptohet që edhe kjo kritikë, që fillon mirë por që pastaj bëhet viktimë e paragjykimeve ndaj turqëvë, humb rëndësinë dhe peshën e saj si kritikë e mirëfilltë. Krejt në fund, brengosëse për këtë grupë nuk është përdhosja e pasurive të Kosovës, eksploatimi i punëtorëve të saj, privatizimi i pronës së përbashkët, por fakti që këtë po e bën turku e jo gjermani.

Kjo do të thotë se ne ende nuk kemi zhvilluar një kritikë të mirëfilltë ndaj Turqisë dhe politikave të saj neoliberale ndaj nesh. Një kritikë, pra, që nuk i është bërë Erdoganit është ndjekja agresive e tij e sistemit ekonomik neoliberal, e një diskursi atësor e agresiv qe karakterizon diskursin e përgjithshëm të atyre që kanë fuqinë e blerjes e që substancialisht duhet kritikuar duke vënë në shënjestër atë si fenomen thuajse i përgjithshëm i neoliberalëve që mësyjnë blerjen në Kosovë. Ai kritikohet sepse është konservativ, u përmbahet disa vlerave islamike në familje e që pastaj mundohet t’i përhapë përmes formave të ndryshme të indoktrinimit në tërë shoqërinë Turke, por harrohet se, në instancë të fundit, nuk është feja e Erdoganit që determinon politikën e tij të jashtme por suksesi i tij ekonomik përbrenda Turqisë.

Ne jemi për një kritikë të hapur, të sinqertë dhe parimore, një kritikë të tipit që do t’i bëhej, kur t’i bëhet ndonjëherë, ndonjë vendi Perëndimor. Përndryshe, të gjitha këto manifestime të kësaj kritike nuk tejkalojnë pragun e klithmave histerike të adoloshenteve rrebelues.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Sat 26 Oct 2013 - 23:37
rama thaqi jan vellezer nga gjaku ama Eerdogani esht vellau i madh nga feja
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Tue 29 Oct 2013 - 17:00
Desha te shtoj se ata "kritiket idiote" e votuan Edi Ramen, ketu ka te drejte, idiotet votuan idiotin!!!

C'fare pret kur quan Greqine partnere strategjike kur s'eshte dhe mike Turqine kur s'eshte!!!

Kur te kerkoje falje Turqia dhe kur te Bashkohet Shqiperia atehere te flasi per miqesi...
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Tue 29 Oct 2013 - 17:37
hahaha ne te dy vetem ne nje qeshtje pajohemi esht shum e vrtet idijotat e votuan idijotin
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Tue 29 Oct 2013 - 17:41
Kushtrimi4 shkruajti: hahaha ne te dy vetem ne nje  qeshtje   pajohemi  esht shum e vrtet idijotat e votuan idijotin
Bjeri, se i bie mire!!!

Nuk e them une qe "idiotat votuan idiotin" por Edi Rama e ka thene prej shprehjes se "kritikat jane idiote"!!!

Po c'e pyet, ti nuk di kush ta ka fajin ai qe te thote se dicka ka skaduar apo dickaja e skaduar!!!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Tue 29 Oct 2013 - 18:08
qka ka dallim mes te petriotit te padishum dhe nje idijuti i mrapsht
Jerenim
Jerenim
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 201
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : As vet nuk e di!!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/12/2012
http://studentet.info

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Fri 1 Nov 2013 - 15:42
Si duket Edi rama ka Goditur Ne shenj ne ket kete thanje kjo vlen per gjith shqiptaret qe nuk lexojn dhe ofendojn pa arsye..

Bravo Rama edhe pse edhe ty mund te jesh ne grupin a tyre Idijotve...
Sponsored content

Rama i quan kritikët idiotë Empty Re: Rama i quan kritikët idiotë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi