Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ky është hoxha që e trazon Serbinë (VIDEO) Empty Ky është hoxha që e trazon Serbinë (VIDEO)

Sat 23 Nov 2013 - 22:31

Kërkesa e myftiut Muamer Zukorlic për dialog për autonominë e Sanxhakut dhe iniciativën e tij për të futur një himn të veçantë për boshnjakët, është shkelje të drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, thonë analistët serbë.

Sipas tyre, duhet ndalur këto deklarata ekstreme se përndryshe do të përsëritet Kosova, të cilën e kanë heshtur dhe e kanë humbur gjatë viteve.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë për Alo se s’ka gjë nga autonomia e Sanxhakut, për shkak se të gjitha palët janë të interesuar në stabilitetin e rajonit .

“Zukorlic kërkon tema për mediat dhe propagandën”, ka thënë ai, dhe ngjashëm me të mendon edhe ministri Rasim Ljajic, i cili këto deklarata i cilëson si “budallallëqe”.

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, thotë se këto deklarata janë kërcënim potencial për sovranitetin dhe të ardhmen e Serbisë dhe se shteti serb duhet të ndjekë me kujdes këto tendenca ekstreme të grupeve boshnjake që kanë mbështetje në qarqe të caktuara jashtë Serbisë.

Për analistin Bosko Jaksic, asnjë ndryshim i rëndësishme në shoqëri dhe shtet nuk ndodh brenda natës.

“Kjo kërkon kohë dhe rrahje të terrenit. As Kosova gjatë natës nuk e ka marrë pavarësinë, por pasi kemi shënuar gabim pas gabimi. Përmendja e autonomisë, si dhe ndryshimi i himnit si karakteristikë themelore e shtetit, është sjellje ekstreme dhe, mbi të gjitha, është në kundërshtim me Kushtetutën, që garanton sovranitetin dhe integritetin”, thotë analisti Bosko Jaksic, i cili shton se nëse këto gjëra tolerohen, “në një moment në Rashkë (Sanxhak) do të jetë normale që Bajrami të festohet si festë shtetërore e martesa të bëhet me tri gra”!

Zukorlici dje ka thënë se duhet të zgjidhet çështja e autonomisë së Sanxhakut. Ai ka thënë se Plava duhet të jetë kryeqytet i Sanxhakut dhe se nuk ka problem me himnin e Malit të Zi e të Serbisë, por se problem është kur dikush vendos që ai të jetë edhe himn boshnjak.

Telegrafi ju përkujton se Zukorlici ka prejardhje shqiptare. Ndonëse për Top Channel ka deklaruar se nënën e ka nga Shkrelët e veriut të Shqipërisë dhe babanë nga Gucia, ai megjithatë deklarohet boshnjak.

“Nuk e përjashtoj që mund të jenë me prejardhje shqiptare. Boshnjakët nuk kanë dashur ta asimilojnë askënd. Nëse kjo ka ndodhur është bërë nga presioni serb”, ka thënë ai.
Në video tregohet jeta e banorëve të Sanxhakut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi