Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SMS-në e dashnorit, ia çon gabimisht burrit, policja vret veten Empty SMS-në e dashnorit, ia çon gabimisht burrit, policja vret veten

Fri 6 Dec 2013 - 21:51
"Faleminderit për momentet e mrekullueshme. Do të doja shumë që ta bënim këtë më shpesh"
SMS-në e dashnorit, ia çon gabimisht burrit, policja vret veten Policja
Një punonjëse e policisë britanike kreu vetëvrasje, pas një mesazhi të dërguar gabimisht bashkëshortit të saj. Mesazhin ajo kishte dashur t’ia niste një kolegut të saj, ku do ta falënderonte për "momentet e shkëlqyera që i kishte dhuruar", por gabimisht ia dërgoi burrit të saj, raporton “Daily Mail”.

Gail Crocker, 46 vjeçe, u takua me kolegun pas përfundimit të turnit, ndërsa bashkëshorti 49-vjeçar ndodhej në një udhëtim pune jashtë qytetit.

Pas takimit, nëna e dy fëmijëve dërgoi gabimisht tek bashkëshorti një mesazh adresuar kolegut të saj. Në këtë mesazh gruaja shkruante: "Faleminderit për momentet e mrekullueshme. Do të doja shumë që ta bënim këtë më shpesh".

Për shkak të mesazhit, atë mbrëmje, gruaja pati një debat të ashpër me bashkëshortin e saj. Ajo pranoi se kishte pasur një takim me një koleg, por tha se kjo kishte ndodhur vetëm një herë.

Të nesërmen gruaja u nis për në punë dhe pasi përfundoi turnin, pa lënë asnjë shënim apo shpjegim për veprimin e saj, mori një mbidozë dhe ndërroi jetë.

Këtë version e tregoi bashkëshorti i saj, Peter Grocker, përpara gjykatës. Me sa duket, ndjenja e fajit dhe mënyra se si ia pranoi partnerit këtë “flirt”, rënduan shumë mbi ndërgjegjen e polices dhe e çuan në vetëvrasje.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi