Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

LDK-ja do që Forcat e Armatosura të quhen FARK Empty LDK-ja do që Forcat e Armatosura të quhen FARK

Mon 10 Mar 2014 - 19:35
Lidhja Demokratike e Kosovës do që Forcat e Armatosura të Kosovës të quhen FARK, raporton KTV.
Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, sipas të cilit është e domosdoshme që te Forcat e Armatosura t’i shtohet edhe Republika. Ai tha se për emër nuk ka pse të ketë reagime nga askush dhe mund të jetë e pranueshme nga të gjithë.
“Pse të ketë reagime, nëse dikush është shumë i mençur dhe ia ka qëlluar me emërtimin, siç është presidenti Rugova. Pse të ketë reagime. Interesi i të gjithë neve është të kemi FARK, është absurde të ketë reagime”, ka thënë Beqiri.
Por për PDK-në nuk ka shumë rëndësi emri. Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se nuk ka shumë rëndësi nëse quhet FAK apo FARK, për të është e rëndësishme që Kosova po bën një histori të re.
Derisa Vetëvendosje do që Kosova të ketë ushtri, thonë se FSK-ja assesi nuk duhet të lidhet me vendet e rezervuara. Visar Ymeri pohon se kjo mund të jetë skizofreni e deputetëve që përfaqësojnë minoritetet.
Ndërkohë AAK-ja e sheh si paketim të pandershëm. 
“Është paketim i pandershëm i qeverisë. Edhe pjesët e tjera që janë paketuar në këtë mënyrë, siç janë tribunali, vende të rezervuara e forca të armatosura janë mënyrë e pandershme e të bërit biznes me shtetin”, ka thënë Gjini.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi