Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

OBT-ja bën kthesën historike Empty OBT-ja bën kthesën historike

Sun 8 Dec 2013 - 15:06
OBT-ja bën kthesën historike OBTEdhe pse me vonesë, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka arritur objektivin e saj: më në fund është arritur marrëveshja e parë e madhe për liberalizimin e tregtisë globale, për të cilën është punuar me dekada.

Pas shumë ecejakesh është arritur marrëveshja historike për reduktimin e barrierave tregtare në mbarë botën. E ashtuquajtura paketë e Bali-t për lehtësimin e tregtisë dhe ndihmave për vendet në zhvillim është konfirmuar në Bali me konsensus të gati 160 anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

I lehtësuar, kryesuesi i Konferencës së 9-të Botërore të Tregtisë, Ministri i Tregtisë së Indonezisë, Gita Wirjawan, njoftoi për marrëveshjen e arritur në seancën e mbylljes së konferencës. Kjo është e para reformë gjithëpërfshirëse e tregtisë që nga themelimi i OBT-së në vitin 1995.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevêdo, u shfaq krenar dhe i lehtësuar: "Megjithatë marrëveshja e Bali-t nuk është fundi, por vetëm fillimi", tha braziliani, i cili ndodhet në krye të OBT-së që nga shtatori i këtij viti.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi