Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Emigrantet, 3.5 miliarde euro ne 2008 Empty Emigrantet, 3.5 miliarde euro ne 2008

Thu 28 Nov 2013 - 9:13


Emigrantet shqiptare po preferojne gjithmone e me shume t’i kursejne parate e tyre ne vendet ku ata jetojne, se sa t’i dergojne ne atdhe.

Nje ankete e Qendres per Studime Ekonomike dhe Sociale ne bashkepunim me Agjencine Nderkombetare per Burime Informacioni, zbulon se ne vitin 2008 emigrantet shqiptare depozituan ne bankat e huaja rreth 3.5 miliarde euro, ose 5.2 here me shume nga sa derguan ne Shqiperi.

“Kjo shpjegon se pse efekti i dergesave nga jashte ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise ka qene minimal”, ka deklaruar drejtori i IASCI, Nicolas de Zeager.

Edhe ajo pjese e vogel e parave qe vjen nga emigrantet, shkon thuajse e gjitha per konsum familjar dhe nuk kanalizohet ne investime qe do te krijonin punesim.

“Keto dergesa vijne ne Shqiperi dhe 90 perqind e tyre shkon per konsum, pra shkojne per eksport”, ka sqaruar De Zeager.

Por, ne dy vitet e fundit dergesat e emigranteve po shfaqin nje tendence te larte ne renie, fenomen i paralajmeruar ky kohe me pare.

“Emigrimi shqiptar ka arritur fazen e maturimit. Dergesat do te bien, me krize apo jo. Shansi i vetem i Shqiperise eshte te thithe kursimet e emigranteve jashte vendit”, ka shtuar De Zeager.

Teksa ekonomia shqiptare perballet me renien e forte te kredise dhe mungesen e theksuar te likuiditetit, parate e shqiptareve po financojne bizneset e huaja dhe jo pak por ne nje shifer qe shkon ne 40 perqind e Produkitit te Brendshem Bruto. /tch/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi