Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ja pse islami është i domosdoshëm!!? - Faqe 2 Empty Ja pse islami është i domosdoshëm!!?

Tue 18 Mar 2014 - 15:50
Message reputation : 0% (2 votes)
First topic message reminder :

Ditë më parë lexova një artikull trishtues përkitazi me vdekjen me dëshirë, apo eutanazinë, siç njihet ndryshe në mjekësi. Thënë të drejtën, nuk është hera e parë që lexoj për këtë gjë, ngase eutanazia si problem kaherë është diskutuar, por ky rasti i fundit i dy vëllezërve shurdhanë nga Belgjika, të cilët vetëm pse ishin njoftuar nga mjeku se shumë shpejt do të humbnin edhe shikimin vendosën të “vetvritën” apo ti nënshtroheshin eutanazisë, ishte shumë prekës. Nuk kishte arsye as sipas atyre që lejojnë eutanazinë për të lejuar një gjë të tillë, por ja që e drejta ka shkuar -mbrapsht- aq larg saqë edhe nëse dikush të kërkon ta mbysësh, ti mund ta bësh atë, ngase është e drejtë e tij. Marrëzi. Kjo është vlera e jetës në perëndim dhe ky është niveli i fuqisë shpirtërore të perëndimorëve për tu ballafaquar me sprova dhe sëmundje. Ky është dhe një imazh i blasfemisë së të drejtës. Televizioni gjerman, RTL, duke cituar një mjek të stafit pjesëmarrës në eutanazi, thotë se dy binjakët para hyrjes në “sallën e vdekjes”, pinë për disa minuta një kafe në barin e spitalit e më pas përshëndetën krejt qetësisht prindërit dhe vëllain tjetër të tyre. E shihni në çfarë forme “romantike” dhe “qytetëruese” paraqesin momentet e dhënies fund jetës.

Në Belgjikë eutanazia është e legalizuar, fatkeqësisht. Sipas të dhënave më shumë se 1 mijë persona i dhanë fund jetës së tyre me ndihmën e doktorëve në vitin 2011. Pjesa më e madhe e tyre, ishin të sëmurë me kancer, por, a thua vallë, sikur Allahu t’i sprovonte me ndonjë epidemi të rëndë, ç’ligj do të nxjerrin këta njerëz për të shfarosur njerëzimin?!

Vërtetë e pakuptimtë dhe e palogjikshme. Ku është durimi, ku është pajtimi me fatin që të është caktuar? E çfarë vlere ka jeta nëse nuk pajton me atë që të ka goditur, apo me atë që të ka sprovuar Zoti?! Tek ne në Islam një dukuri e tillë as që diskutohet. Eutanazia është ligj kundër jetës. Ajo refuzohet nga islami. Është krim makabër. T’i japësh fund jetës për shkak të një gjëje, që mbase do të mund të mos ndodhte fare, ngase jo rrallë, konstatimet trishtuese të mjekëve po dalin të jenë të pasakta. Në Islam jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë, e çmuar, në asnjë mënyrë ajo nuk bënë të zhvlerësohet, të dëmtohet e as të asgjësohet. Ne myslimanët e kemi parim se çka vjen prej Zotit ‘mirë se vjen’, bile tek ne i sprovuari ka një gradë shumë të lartë te Zoti, nëse bënë sabër në sprovën e tij. Andaj më thoni të nderuar: kush po e çmuaka jetën më shumë, sistemet perëndimore e kultura e tyre, apo Islami feja e Zotit? Cili njeri është më i lumtur sesa myslimani, cili njeri i përballon sprovat më mirë sesa myslimani? E ne jemi duke parë se me kalimin e kohës sprovat po shtohen, sëmundjet po shumohen, fëmijët për ditë e më shumë po lindin me të meta. Andaj kjo është edhe një dëshmi se njerëzimi tjetër zgjedhje nuk ka pos Islamit, fesë së natyrshme. Koha po dëshmon të vërtetën se stabiliteti shpirtëror i myslimanëve nuk është tjetër vetëm se dhuratë e besimit të tyre. Është reflektim i besimit të tyre në sjelljet dhe veprimet e tyre. Islami është i nevojshmi.

Unë personalisht di disa raste që personat e kanë humbur të pamurit dhe të tjerë kanë sëmundje tjera të rënda, por aq janë të qetë e stabil saqë është për tu çuditur dhe ata gjithherë thonë: ne pajtojmë me atë që e ka zgjedhur Zoti për ne, Ai e di më së miri se çka na qon. Ne me këto sprova kërkojmë të ngrihemi shumë te Zoti ynë, ta fitojmë kënaqësinë tonë.
Besoj se edhe ju njihni raste të tilla. Vërtetë Islami është ilaçi i sëmundjeve, që mjekësia i shëron vetëm duke mbytur. Në Islam është lumturia. Le ta kupton këtë edhe populli im. Të ndihemi krenar për këtë fe se ma të mirë nuk ke!


Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ja pse islami është i domosdoshëm!!? - Faqe 2 Empty Re: Ja pse islami është i domosdoshëm!!?

Thu 2 Mar 2017 - 11:39
https://engjujtshqipetare.forumotion.com/t42731-turqit-e-maqedonise-shprehen-kunder-zyrtarizimit-te-shqipes#658893

...c'u be mahmutihamutsimahmutmahmuti ?!

Ja pse na qenka i domosdoshem bre, qe mahmutimehamut...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi