Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pensionet e emigrantëve, marrëveshje me Belgjikën Empty Pensionet e emigrantëve, marrëveshje me Belgjikën

Wed 11 Dec 2013 - 22:56
  • Është hera e parë që nënshkruajmë një marrëveshje të tillë me një vend të Bashkimit Evropian.

Pensionet e emigrantëve, marrëveshje me Belgjikën 1467469_10152103585091926_557942448_n
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj si dhe zv/kryeministrja dhe Ministrja e Çështjeve Sociale, Laurette Onkelinx, kanë nënshkruar në Bruksel marrëveshjen dypalëshe për mbrojtjen sociale.

Marrëveshja mundëson njohjen e viteve të punës për 35 000 emigrantët shqiptarë në Belgjikë.

Shqipëria ka marrëveshje me Turqinë, ndërkohë janë në proces negocimi marrëveshjet dypalëshe me Hungarinë, Rumaninë, Maqedoninë, Republikën Çeke.

"Reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale, sigurimeve shoqërore dhe sistemit shëndetësor janë prioritet për qeverinë", - ka deklaruar ministri.

Synimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, është që të nxisë raportin dypalësh me vendet fqinjë të Shqipërisë, Italinë dhe Greqinë vende ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.

"Është hera e parë që nënshkruajmë një marrëveshje të tillë me një vend të Bashkimit Evropian. Kjo do të shërbejë si etalon edhe për marrëveshje të tjera", - ka thënë Veliaj.

/Shekulli Online/S.H./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi