Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Ja ku luftohet për një copë bukë! (Video) Empty Ja ku luftohet për një copë bukë! (Video)

Thu 27 Feb 2014 - 23:10
Ja ku luftohet për një copë bukë! (Video)

Ja ku luftohet për një copë bukë! (Video) Siri1-620x330-1393537091

Situata në Siri është tepër e rëndë, por akoma më dramatike paraqitet gjendja në lagjen ku jetojnë refugjatët. Në foto tregohen radhë të gjata të refugjatëve sirianë, të cilët presin me orë të tëra për të marrë një copë bukë.
Në foton e bërë më 31 janar, në kampin Yarmouk, me qindra burra, gra dhe fëmijë presin në radhë për bukë dhe ilaçe. Aty ndodhen mbi 18 mijë njerëz, të cilët rrezikojnë të vdesin nga uria.
Kampi u ndërtua në vitin 1948 për të strehuar refugjatët palestinezë, të cilët largoheshin për t’i shpëtuar luftës arabo-izraelite. Që prej fillimi të konfliktit të Sirisë kjo zonë është kthyer në një zonë katastrofike, ku luftohet ndërmjet qeverisë dhe forcave rebele për të siguruar ushqim dhe medikamente për të mbijetuar.

ZERI INFO
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi