Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrezikon mbylljen Muzeu Arkeologjik i Korçës Empty Rrezikon mbylljen Muzeu Arkeologjik i Korçës

Wed 22 Jan 2014 - 23:57
Rrezikon mbylljen Muzeu Arkeologjik i Korçës F0114bd8-4494-4c5f-8ef7-48beee5073a4-444x333Muzeu Arkeologjik i Korçës rrezikon mbylljen. Ministria e Kulturës nuk ka paguar qiranë që nga tetori i vitit të kaluar.

15 mijë objekte historike të krahinave të Korçës ruhen në këtë muze. Ato datojnë që nga prehistoria dhe qëndrojnë atje që nga viti 1985.

Ngërçi me muzeun arkeologjik ka nisur vite më parë, kur njëra prej ndërtesave të tij, iu kthye pronarëve, ndërsa ndërtesa tjetër, ku janë të ekspozuara objektet, kaloi në pronësi shtetërore.

Dypronësia e ndërtesave, që ndodhen në të njëjtin oborr, të cilat konsiderohen pjesë integrale të njëra-tjetrës, ka sjellë jo pak vështirësi në funksionimin e këtij institucioni ndër vite.

Sot, kur Instituti i Arkeologjisë, që ka në administrim ndërtesën ku ndodhet fondi dhe laboratori i restaurimit, e ka të pamundur të shlyejë detyrimet ndaj pronarëve, prandaj vihet në diskutim vijimësia e tij.

Përveç ekspozimit të objekteve të gjetura në vendbanimet e rajonit të Korçës, prej 20 vitesh muzeu është kthyer në një qendër të rëndësishme kërkimore dhe shkencore të arkeologëve të huaj. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi