Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burimet sekrete të humorit të keq dhe mënyrat si t'i përballoni Empty Burimet sekrete të humorit të keq dhe mënyrat si t'i përballoni

Sun 30 Mar 2014 - 12:56
Burimet sekrete të humorit të keq dhe mënyrat si t'i përballoni 090728-irrational-hmed-11a.grid-6x2
Ne mund të vëmë një fashë mbi një plagë ose një qese akulli mbi një mavijosje. Mirëpo këto funksionojnë vetëm për dhimbjen fizike.

Ne përpiqemi ta ndryshojmë humorin e keq me metoda nga më të ndryshmet. Ne shkojmë në kinema, hamë akullore ose pimë alkool. Mirëpo, humori i keq nuk është një infeksion.

Gjendjet e këqija të humorit janë të përkohshme – nëse jeni të mërzitur për një muaj, në mënyrë tipike kjo mund të lidhet me një ngjarje specifike. Shpesh nuk dimë t’i lidhim mirë ngjarjet me humorin, por psikologët thonë se lidhje të tilla ekzistojnë. Duhet zbuluar çfarë e shkakton humorin e keq dhe mënyrat për ta adresuar atë.

Ja tre arsyet kryesore të humorit të keq dhe mënyrat për t'i përballuar ato:

1. Refuzimi

Ai njihet si “plaga emocionale e jetës së përditshme” dhe siç e dimë është i pashmangshëm. Ka shembuj të mëdhenj, si një grua që kërkon divorcin, por edhe ngjarjet e vogla vlejnë. Për shembull, ju ktheheni nga pushimet tuaja ekzotike, postoni foto në Facebook, ose Instagram ose Twitter dhe prisni përgjigje. Mirëpo asnjëri nga miqtë nuk klikon “like”. Asnjëri nga miqtë që ju i vlerësoni gjithmonë.

Ose mund të jenë kolegët e punës që po planifikojnë të shkojnë për drekë dhe harrojnë t'ju ftojnë.

Kërkuesit tregojnë se truri ynë është shumë i ndjeshëm ndaj refuzimit, madje kjo ndodh edhe kur njerëzit që na refuzojnë janë ata që i përçmojmë.

Si të përballeni?

Nëse jeni fyer, pasi miqtë tuaj nuk jua kanë pëlqyer fotot mund t’ua kërkoni ta bëjnë një gjë të tillë. Mund t’u dërgoni mesazh dy ose tre miqve dhe pyetini: “Çfarë mendoni për fotot e pushimeve të mia?” Dhe ata do i pëlqejnë ato. Kur t’i keni marrë disa pëlqimi, do të filloni të ndiheni më mirë.

Po nëse nuk ju ftuan për drekë? Krijoni lidhje me njerëzit që ju vlerësojnë. Bëni plane me pak nga miqtë e zyrës dhe kujtoni se nuk keni nevojë për grupin, pasi e keni një të tillë tashmë.



2. Komplimentet

Komplimentet nuk vlerësohen gjithmonë. Njerëzit me vetëvlerësim të ulët nuk ndihen rehat kur lavdërohen, pasi kjo bie në kundërshtim me pikëpamjen e tyre për veten dhe mund t’i bëjë të ndihen keq. Për shembull, një student 19-vjeçar e ka të vështirë të gjejë një të dashur, por sa herë që shkon në shtëpi, prindërit i thonë sa i bukur që është.

“Kjo të bën të ndihesh keq, pasi sistemi yt i besimeve e kundërshton këtë,” thotë psikologu. “Pra, nëse unë jam kaq i bukur, pse nuk po gjej një të dashur?”

Si të përballeni?

Kur dikush ju thotë se jeni i mrekulleshëm dhe ju nuk ndiheni këshu, përpiquni të bëni një ushtrim për vetë-afirmimin tuaj. Mendoni për cilësitë që keni në fushën për të cilën morët komplimente. Pastaj shkruani dy paragrafe për rëndësinë e këtyre cilësive. Për shembull: “Mund të mos jem më i bukuri, por jam një njeri mbështetës, kam sens humori dhe jam një dëgjues i mirë.” Njohja e këtyre cilësive do t’jua kthejë humorin.



3. Faji

Ne nuk duam të keni shumë pak faj (si sociopatët), por as shumë prej tij (ose do të mbulohemi nga ankthi). Sasia e duhur i shërben një funksioni të rëndësishëm – është një mbrojtës marrëdhëniesh që ju sinjalizon nëse po bëni diçka që mund të lëndojë ndjenjat e tjetrit. Po kur ndihemi fajtorë? Kjo është një arsye për humor të keq.

Si të përballeni?

Një mënyrë për të rregulluar mënyrën sesi ndiheni është duke “bërë gjënë që e bëni më keq”, pra “kërkimin e faljes”. Ne mësojmë sesi të shfajësohemi që në foshnjëri. Ndërsa kur rritemi e kemi më të vështirë.

Psikologët thonë se një shfajësim i përshtatshëm ka disa përbërës: një pohim të qartë “më vjen keq”, një shprehje të pendimit për atë që ka ndodhur dhe një kërkesë për falje. Kërkimi i faljes nuk lidhet vetëm me ju, por edhe me personin tjetër.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi