Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Shpëtim Saraçi ka mundur të pamundurën" Empty “Shpëtim Saraçi ka mundur të pamundurën"

Mon 11 Nov 2013 - 22:02
“Shpëtim Saraçi ka mundur të pamundurën" 1425543_10151998956459805_2070088581_nShpëtim Saraçi do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. Ai do të jetë drejtor artistik bashkë me Edmond Zhulalin dhe Alfons Zenelin. Saraçi, është kthyer të shtunën në Shqipëri, pas kurimit në Gjermani.

Saraçi pas kthimit në Tiranë duket se ka gjetur sërish kohën për t’u ulur pranë pianos. Këtë gjë e zbulon me një foto të publikuar në Facebook, miku i tij Ardit Gjebrea.

“Një emocion i paparë sot, në shtëpinë e Shpëtim Saraçit i sapo kthyer nga Gjermania. Kishte rikuperuar shkëlqyeshëm, kishte mundur të pamundurën. Edhe pse i duhen dhe ca kohë të jetë totalisht në formë, ai nuk dorëzohet. Momenti më i bukur ishte kur u ul në pianon e tij. Është vërtetë artist i rrallë! Mirë se u ktheve mik i dashur i të gjithëve”, shkruan Gjebrea.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi