Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Regjistrohet temperatura më e ulët në Tokë Empty Regjistrohet temperatura më e ulët në Tokë

Sun 8 Dec 2013 - 12:44
Meteorologët arritën të regjistrojnë temperaturën më të ulët që termometri ka shënuar ndonjëherë mbi planetin tonë. Sipas tyre, në një majë mali, të quajtur “Fuji”, rreth 4 mijë metra të lartë në Antarktidë, është regjistruar temperatura e -91,2 gradë celsius, gjatë muajit dhjetor.Rekordi i mëparshëm, i temperaturës më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë, ishte -89,2 gradë celsius, matur nga stacioni rus i “Vostokut”, po në Antarktidë, raporton “Top Channel”.

Nëse një njeri do të ekspozohet i pambrojtur në këto temperatura, sytë, mushkëritë dhe hunda do të ngrijnë brenda pak minutash, duke shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë, qyteza ruse e “Oimiakonit në Siberi”, me temperaturën -71,2 gradë, vazhdon të mbajë rekordin për temperaturën më të ftohtë të regjistruar në një vend të banuar.

Ndërsa në vendin tonë, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë, është -27,5 gradë celsius, në fshatin e Voskopojës, pranë Korçës. Ky rekord është regjistruar gjatë dimrit të vitit 1967.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi