Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte Empty UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte

Fri 22 Nov 2013 - 11:23
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare jetojnë brenda pak metrave katrorë, duke e parë banesën si një vend ku të fusin kokën, pa menduar për kushtet e rritjes së fëmijëve. Në raportin e fundit të UNICEF-it, karta raportuese për “Varfërinë e fëmijëve në Shqipëri”, janë nxjerrë të dhëna kritike për kushtet në të cilat rriten fëmijët shqiptarë. Sipas raportit, fëmijët shqiptarë po rriten në shtëpi të vogla dhe të mbipopulluara. Në raport thuhet se mbi 54 për qind e familjeve shqiptare kanë një hapësirë banimi prej 11-20 metrash katrorë për person. Por, përveç hapësirës së kufizuara të banesave, edhe ato familje që kanë mundur të kenë një shtëpi pak më të madhe përballen me problemin e mbipopullimit. Sipas raportit të UNICEF-it, 71.8 për qind e familjeve shqiptare jetojnë në dhoma me një deri në dy njerëz të tjerë, ndërsa pjesa tjetër me tre persona në një dhomë. Strehimi dhe mjedisi banues përbën një nga pesë dimensionet më të rëndësishme për mirëqenien e fëmijëve, ku përfshihen: shëndeti, arsimi, sjellja dhe varfëria. Shifrat flasin për një rritje të numrit të të varfërve nga viti në vit. Sipas të dhënave, brenda katër viteve të fundit, 2008-2012, rreth 28 mijë persona i janë shtuar numrit të të varfërve në vend. Një tjetër problem për fëmijët shqiptarë është edhe braktisja e arsimit të detyruar. UNICEF raporton se pjesëmarrja e fëmijëve 3-6 vjeç në kopshte dhe në arsimin e mesëm (15-18 vjeç) është nën 50 për qind në të gjitha rajonet e Shqipëri. Ushqyerja është një tjetër faktor që ka ndikim në rritjen e fëmijëve. Sipas të dhënave nga UNICEF-i, thuajse 50 për qind e fëmijëve nuk jetojnë në mënyrë të shëndetshme. Të dhënat e kartës raportuese të UNICEF-it janë prezantuar dje në një takim ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të qeverisë.

Te dhenat e raportit
n 54 për qind e familjeve shqiptare kanë një hapësirë banimi prej 11-20 metrash katrorë për person.
n 3 për qind e familjeve me fëmijë kanë një hapësirë banimi nën 5 metra katrorë për person.
n 33 për qind e këtyre familjeve jetojnë në shtëpi ku hapësira banuese për person është më shumë se 20 m2.
n 71.8 për qind e familjeve shqiptare jetojnë në dhoma me një deri në dy njerëz të tjerë.
n 20.2 për qind e familjeve shqiptare jetojnë mbi 3 njerëz në një dhomë.
n 44.4 për qind e fëmijëve arrijnë ta konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit në pesë ditë të javës.
n 29.9 për qind e fëmijëve të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç konsumojnë fruta më shumë se një herë në ditë.
n 21.1 për qind e fëmijëve raportojnë se nuk konsumojnë kurrë fruta.

JONIDA TASHO


Burimi: Panorama
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte Empty Re: UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte

Fri 22 Nov 2013 - 21:02
Kriza ekonomike eshte roli kryesor ne te tilla raste..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte Empty Re: UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte

Sat 23 Nov 2013 - 0:03
"Kriza ekonomike"!!!

Ekonomia eshte matematik (ekonomi - e kone mat - e kane matur)...
Matematika eshte Mate-matiken, pra mate te maturen...
"Mat" do te thote "ma tej", me teje...

Cfare po mat kjo qeveria jone qe ndodhet ne krize, pulat e kotecit?!

Nuk eshte "kriza ekonomike" fakti kryesor, por kriza "mendore" sepse nuk kane trru te shkoje perpara vendi...

(E.J.K)
Sponsored content

UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte Empty Re: UNICEF: Gjysma e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi