Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Bajram Nenada
Bajram Nenada
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 3
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/08/2013

Rikthimi në identitet i rrethit të Hasit Empty Rikthimi në identitet i rrethit të Hasit

Sat 23 Nov 2013 - 21:30
Zhvillimi i turizmit malor në rrethin e Hasit si dhe i bujqësisë apo sektorit minerar do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekonomike të banorëve si dhe në hapjen e hapësirave të reja të punësimit.
Hasi tashmë me rrugën e re e cila po ndërtohet, do të shihet më me prioritet pasi ka resurse të shumta.
Hapësirat e punësimit ne rrethin e Hasit janë të pakta.
Të rinjtë përgjithësisht largohen nga ky qytet, emigrojnë pasi nuk gjejnë dot një vend pune!
Të vetmet mundësi, ku brezi i ri mund të punojë, janë institucionet si në Bashki, shkolla apo në spitale, Biznese në këtë rreth ka shumë pak.
Për të përmirësuar situatën e Krijuar në këtë rreth mendoj që Duhet të shfrytëzohen resurset e shumta që ka ky rreth.
Të zhvillohet turizmi malor, bujqësia, blegtoria si dhe sektori minerar.
Të gjitha këto do të mundësonin zhvillim ekonomik si dhe punësim të sigurt.
Megjithatë, një pikë e fortë është infrastruktura me rregullimin e rrugës në mënyrë që Hasi të shihet me një sy tjetër.
Lidhur me sektorin arsimor, do të thoja se janë bërë investime, Shkolla është rikonstruktuar dhe shumë të rinj kanë dëshirë të arsimohen. Mendoj që duhet bërë më shumë në trajnimin në stafin pedagogjik.
Shërbimet sociale, Ndihma ndaj familjeve në nevojë është e pakët.
Mungon përkrahja edhe për personat me aftësi të kufizuar.
Ndërsa, shërbimi në spital është i mirë por ka mungesë barnash dhe staf të vogël mjekësor.
Mendoj se zhvillimi i turizmit malor,punësimi në rrethin e Hasit,funksioni i sistemit arsimor si dhe funksioni i shërbimeve sociale do të ndikonin në përmirësimin e situatës ekonomike të banorëve si dhe në hapjen e hapësirave të reja të punësim.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rikthimi në identitet i rrethit të Hasit Empty Re: Rikthimi në identitet i rrethit të Hasit

Fri 27 Dec 2013 - 5:32
Tema zhvendoset nga "Intervista me anetaret e forumit" tek forumi "Ekonomia"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi