Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

BINDJET E GABUESHME PËR PROSTITUTAT Empty BINDJET E GABUESHME PËR PROSTITUTAT

Wed 26 Feb 2014 - 16:01
Prostitucioni (Zinaja)

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Krijuesit të mbarë botëve. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Përshëndetjet më të përzemërta qofshin mbi të Dërguarin e njerëzisë, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij të dashur, mbi shokët e tij të ndershëm dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij gjer në Ditën e Llogarisë. Sëmundja shoqërore e cila quhet “prostitucion” ka marrë hov të madh, sidomos në kohën e fundit, pothuajse në tërë botën. Më e keqja është se po merr hov të madh edhe në vendin tonë.1

Një sëmundje e tillë nuk ka qenë aq e përhapur në trojet tona shqiptare. Islami i ndërpret rrugët të cilat çojnë drejt kësaj vepre të turpshme, të pamoralshme dhe rreptësisht të ndaluar. Feja islame ndalon edhe nga të gjitha ato rrugë të cilat të çojnë në këtë krim të turpshëm.

Islami ndalon shikimin me qëllim epshi, prekjen, llafosjen me qëllime të tilla, nëpërmjet të cilave njeriu bie në këtë vepër të ligë. Kjo sëmundje shoqërore ka përfshirë më tepër popujt e arsimuar dhe me kulturë të lartë, të ashtuquajtur me kulturë perëndimore, sesa popujt që janë në nivel më të ulët të kulturës.

Në këtë kohë tejet të vështirë, njerëzimit po i kanoset rreziku i dekadencës dhe i deformimit të pjellës njerëzore po nga kjo sëmundje shoqërore. Prostitucioni, qoftë ai në shtëpi publike ose në mënyrë ilegale po merr përmasa të gjera ndër radhët e rinisë, sidomos të asaj shkollore.

Kjo vepër aq e shëmtuar dhe e dobët është e palejuar dhe dënohet nga etika dhe mjekësia. Edhe feja e sheh me përbuzje, e sidomos feja islame e gjykon si krejtësisht të ndaluar veprën e prostitucionit. Islami në të gjitha mënyrat dëshiron që kjo sëmundje të evitohet e të mos ekzistojë në radhët e besimtarëve. Për këtë Allahu xh.sh. thotë: “Mos iu afroni imoralitetit, sepse është me të vërtetë një rrugë shumë e keqe.“2

A jeni të bindur se prostitutat janë të detyruara të bëjnë këtë zanat ? Ndoshta edhe mund të jeni gabim.

1: Me prostitucion merren femrat e pjekura

Stephany Eddy dhe Nancy Walker, doktorant për psikologji në Universitetin e Michiganit, kanë udhëhequr një hulumtim për mitet më të shpeshta dhe të rrënjosura në vetëdijen e njerëzve. Në realitet mosha mesatare e femrave që merren me prostitucion mezi arrin në 14. Por, hulumtimi ECPAT International tregon se me prostitucion merren edhe shumë meshkuj.

2: Prostitucioni para së gjithash është problem i qyteteve të mëdha, ku me këtë zanat merren shtresa më e ulët e banorëve

Në realitet prostitucioni është problem edhe për vendbanimet e vogla, prostitutat vijnë nga të gjitha shtresat shoqërore, kurse numri më i madh është nga shtresa e mesme. Arsyet për prostitucion janë të ndryshme, si edhe motivi për një mënyrë të këtillë të jetesës dhe deri te detyrimi janë të mëdha.

3: Ndalimi i prostitucionit do të zgjidhte problemin

Në të vërtetë me këtë nuk do parandalohej funksionimi i sektorit të prostitucionit, ndoshta vetëm se mund të dobësohej. Dosjet policore prostitutave do t’ua vështirësonin punësimin në ndonjë sektor tjetër, nëse vërtetë duan ta bëjnë këtë. Pos kësaj shumë prej tyre thonë se nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër pos që ta shesin trupin e vet.

4: Prostitutat gjithmonë janë viktimë e kriminalitetit

Në jetë të gjitha prostituta nuk janë viktima dhe të detyruar për këtë mënyrë të punës, por kjo nuk përjashton tërësisht mundësinë që dikush prej meshkujve, femrave dhe fëmijëve të jetë të detyruar për prostitucion. Në këtë rast ky është krim dhe vepër e ndëshkueshme. Në të shumtën e rasteve prostitutat punojnë për pronarët e shtëpive publike, të cilët ua marrin pjesën më të madhe të fitimit, madje shpesh i ekspozohen edhe dhunës. Edhe përkundër kësaj ka njerëz që me dëshirë merren me këtë unë.

5: Prostitucioni ushtrohet në zonat e kuqe, ku prostitutat qëndrojnë pranë rrugëve dhe presin myshterinjtë

Prostitucioni në rrugë përbenë vetëm 15 për qind të gjitha formave të prostitucionit ne SHBA, pohon Organizata nacionale për femrat. Përqindjen tjetër e përbën prostitucioni përmes agjencive, salloneve për masazh, shtëpive publike, seksi –klubeve, klubeve të striptizit dhe përmes shtëpive të dhëna me qira. Mënyra më e re e prostituimi është interneti, përmes të cilit ftohen femrat e reja dhe fëmijët të merren me shitjen e trupit të tyre. Prostitucioni ushtrohet gjithkund, nga hotelet prestigjioze, e deri te shtëpitë publike. (Qendra.info)

Në fund, duhet të jemi të vetëdijshëm se Allahu i Madhërishëm na ka mësuar se çfarë të veprojmë me laviret dhe lavirët, kur ata kapen duke bërë kurvëri dhe njëherazi na mëson se me kë duhet të martohen ata që bëjnë prostitucion.

Ja se çfarë thotë Krijuesi Fuqiplotë kur është fjala për dispozitat e Allahut: “Laviren dhe lavirin rrihini secilin prej tyre me nga njëqind të rëna dhe mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre në këto dispozita të fesë.”8

Për sa i përket lidhjes martesore Allahu e ka treguar mjaft bukur në ajetin vijues, ku thotë: “Laviri nuk duhet të martohet me dikë tjetër, vetëm me ndonjë lavire ose idhujtare e me laviren nuk duhet të martohet askush tjetër përveç ndonjë laviri apo idhujtari. Ajo është e ndaluar për besimtarët.”9

Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh., i Cili na bëri prej besimtarëve të drejtë dhe përmes argumenteve të Tij na tregoi se çfarë pasojash na sjell kjo rrugë e keqe dhe e shëmtuar.

Në të njëjtën kohë e lusim Allahun xh.sh. që të na ruajë ne dhe të gjithë besimtarët nga kjo vepër e shëmtuar. Amin!

Për shekuj femrat janë cilësuar si gjinia më e dobët, por në luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve, femrat janë më të forta se meshkujt. Duket se natyra u ka dhënë femrave një sistem superior të imunitetit, që u mundëson atyre të luftojnë mikrobet të cilët nuk mund t'i luftojnë meshkujt. Bazuar në një studim të ri, gjinia femërore është e programuar gjenetikisht në luftimin e infeksioneve dhe kancerit. Sekreti i kësaj qëndron në diferencat biologjike të të dy gjinive. Femrat e kanë një kopje më shumë të kromozomit X, ndërsa meshkujt e kanë kromozomin shumë më të vogël, kromozimin Y.

"Statistikat tregojnë se si tek njerëzit, ashtu edhe tek gjitarët tjerë, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt dhe janë më të qëndrueshme në luftimin e sepsës, infeksioneve tjera dhe traumave të ndryshme", thotë profesori Claude Libert, nga Universiteti Ghent i Belgjikës.

Mirëpo, nga këndvështrimi biologjik, thuhet se ky dallim ka evoluuar për shkak se femrat duhet të sigurojnë mbijetesën e racës njerëzore.

Ato duhet të kenë rezistencë imunitare gjatë shtatzënisë dhe gji dhënies. "Nuk duhen shumë meshkuj për të shtuar racën njerëzore, por janë femrat ato që e bëjnë këtë', thotë profesori Libert./Qendra/alt
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

BINDJET E GABUESHME PËR PROSTITUTAT Empty Re: BINDJET E GABUESHME PËR PROSTITUTAT

Wed 26 Feb 2014 - 21:55
Princo shkruajti:Islami ndalon shikimin me qëllim epshi, prekjen, llafosjen me qëllime të tilla, nëpërmjet të cilave njeriu bie në këtë vepër të ligë. Kjo sëmundje shoqërore ka përfshirë më tepër popujt e arsimuar dhe me kulturë të lartë, të ashtuquajtur me kulturë perëndimore, sesa popujt që janë në nivel më të ulët të kulturës.

Pike se pari duhet te kuptojme termin SEKS dhe pastaj te flasim per seksin.Seksi si akt nuk eshte i keq as i ben ndokujt keq,jane njerezit qe e shemtojne e i japin kuptime te tjera asaj.Pike se dyti ne kemi lexuar e mesuar si ne bibel e ne kuran besoj se jemi krijesat e zotit te gjitha dhe si te tilla jemi krijuar e formuar me disa veti te themi te cilat zoti ju dhuroi njerezve kur ai i krijoi...Sic eshte ushqimi qe hame per nje fizike te mire e te shendetshme kemi nevoje per te perdite keshtu nje nevoje njerezore eshte dhe deshira per te kryer seks ose ndryshe autoerotizem qe do te thote nevoja per te ekspermentuar me veten,me trupin e epshet erotike te tuat.

Le te kuptojme e te pranojme nje gje si fillim qe epshi eshte nje ndjenje njerezore e cila kontrollohet per mos arritur njeriu deri ne ate pike sa te dhunoj apo abuzoj kundrejt dikujt qofte kjo femer ose mashkull,pra EPSHI nuk ka asgje te keqe e as duhet te shihet si e tille dhe se dyti qe doja te permendja ketu ka te bej me te ardhmen e njerezimit,mendoni se nese njeriu ishte krijuar pa epsh atehere normalisht sdo ndiente nevojen burri te kishte kontakte seksuale me gruan dhe gruaja me burrin gjithashtu..Pra edhe keto na i ka dhuruar zoti duke pasur qellime per vazhdimesine e qenies njerezore..

Princo shkruajti:feja islame e gjykon si krejtësisht të ndaluar veprën e prostitucionit. Islami në të gjitha mënyrat dëshiron që kjo sëmundje të evitohet e të mos ekzistojë në radhët e besimtarëve.

Fete si fe pergjithesisht praktikojne te njejten gje,te bejne njeriun me te mire e ta udheheqin ate ne rrugen e zotit e jo ne imoralitet! Predikimi eshte i njejte nuk ka kuptim as domethenie te thuhet se me shume kjo vecohet tek njera fe sic eshte Islami ne kete rast se sjane gjera qe peshohen por qe predikohen si fjale te perendise ndermjet predikuesve..

Princo shkruajti: thuhet se ky dallim ka evoluuar për shkak se femrat duhet të sigurojnë mbijetesën e racës njerëzore.

Kjo per mua eshte krejtesisht e gabuar si mendim. Cila femer eshte ajo e cila ben prostituten per te siguruar mbijetesen e vazhdimesine e races njerezore? Asnjera nuk shkon me meshkujt me qellim qe te bej femije me ta...!! Arsyet jane te shumta pse nje femer punon si prostitute disa e bejne me vete deshiren e tyre e shume te tjera jane te detyruara nga pamundesia per te mbijetuar ndryshe.!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

BINDJET E GABUESHME PËR PROSTITUTAT Empty Re: BINDJET E GABUESHME PËR PROSTITUTAT

Wed 26 Feb 2014 - 22:50
Princo shkruajti:Prostitucioni (Zinaja)

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Krijuesit të mbarë botëve. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Përshëndetjet më të përzemërta qofshin mbi të Dërguarin e njerëzisë, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij të dashur, mbi shokët e tij të ndershëm dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij gjer në Ditën e Llogarisë.  Sëmundja shoqërore e cila quhet “prostitucion” ka marrë hov të madh, sidomos në kohën e fundit, pothuajse në tërë botën. Më e keqja është se po merr hov të madh edhe në vendin tonë.1

Një sëmundje e tillë nuk ka qenë aq e përhapur në trojet tona shqiptare. Islami i ndërpret rrugët të cilat çojnë drejt kësaj vepre të turpshme, të pamoralshme dhe rreptësisht të ndaluar. Feja islame ndalon edhe nga të gjitha ato rrugë të cilat të çojnë në këtë krim të turpshëm.

   Islami ndalon shikimin me qëllim epshi, prekjen, llafosjen me qëllime të tilla, nëpërmjet të cilave njeriu bie në këtë vepër të ligë. Kjo sëmundje shoqërore ka përfshirë më tepër popujt e arsimuar dhe me kulturë të lartë, të ashtuquajtur me kulturë perëndimore, sesa popujt që janë në nivel më të ulët të kulturës.

   Në këtë kohë tejet të vështirë, njerëzimit po i kanoset rreziku i dekadencës dhe i deformimit të pjellës njerëzore po nga kjo sëmundje shoqërore. Prostitucioni, qoftë ai në shtëpi publike ose në mënyrë ilegale po merr përmasa të gjera ndër radhët e rinisë, sidomos të asaj shkollore.

   Kjo vepër aq e shëmtuar dhe e dobët është e palejuar dhe dënohet nga etika dhe mjekësia.  Edhe feja e sheh me përbuzje, e sidomos feja islame e gjykon si krejtësisht të ndaluar veprën e prostitucionit. Islami në të gjitha mënyrat dëshiron që kjo sëmundje të evitohet e të mos ekzistojë në radhët e besimtarëve. Për këtë Allahu xh.sh. thotë: “Mos iu afroni imoralitetit, sepse është me të vërtetë një rrugë shumë e keqe.“2

A jeni të bindur se prostitutat janë të detyruara të bëjnë këtë zanat ? Ndoshta edhe mund të jeni gabim.

1: Me prostitucion merren femrat e pjekura

Stephany Eddy dhe Nancy Walker, doktorant për psikologji në Universitetin e Michiganit, kanë udhëhequr një hulumtim për mitet më të shpeshta dhe të rrënjosura në vetëdijen e njerëzve.  Në realitet mosha mesatare e femrave që merren me prostitucion mezi arrin në 14. Por, hulumtimi ECPAT International tregon se me prostitucion merren edhe shumë meshkuj.

2: Prostitucioni para së gjithash është problem i qyteteve të mëdha, ku me këtë zanat merren shtresa më e ulët e banorëve

Në realitet prostitucioni është problem edhe për vendbanimet e vogla, prostitutat vijnë nga të gjitha shtresat shoqërore, kurse numri më i madh është nga shtresa e mesme. Arsyet për prostitucion janë të ndryshme, si edhe motivi për një mënyrë të këtillë të jetesës  dhe deri te detyrimi janë të  mëdha.

3: Ndalimi i prostitucionit do të zgjidhte problemin

Në të vërtetë me këtë nuk do parandalohej funksionimi i  sektorit të prostitucionit, ndoshta vetëm se mund të dobësohej.  Dosjet policore prostitutave do t’ua vështirësonin  punësimin në ndonjë sektor tjetër, nëse vërtetë duan ta bëjnë këtë.  Pos kësaj shumë prej tyre thonë se nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër pos që ta shesin trupin e vet.

4: Prostitutat gjithmonë janë viktimë e kriminalitetit

Në jetë të gjitha prostituta nuk janë viktima dhe  të detyruar për këtë mënyrë të punës,  por kjo nuk përjashton tërësisht mundësinë që dikush prej meshkujve, femrave dhe fëmijëve të jetë të detyruar për prostitucion. Në këtë rast ky është krim dhe vepër e ndëshkueshme. Në të shumtën e rasteve prostitutat punojnë për pronarët e shtëpive publike, të cilët ua marrin pjesën më të madhe të fitimit, madje shpesh i ekspozohen edhe dhunës.  Edhe përkundër kësaj ka njerëz që me dëshirë merren me këtë unë.

5: Prostitucioni ushtrohet në zonat e kuqe, ku prostitutat qëndrojnë pranë rrugëve dhe presin myshterinjtë

Prostitucioni në rrugë përbenë vetëm 15 për qind të gjitha formave të prostitucionit ne SHBA, pohon Organizata nacionale për femrat.  Përqindjen tjetër e përbën prostitucioni përmes agjencive, salloneve për masazh,  shtëpive publike, seksi –klubeve, klubeve të striptizit dhe përmes shtëpive të dhëna me qira. Mënyra më e re e prostituimi është interneti, përmes të cilit ftohen femrat e reja dhe fëmijët të merren me shitjen e trupit të tyre. Prostitucioni ushtrohet gjithkund, nga hotelet prestigjioze, e deri te shtëpitë publike. (Qendra.info)

Në fund, duhet të jemi të vetëdijshëm se Allahu i Madhërishëm na ka mësuar se çfarë të veprojmë me laviret dhe lavirët, kur ata kapen duke bërë kurvëri dhe njëherazi na mëson se me kë duhet të martohen ata që bëjnë prostitucion.

Ja se çfarë thotë Krijuesi Fuqiplotë kur është fjala për dispozitat e Allahut: “Laviren dhe lavirin rrihini secilin prej tyre me nga njëqind të rëna dhe mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre në këto dispozita të fesë.”8

Për sa i përket lidhjes martesore Allahu e ka treguar mjaft bukur në ajetin vijues, ku thotë: “Laviri nuk duhet të martohet me dikë tjetër, vetëm me ndonjë lavire ose idhujtare e me laviren nuk duhet të martohet askush tjetër përveç ndonjë laviri apo idhujtari. Ajo është e ndaluar për besimtarët.”9

Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh., i Cili na bëri prej besimtarëve të drejtë dhe përmes argumenteve të Tij na tregoi se çfarë pasojash na sjell kjo rrugë e keqe dhe e shëmtuar.

Në të njëjtën kohë e lusim Allahun xh.sh. që të na ruajë ne dhe të gjithë besimtarët nga kjo vepër e shëmtuar. Amin!

Për shekuj femrat janë cilësuar si gjinia më e dobët, por në luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve, femrat janë më të forta se meshkujt. Duket se natyra u ka dhënë femrave një sistem superior të imunitetit, që u mundëson atyre të luftojnë mikrobet të cilët nuk mund t'i luftojnë meshkujt. Bazuar në një studim të ri, gjinia femërore është e programuar gjenetikisht në luftimin e infeksioneve dhe kancerit. Sekreti i kësaj qëndron në diferencat biologjike të të dy gjinive. Femrat e kanë një kopje më shumë të kromozomit X, ndërsa meshkujt e kanë kromozomin shumë më të vogël, kromozimin Y.

"Statistikat tregojnë se si tek njerëzit, ashtu edhe tek gjitarët tjerë, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt dhe janë më të qëndrueshme në luftimin e sepsës, infeksioneve tjera dhe traumave të ndryshme", thotë profesori Claude Libert, nga Universiteti  Ghent i Belgjikës.

Mirëpo, nga këndvështrimi biologjik, thuhet se ky dallim ka evoluuar për shkak se femrat duhet të sigurojnë mbijetesën e racës njerëzore.

Ato duhet të kenë rezistencë imunitare gjatë shtatzënisë dhe gji dhënies. "Nuk duhen shumë meshkuj për të shtuar racën njerëzore, por janë femrat ato që e bëjnë këtë', thotë profesori Libert./Qendra/alt


PRINCO vella ZOTI te mshiroft shum mir eke spjegua per Zinam ama ketu nuk te kuptojn sepse per dikon Zinaja esht normale e nuk e din sa e shemtuar esht sepse kush ban Zina ka denum te dhimshum

Sponsored content

BINDJET E GABUESHME PËR PROSTITUTAT Empty Re: BINDJET E GABUESHME PËR PROSTITUTAT

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi