Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rama largohet nga Kryeministria pa asnje pergjigje, protestuesit e gdhijne ne rruge Empty Rama largohet nga Kryeministria pa asnje pergjigje, protestuesit e gdhijne ne rruge

Fri 15 Nov 2013 - 0:18
Rama largohet nga Kryeministria pa asnje pergjigje, protestuesit e gdhijne ne rruge 1384468633-armet_kimikeKryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka zgjedhur të heshtë, në lidhje me vendimin e marrë për armët kimike. Shefi i qeverisë shqiptare, pas 2 orë qëndrimi në Kryeministri pas kthimit nga vizita zyrtare në Mal të Zi, ka lënë ambientet e Kryeministrisë i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në këtë mënyrë protestuesit që janë pozicionuar para Kryeministrisë dhe parlamentit që prej orës 09:00 të paradites, duket se do të mbeten në shesh përgjatë gjithë natës.

Organizatorët e tyre deklarojnë se nuk do të lëvizin prej andej, deri në një komunikim zyrtar nga Kryeministri Rama se nuk do të ketë shkatërrim të armëve kimike në vend.

Burime brenda qeverisë Rama bëjnë me dije se Kryeministri brenda 24 orëve pritet të dalë në një konferencë për shtyp, për t’i thënë “JO” sjelljes së armëve kimike të Assad për demontim në Shqipëri.

Ndërkohë që edhe Parlamenti zhvilloi një seancë në një situatë të tensionuar. Opozita, e cila u shpreh sot publikisht kundër mbërritjes së armëve kimike siriane, këmbënguli për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, ndërsa dorëzoi kërkesën për organizimin e një referendumi për këtë çështje.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta i cili pati edhe një bisedë edhe me protestuesit përpara godinës së parlamentit, përsëriti disa herë se për këtë çështje nuk ka vendim nga autoritetet shqiptare dhe se çdo vendim do të duhej të kalonte më parë nga parlamenti.shqiperia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi