Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dialektet e shqiptarëve nga Robert Elsie Empty Dialektet e shqiptarëve nga Robert Elsie

Thu 28 Nov 2013 - 9:56
Ne faqen e tij albanologu Robert Elsie ka publikuar inçizime zanore te 137 dialekteve te gjuhes shqipe. Per te degjuar dialektet ju duhet te shkoni ne faqen e tij dhe te klikoni ne pikat e kuqe te hartave te publikuara te secilit rajon.
Faqja: www.AlbanianLanguage.net

Publikohen incizime zanore të varianteve dialektore të shqipes

Albanologu Robert Elsie bën një tjetër shërbim ndaj kulturës shqiptare. Këtë herë në fushën e gjuhës. Së fundmi ai bën me dije se në sitin e tij zyrtar, në faqen www.AlbanianLanguage.net mund të dëgjohen incizime zanore të 137 varianteve dialektore të shqipes nga dhjetë shtete ku ajo flitet si gjuhë vendase. Një hartë e detajuar e hapësirave ku janë realizuar këto incizime të mundëson të dëgjosh se si flitet shqipja jo vetëm brenda territorit shqiptar, por edhe në të gjitha vendet ku ka shqipfolës. Sipas Elsie, mes individëve të incizuar ka nga ata që janë folës të mirë të dialektit, ndërsa disa të tjerë do t‘i ndihmojnë të interesuarit të kuptojnë se si flitet sot shqipja në kohët moderne në vende të ndryshme. Incizimet janë bërë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, arbëreshët e Italisë, në ngulimet e vjetra të dialektit çam në Epir (Pargë dhe Gumenicë), në Kroaci dhe Bullgari ku ka ngulime të hershme të shqiptarëve. Kjo faqe, e cila mund t‘u vijë në ndihmë kureshtarëve, por edhe studiuesve të gjuhës shqipe, është e pasuruar edhe me një informacion historik për sa i përket prejardhjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe, shtrirjes së saj, përshkrimi i shqipes së sotme, dialekteve të saj dhe karakteristikave të kësaj gjuhe. (shqip)

Dialektet e shqiptarëve nga Robert Elsie Yx66



Dialektet e shqiptarëve nga Robert Elsie Uj7n



Dialektet e shqiptarëve nga Robert Elsie 0q7c



Dialektet e shqiptarëve nga Robert Elsie Rl8b



Dialektet e shqiptarëve nga Robert Elsie Bcva



Dialektet e shqiptarëve nga Robert Elsie Fhdi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi