Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja si u vra djaloshi 17 vjeçar, për një biletë furgoni Empty Ja si u vra djaloshi 17 vjeçar, për një biletë furgoni

Mon 25 Nov 2013 - 22:15
Ja si u vra djaloshi 17 vjeçar, për një biletë furgoni Vrasje1-620x330Një video tregon mënyrën sesi është vrarë faturinoja, 17-vjeçar para 1 viti. Këto janë pamjet ekskluzive të vrasjes së faturinos Julian Çuni, i cili u masakrua me thika për një biletë furgoni të linjës Tiranë-Durrës, prej 150 lekësh të vjetra, nëntorin e vitit që kaloi-thekson “Ora News”.
Në pamje shihet qartë moment i konfliktimit i fiksuar nga një kamera sigurie aty pranë. Arrihet të dallohet qartë momenti kur 17-vjeçari përleshet me katër persona,të cilët e fusin përsëri në furgon dhe aty e kanë masakruar me thika.
Në 1 vjetorin e vdekjes së Julianit familjarët janë mbledhur përsëri në vendin, ku ai humbi jetën. Me lot në sy ata kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre vrasësi i vërtetë i 17-vjeçarit është akoma i lirë. Bilali, i ati i i Julianit shprehet se për këtë çështje ka takuar edhe kryeprokurorin, Adriatik Llalla, i cili i ka garantuar se çështja do të zgjidhet, ndërsa apelon për drejtësi.
Julian Çuni humbi jetën 25 nëntorin e vitit të shkuar, ku u godit disa herë me thikë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në afërsi të ‘Zogut të Zi’ në Tiranë.tetovasot.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi