Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush s'e feston Vitin e Ri… Empty Kush s'e feston Vitin e Ri…

Tue 31 Dec 2013 - 20:16
Nata e ndërrimit të viteve në 31 dhjetor jo për të gjithë është festë. Për arsye fetare, respektimi kalendarësh dhe shkaqe ekonomike, Viti i Ri në Shqipëri nuk festohet nga të gjithë. Për komunitetin kinez që jeton në vendin tonë, viti mbyllet në 30 janar. Për Chang II-në, 1 janari është thjesht ditë pushimi e ndikuar nga festimet e Vitit të Ri në Shqipëri.Ndonëse në Shqipëri 70% e popullsisë është e besimit mysliman, pak e dinë që nata e ndërrimit të viteve nga besimtarët praktikantë nuk festohet.

Sipas klerikëve myslimane, mbrëmja e 31 janarit është një darkë e zakonshme në familje dhe që thjesht shënon mbylljen e një viti dhe nisjen e një tjetri. Ndërsa hebrenjtë Vitin e Ri e kanë festuar muaj më parë më 1 shtator.

Ndërsa për popullin serb, rus dhe një pjesë të besimtarëve, Viti i Ri dhe Krishtlindjet kremtohen sipas kalendarit Gregorian më 7 janar. Por, ka nga ato familje në Shqipëri që iu qëndrojnë larg festave të fundvitit. Kjo jo për arsye fetare dhe as çështje kalendarësh, por nga varfëria.

Kjo 26-vjeçare në periferi të Tiranës, nënë e tre fëmijëve i trembet rasteve kur ka festa sepse nuk mundet t’u sigurojë fëmijëve as vaktet e zakonshme.

Dëshminë se në shtëpinë e tyre nuk ka kurrë festa e sjell kjo vogëlushe 6-vjeçare. Edhe ky vit do të mbyllet mes ekstremesh, disa me festime e shpenzime marramendëse, të tjerë respektojnë fenë dhe kalendarët ndërsa për disa Viti i Ri i gjen me tryezën dhe stomakun bosh. /V+/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi