Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Empty PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë

Tue 17 Dec 2013 - 18:18
  • Josef Joffe : “Merkel është krejtësisht e paparashikueshme dhe elektorati që e pëlqen rrezikun, e do atë”

PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Merkel%2010PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Merekl%208PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Merkel%207
“Gruaja e hekurt”, e cila ka fituar popullaritet të madh në Gjermani dhe më gjerë, është kthyer në gruan më të fuqishme në të gjithë botën. Ajo rrjedh nga një familje fetare, ku babai i saj ka qenë pastor.

Fitorja në zgjedhjet e 22 shtatorit, të vitit 2005, bëri që ajo të ishte kancelarja e parë femër në historinë e Gjermanisë. Postin e kancelarit më parë e kanë mbajtur Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl, por asnjëherë s’ka pasur një femër në këtë post.

Në fushatën e këtij viti, kristiandemokratët e partisë së saj, shpalosën një foto të madhe, ku “zonja e hekurt” shfaqej me dorën lart, ç’ka është tipar dallues i saj, në të folurën në publik. Pas tetë vjetësh në udhëheqje të shtetit të saj dhe tre vjet si një lidere e krizës së eurozonës, Merkel u shpërblye nga votuesit e saj, duke e votuar atë për herë të tretë. Ajo më mirë se kurrë e nxori vendin e saj nga kriza edhe më të fortë se më parë, raporton "The Economic Times".
PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Merkel%207PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Merkel%204PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Merkel%203PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Merkel%201
Por jashtë Gjermanisë, me mijëra protestues në Athinë, Lisbonë dhe Madrid dolën kundër saj, në shenjë proteste për shkurtimet e buxhetit. “Jam e vendosur që ta shoh Evropën më të fortë nga krizat. Gjermania mund të jetë e fortë vetëm me një Evropë të fortë”, -shprehet Merkel.

“Merkel mishëron në mënyrë perfekte sensibilitetin e Gjermanisë në fillimet e shekullit XX”, -shkruan Josef Joffe, botuesi i të përjavshmes gjermane “Die Zeit”.

“Nuk duhet të prisni ndonjë sulm kërcënues prej saj, nuk ka vendime të vështira për pro ose kundër. Ajo është krejtësisht e paparashikueshme në fleksibilitetin e saj, dhe elektorati që e pëlqen rrezikun, e do atë. Merkel është NE dhe NE jemi Merkel”, -shkruan më tej Joffe.

Jeta e Merkel-it

Angela Merkel ka lindur më 17 korrik të vitit 1954, në Hamburg të Gjermanisë. Disa javë pas lindjes ajo e la Hamburgun për t’u zhvendosur në lindje të vendit. Ajo fitoi një doktoraturë në fizikë dhe gjatë kohës si studente njohu Ulrich Merkel-in, me të cilin u martua pak kohë pasi e njohu. Deri në vitin 1989, kohë kur ra dhe Muri i Berlinit, ajo vendosi që të mos merrte pjesë në politikë.

Në vitin 1990 ajo u fut në parlament, duke u bërë pjesë aktive e politikës. Kancelari Kohl e bëri atë ministre për Çështjet e Grave dhe më vonë ministre të Çështjeve Mjedisore. Në këtë kohë ajo mori edhe pseudonimin “vajza”.

Në 2005-ën ajo arriti të rrëzojë nga pushteti socialdemokratin, Gerhard Schroeder, pas shtatë vjetësh që ai mbante postin si kancelar, duke u bërë kështu kancelarja e parë femër në Gjermani.

Ajo njihet edhe si femra e parë, e cila drejtoi një pjesë të mirë të fuqisë evropiane, pas Margaret Thatcher-it të Britanisë. Revista “Forbes” e ka renditur Merkelin si femrën më të fuqishme në botë, të dhjetë vjetëve të kaluara.

/Shekulli Online/ E.B./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Empty Re: PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë

Wed 18 Dec 2013 - 15:17
Popull vital
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Empty Re: PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë

Wed 18 Dec 2013 - 19:54
Ate qe Hitleri donte ta bente me Lufte dhe nuk ia doli dot .
Merkel po e bene me politike dhe po ja del !
Kjo eshte diferenca mes Femres dhe Mashkulli :) .
Sponsored content

PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë  Empty Re: PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi