Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gratë “sundojnë” në mediat sociale Empty Gratë “sundojnë” në mediat sociale

Sat 29 Mar 2014 - 16:31
Argumentohet se femrat janë më sociale se meshkujt, ndaj pse mos të jetë kjo e vërtetë edhe online? Pas mbledhjes së të dhënave nga burime si “Qendra e Kërkimit Pew” dhe “Media Nielsen dhe Burst”, gazetari i medias online, Alex Hillsberg thotë se seksi i butë dominon online, veçanërisht kur bëhet fjalë për median sociale. Rreth 76% e femrave që kalojnë kohë online thonë se përdorin rrjetin Facebook, krahasuar me 66% të meshkujve të pyetur. Po ashtu, femrat rrinë më tepër në Twitter sesa burrat (18% e grave janë përdoruese, në krahasim me 17% të burrave).

Gratë kalojnë më tepër kohë në rrjete dedikuara kryesisht fotografive, si Instangram-i (20% e grave përkundrejt 15% e meshkujve), Pinterest dhe Tumblr.

Reddit dhe rrjetet e karrierës si LinkedIn priren të favorizojnë më tepër meshkujt, megjithatë me një faktorë të ulët prej 5%.

Hillsberg thotë se këto platforma të medias sociale vizuale janë shtuar me rreth 10 milionë përdorues në 12 muajt e shkuar. Po ashtu, gratë priren ta përdorin median sociale më shpesh. Në bazë ditore, 30% e grave amerikane që kalojnë shumicën e kohës online e përdorin atë “disa herë në ditë”, krahasuar me 16% të burrave.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi