Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hendeku gjinor në botë, Shqipëria e 108-ta Empty Hendeku gjinor në botë, Shqipëria e 108-ta

Fri 25 Oct 2013 - 23:48
Është publikuar raporti mbi hendekun gjinor nëpër botë.“The Global Gender Gap Report 2013” ka 8 vjet që publikohet dhe sipas themelueses së saj, Saadia Zahidi, që prej vitit të saj të parë në 2006-ën, 80% e shteteve kanë bërë hapa para në vendosjen e barazisë gjinore.Raporti i publikuar nga “World Economic Forum”, është bërë me qëllim për t’i rankuar shtetet në bazë të nivelit dhe barazisë gjinore dhe jo në nivelin e zhvillimit të këtyre shteteve. Për shembull shtetet e pasura kanë më tepër mundësi edukimi dhe kujdesi shëndetësor për qytetarët e tyre, se sa shtetet me nivel ekonomik më të ulët.

Ndër 136 shtetet në listë, Islanda, Finlanda dhe Norvegjia, mbajnë respektivisht 3 vendet e para.

Islanda vazhdon të mbajë vendin e parë për të pestin vit radhazi. Bashkë me të, Finlanda zë vendin e dytë, Norvegjia renditet e treta dhe Suedia e katërta.

Këto vende i kalojnë 80% të hendekut gjinor, ku 100% do të përfaqësonte një barazi të plotë.

Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë me shenjë portokalli. Vendi ynë renditet i 108-ti, shumë larg vendeve të tjera evropiane si Gjermania në të 14-in apo Britania e Madhe në vendin e 18-të. Edhe Maqedonia e Serbia renditen më mirë se sa ne, respektivisht në vendi e 57-të Maqedoni dhe në të 42-in Serbia.

/Shekulli Online/ E.B./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hendeku gjinor në botë, Shqipëria e 108-ta Empty Re: Hendeku gjinor në botë, Shqipëria e 108-ta

Sat 26 Oct 2013 - 11:05
Nese nuk gaboj, fjala "hendek" kupton fjalen "barazi"?...

Ky "Shekulli" shume turk po na hiqet e s'me pelqen, qysh te kete barazi ne Shqiperi kur Shqipen e hedhin ne humnere e flasin turqishte...

Dhe hajde gjeni ju pastaj "barazine gjinore"!...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi