Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

LDK: Gjilanasit e mbështesin masovikisht Lutën edhe kur bie borë! Empty LDK: Gjilanasit e mbështesin masovikisht Lutën edhe kur bie borë!

Wed 27 Nov 2013 - 16:45
As bora që ra në Gjilan nuk e ndali masovitetin në tubime të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në Velekincën e Mulla Idriz Gjilanit, Lutfi Haziri ka parë qindra përkrahës të cilët i dhanë mbështetje të fuqishme në garën për balotazhin e 1 dhjetorit”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

“Ky tubim kaq madhështor dëshmon se Velekinca e ka kthyer besimin në LDK. Urime fitorja kryetar Haziri”, ka thënë kryetari i nëndegës së Velekincës, Sali Kqiku.

Ndërsa, kreu i LDK-së Lutfi Haziri, kandidat për kryetar ka thënë se ardhja e qytetarëve në mënyrë masive në ktë takim ka bërë që hijet që po sillen skutave të zhduken.

“Kjo ardhje masive e juaja na bënë nderë dhe tregon qartë që përkundër borës keni ardhur të na mbështesni. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetje. Kjo është përgjegjësi e madhe ndaj jush. Falë mbështetjes suaj, janë zhdukur hijet e pushtetit që po sillen skutave duke u munduar ta frikësojnë Gjilanin. Ata dhanë fjalë, por nuk i mbajtën dhe ju do t’i ndëshkoni. Tendencat që ta përmbysin rezultatin natën, nuk do t’ia arrijnë sepse ju nuk do të lejoni.”, tha Haziri.

“Qytetari dhe reagimi tij na ka bërë nderë dhe ne do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme. Për këto dy muaj, njerëzit kanë kërkuar rrugë, ujësjellës, kanalizim e ndricim dhe do ta realizojmë sepse familjen e kemi shtyllë. Ne e ruajmë familjes si të shenjtë, familja nuk është ajo që t’i bëhet argat komunës, por komuna do të jetë argat i qytetarëve. Kudo që po shkojmë, tubimet janë kështu madhështore si në Velekincë”, ka thënë tutje Haziri, duke bërë thirrje që edhe elektoratit të partive të tjera që t’i bashkohen vizionit të së ardhmes.

“Edhe ata që kanë votuar ndryshe më 3 nëntor, ne iu themi që të bashkohen me ne, sepse në këtë mënyrë na bëjnë neve të respektueshëm dhe do t’i ruajmë si vota të shenjta e do t’ua bëjmë jetën shumë më të mirë”, ka thënë Haziri.

Haziri e ka përmbyllur fjalimin, duke thënë se Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani na kanë bërë krenarë dhe kjo ditë u kushtohet atyre dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve në tubimin përmbyllës të mbahet në palestër më 28 nëntor në ora 16:00.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi