Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Wed 25 Dec 2013 - 9:45
  • Institucioni më i shenjtë i shoqërisë, i cili ka kaluar vështirësi të mëdha që nga martesat me shkuesi deri te dhuna në familje

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Martesa-2-320x213
Martesa është një bashkim i njohur nga shoqëria, feja dhe ligji, që ndodh midis dy personave që kanë vendosur të bashkojnë të drejtat dhe detyrimet mes tyre dhe fëmijëve që mund të lindin.

Martesa konsiderohet si instituti që bën ndërlidhje ndërpersonale, zakonisht intime dhe seksuale.


Gratë dhe martesa

Historikisht, në shumë kultura, gratë e martuara kishin më pak të drejta, sepse konsideroheshin ashtu si edhe fëmijët që vijnë nga martesa, pronë e bashkëshortit. Për këtë arsye shekuj më parë femrat dhe fëmijët, nuk mund të zotëronin prona apo të kishin zotësi juridike. Shumë kohë më vonë, në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera, që prej shekullit të 19 deri më sot, martesa ka kaluar në disa ndryshime graduale, që u kanë siguruar grave më shumë të drejta. Këtu përfshihen e drejta e një identiteti ligjor më vete, e drejta e zotërimit të një prone, liberalizimi i ligjit të divorcit, dhënia e konsensusit nga ana e grave për të kryer marrëdhënie seksuale dhe shfuqizimi i të drejtës së burrave për të disiplinuar fizikisht gratë. Me kalimin e kohës, mosha e martesës u rrit, martesat e detyruara u pakësuan dhe u përhapën sjellje si seksi paramartesor ose jashtëmartesor.

Gruaja është parë në lashtësi si një vlerë e lartë, e cila kërkon përkujdesje të veçantë. Komunitetet nomade të hershme në lindjen e mesme praktikonin një formë të martesës të quajtur beena, në të cilën gruaja duhej të kishte një tendë të sajën, ku ajo ishte tërësisht e pavarur nga bashkëshorti i saj.

Më vonë Bibla specifikon se gruaja duhet të jetonte në një dhomë brenda shtëpisë së burrit, zonë ku ajo ishte e pavarur dhe ku burrat nuk lejohej të hynin. Në rastin e burrave të pasur, Bibla përshkruan se gruas i jepej një shtëpi më vete nga ana e burrit.

Po i njëjti burim, tregon se gratë nuk ishin plotësisht të lira, pasi ato kishin detyrimin e bërjes së punëve të shtëpisë si qepja e rrobave, pjekja e bukës, kujdesi ndaj kafshëve, endja dhe tjerrja. Po ashtu edhe burri kishte si detyrim të siguronte ushqim, veshje dhe aktivitet seksual ndaj një ose më shumë grave që kishte përzgjedhur.

Si shoqëri poligamie, izraelitët nuk kishin asnjë ligj që ndalonte tradhtinë e burrave të martuar. Megjithatë ndalohej marrëdhënia me gra të martuara, gjë që dënohej me vdekje. Nëse një grua shtatzënë dyshohej se kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore, atëherë ajo i nënshtrohej një gjyqi nga i cili shumica dilnin fajtore.

Para Zotit apo përpara ligjit?

Në Greqinë e lashtë, nuk kërkohej asnjë ceremoni e veçantë për krijimin e një martese, vetëm marrëveshje e përbashkët dhe fakti që bashkëshortët duhej t’i drejtoheshin njëri-tjetrit si burrë e grua. Zakonisht burrat martoheshin në të njëzetat e tyre, ndërsa femrat shumë më herët. Koha ishte një faktor i rëndësishëm për grekët, të cilët besonin se martesat gjatë dimrit dhe gjatë hënës së plotë sillnin fat të mirë.

Te romakët kishte disa lloje martesash, që nga ato ku gruaja humbte çdo të drejtë nga familja e babait, deri tek ato ku gruaja ishte nën pronësinë e të atit të burrit.

Te fiset gjermane, nusja dhe dhëndri ishin zakonisht në të njëjtën moshë dhe martesat bëheshin në një stad më të pjekur sesa te romakët. Nga ana e tij, Aristoteli caktonte si ideale për të filluar martesën moshën 37 vjeç te meshkujt dhe 18 vjeçe për femrat.

Perëndimi dhe martesat

Në periudhën e hershme të krishterimit, martesa konsiderohej një bashkim privat, që s’kërkonte asnjë formë fetare apo ceremoni. Megjithatë, peshkopi Ignatius i shkruante një peshkopi tjetër rreth vitit 101, duke ngritur teorinë se burrat dhe gratë që martohen duhet ta paraqesin dëshirën e tyre përpara kishës sipas dëshirës së Zotit dhe jo sipas iluzioneve të tyre.

Në shekullin 12, gratë ishin të detyruara të merrnin mbiemrin e burrave të tyre dhe duke filluar që nga gjysma e dytë e shekullit 16, filloi të kërkohej pëlqimi i prindërve së bashku me bekimin e kishës për t’u martuar sipas rregullave.

Me shumë pak përjashtime, deri në vitin 1545, martesat e krishtera në Europë bëheshin me pëlqimin e palëve, me qëllimin e përbashkët dhe sigurisht sillnin edhe pasoja fizike. Mjaftonte që partnerët t`i premtonin njëri-tjetrit për martesë pa qenë nevoja e dëshmitarëve apo priftërinjve.

Kisha në Mesjetë kishte funksionin e thjeshtë të regjistrimit të martesave dhe kjo nuk ishte e detyrueshme. Si pjesë e reformave protestante, roli i regjistrimit dhe rregullimit të martesave i kaloi shtetit sipas pikëpamjeve të Martin Luterit që e shihte martesën si diçka që duhej shpallur botërisht.

Në shekullin e 17, shumë nga vendet protestante europiane përfshinë shtetin në martesë. Në Angli, nën drejtimin e Kishës Anglikane martesa filloi të kërkojë procedura të veçanta, përfshirë këtu edhe një ceremoni fetare me praninë e dëshmitarëve.

Sipas kundër-reformacionit, në vitin 1563 Këshilli i Trentos vendosi se martesat katolike duhej të njiheshin vetëm nëse ceremonia bëhej nën praninë e një prifti dhe dy dëshmitarëve.

Në Angli dhe Uells, që prej vitit 1837, martesat civile janë njohur si një alternativë ligjore e martesave të bëra nga kisha, ndërsa në Gjermani, martesat civile u njohën në vitin 1875.

Sot, institucioni i martesës po has në një tjetër problematikë: martesat e të njëjtit seks. A duhen lejuar ato apo janë të papranueshme? Historia tregon se ndër llojet e pasura të martesave, që nga monogamia, poligamia deri te poliandria, poligjinia, kanë ekzistuar kohë më parë edhe martesat e sekseve të njëjta. Përplasja e mendimeve në shekullin e 21 është një debat i rikthyer, që vjen nga lashtësia…gazeta-shqip.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Thu 26 Dec 2013 - 15:35
me mira martes esht ajo e para Zotit dhe Hoxhes
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Thu 26 Dec 2013 - 15:38
kur te marton prifti eshte me mire se te bekon
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Thu 26 Dec 2013 - 15:40
kur te marton Hoxha ter jeten te ruajn Melaqet
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Thu 26 Dec 2013 - 15:40
kur te ban kunor Hoxha jeta esht me mir


Edituar për herë të fundit nga Kushtrimi4 në Thu 26 Dec 2013 - 15:43, edituar 1 herë gjithsej
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Thu 26 Dec 2013 - 15:41
para te dyjave
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Thu 26 Dec 2013 - 17:14
para ZOTIT dhe Hoxhes
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Thu 26 Dec 2013 - 22:06
Martesa me BISMILAH,ne emer te ZOTIT pa dyshim se kameqen e sukseseshme
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Thu 26 Dec 2013 - 23:07
Martesa me emrin e Zotit dhe me shahadetin ka me qen e lumtur
Sponsored content

Martesa, para Zotit apo përpara ligjit? Empty Re: Martesa, para Zotit apo përpara ligjit?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi