Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Soçi 2014” , Putin deklaron të hapura Lojërat Olimpike Empty “Soçi 2014” , Putin deklaron të hapura Lojërat Olimpike

Fri 7 Feb 2014 - 21:16
“Soçi 2014” , Putin deklaron të hapura Lojërat OlimpikeSOÇI – Presidenti rus, Vladimir Putin i deklaroi pak më parë “të hapura” Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit, gjatë një ceremonie zyrtare për fillimin e tyre që është gati në përfundimin e saj.

“I deklaroj të hapura Lojërat e XXII Olimpike Dimërore në Soçi”, - deklaroi Putin, i cili ka këmbëngulur shumë për organizimin e Olimpiadave Dimërore që përfundojnë më 23 shkurt, nga një tribunë me zyrtarë të lartë e vendosur në stadiumin ”Fisht” në Soçi.

40,000 vendet në stadium pritën spektatorë për ceremoninë prej dy orë e gjysmë.

Më shumë se 40 krerë shtetesh dhe udhëheqës nga e gjithë bota, përfshi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, ishin të pranishëm. Presidenti amerikan Barack Obama dhe disa udhëheqës të Bashkimit Evropian nuk morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Atletë nga 88 vende, që konkurrojnë në Soçi, marshuan në stadium.

Masat e sigurisë vazhdojnë të jenë të larta sot në fshatin olimpik dhe për rreth tij. Autoritetet janë në gatishmëri për sulme të mundshme terroriste.

(er.nu/BalkanWeb)“Soçi 2014” , Putin deklaron të hapura Lojërat Olimpike 80370
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi