Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

223 PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?!

Fri 25 Oct 2013 - 16:19
PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?! 1380814_650513801660688_1515192560_n

Kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan



PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TË TURQISË NË PRIZREN..?!



Shkruan: Rexhep Elezaj



Në fjalimin e tij jo të gjatë para mijëra qytetarëve shqiptarë të cilët kishin dalë për ta pritur, kryeministri turk, Recep Taip Erdogan, ndër të tjera, tha:

“Lidhjet tona janë më të thella se sa duken…në Kosovë ndjehem si në shtëpinë time, Prizreni është një nga shembujt e bashkëjetesës fetare, mos harroni, Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi, se nuk lejojmë të derdhet më gjak në Ballkan..,ne të gjithë duam që rajonin ta shohim si rajon të paqes, miqësisë dhe vëllazërisë. Ne duam që në këtë rajon të sundojë paqja, mirësia, solidariteti, ne duam që të kemi diversitete dhe ato të konsiderohen si kulturë. E kaluara duhet të mbetet mbrapa, ne duhet të tregojmë shembullin e bashkëjetesës fetare. Jo më gjakderdhje në Ballkan, jemi njerëz me një kulturë dhe histori të përbashkët..”
PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?! 1376502_650517161660352_67416617_n
Ipeshkvi i Ipeshkvisë katolike në Kosovë, Dodë Gjergji..

PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?! 1000302_650518068326928_110970975_n
Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, me kardinalët e Vatiknait duke iu kërkuar njohjen e Kosovës shtet, por më kot, ata nuk lëvizin nga pozitat e tyre të ngurta ndaj Kosovës..!?



Kjo ishte pjesa më thelbësore e fjalimit të tij në Prizren, por pse Dodë Gjergji, kryeipeshkv i kishës katolike në Kosovë e nxjerr nga konteksti i saj i plotë vetëm fjalinë “Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, kjo duhet të analizohet mirë dhe detalisht, ngase një qasje e këtillë selektive dhe kaq e njëanshme nga ana e kreut katolik në Kosovë, aq sa është indikative, po aq e shtron nevojën e shqyrtimit të pozicioneve dhe rolit të tij ndaj gjithçkaje që ka të bëjë më Islamin në Kosovës, me marrëdhëniet e Kosovës më Turqinë si dhe më botën arabe, gjithnjë në kontekstin e heshtjes dhe miratimit nga ana e Dodë Gjergjit të deklaratës proserbe së kardinalit të Vatikanit, Valter Kasper, i cili më datën 12 Prill 2010, ka deklaruar si vijon:

“Vatikani nuk e njeh Kosovën për shkak të Kishës Ortodokse Serbe. Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të ndjeshmërisë ndaj Kishës Ortodokse Serbe, ka deklaruar kardinali i Kishës Katolike Romake dhe anëtar i Këshillit Papnor, Valter Kasper, lajm të cilin e ka raportuar Blic Online.

“Ne, natyrisht e dijmë se Kosova është plagë e rëndë dhe dhembje për Kishën Serbe. E dijmë, po ashtu, se djepi dhe qendra e sllavizmit serb është në Kosovë. Ne këtë e kuptojmë dhe dëshirojmë që ta kemi këtë parasysh”, ka theksuar, sipas Blic-it, kardinali Kasper në intervistën për agjencinë katolike “Katpres”.

Kasper ka thënë se Vatikani angazhohet për ruajtjen e përmendoreve ortodokse (pravosllave), të manastireve dhe kishave në Kosovë dhe është shumë i shqetësuar për shkak të “brutalitetit të caktuar kulturor”, shkruan Blic.

“Në Kosovë po rrënohen përmendoret e rëndësishme historike, kulturore dhe fetare. Kjo nuk guxon të ndodhë. Nuk mundet në këtë mënyrë të zhduket historia”, ka theksuar kardinali gjerman duke shtuar se duhet të avancohet pajtimi i serbëve dhe kroatëve..”, ka transmetuar gazeta serbe Blic Online.

PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?! 1395970_650515778327157_987310445_n
Vatikani e donë Kosovën me këto pamje..por Turqia me siguri jo..!



Ja, krahasoni këto dy raste dhe kontekstet kohore dhe vendore që janë thënë, ku në njërin prej këtyre rasteve Dodë Gjergji reagon ashpër, pra kur kryeministri turk tha në Prizren se “Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, deklaratë kjo krejtësisht e dhënë në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e mundshme ushtarake të Serbisë me konotacion të plotë proshqiptar e prokosovar, dhe, deklaratës ogurzezë të kardinalit të Vatikanit, i cili e tha troç para gjithë opinionit ndërkombëtar, se “Kosova është djep dhe qendër e sllavizmit serb..” !?

Pra, më këtë deklaratë Vatikani faktikisht Kosovën e ka njohur dhe e ka pranuar si territor të Serbisë, dhe, ipeshkvi Dodë Gjergji çele gurë gojë, nuk ka reaguar fare për t’i thënë kardinalit Kasper, se Kosova nuk është Serbi, sikur tash që i ka thënë kryeministrit turk se “Kosova nuk është Turqi”, e që në rastin e parë, heshtja e tij ka qenë miratim i plotë i deklaratës së kardinalit Kasper..!?

PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?! 1003022_650519641660104_1824381728_n
Kush po harron faktin, se Turqia është aleati më i madh i Amerikës në botë.., e megjithatë kundërshtohet kujdei i saj ndaj Kosovës..?!



Andaj, të gjitha debatet të cilat po zhvillohen këto ditë dhe të cilat do të vazhdojnë në ditët e ardhme që dalin jashtë kësaj kornize krahasuese dhe që nuk e kanë për bazë interesin kombëtar të Kosovës dhe popullit shqiptar, janë shumë të dëmshme e në masë të madhe edhe antikombëtare, ngase ta sulmosh dhe mohosh më qëllim rolin e shtetit turk në mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës nga robëria e egër serbe, ku ushtria e saj mori pjesë aktive në sulmet e NATO-s kundër Serbisë, dhe e cila ishte shteti parë në botë që e njohu pavarësinë e Kosovës, etj, shtron pashmangshëm pyetjen; ose bëhet fjalë për miopinë e plotë politike dhe kombëtare të Dodë Gjergjit, ose kemi të bëjmë me skenare antishqiptare, të cilat për ipeshkvin e Ipeshkvisë katolike në Kosovë janë të pranueshme, gjë që sjelljet e tij konfuze dhe me kute të dyfishta ndaj njërës dhe palës tjetër, lenë mjaft hapësirë për spekulime të ndryshme politike dhe fetare..!?

PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?! 1380795_650514901660578_1412701568_n
Shqiptarët në Turqi, kanë vendosur miqësi të përhershme midis dy popujve tanë...

PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?! 1001203_650517548326980_1948895400_n
Miqësia shqiptaro-turke është e përjetshme..

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

223 Re: PSE PO MANIPULOHET ME FJALËN E KRYEMINISTRIT TURK NË PRIZREN..?!

Sat 26 Oct 2013 - 11:31
I moret vesh lajmet e reja?

Kosova eshte Kine!

Pergatituni per miqesine shqiptaro-kineze!!!

Pika ju rente...

Vatikani kur shikon se zihet "turku dhe serbi" per Kosoven, nje duhet te mbeshtese dhe ne kete rast po mbeshtet serbin!...

SHQIPETARET KU JANE ?!?!?!

Edhe anglezet shikojne grekun dhe sllavin qe zihen per Maqedonine dhe mbeshtesin grekun!...

SHQIPETARET KU JANE ?!?!?!

...jane t'u q* Turqine, Greqine dhe Serbine.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi