Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Presidenti i Çekisë: Kosova, shtet i mafies dhe i drogës Empty Presidenti i Çekisë: Kosova, shtet i mafies dhe i drogës

Sun 6 Apr 2014 - 14:50
Message reputation : 100% (1 vote)
Milos Zeman, përgjatë fjalimit të tij në Beograd, ka deklaruar se krijimi i FAK-së është një riarmatosje e UÇK-së
Presidenti i Çekisë: Kosova, shtet i mafies dhe i drogës Zeman
Presidenti i Çekisë Milos Zeman ka befasuar opinionin publik sot teksa fliste për Kosovën në Beograd. Zeman ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, dhe gjatë fjalës së tij përpara mediave ka folur tërë vrer për Kosovën.

Sipas Zeman-it krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është asgjë më shumë se sa vetëm një riarmatosje e UÇK-së, e cila, sipas medieve serbe, ka përgjegjësi edhe për disa akte terroriste.

Zeman ka shkuar edhe më tej, kur e ka cilësuar Kosovën si një shtet me influencë të fortë të mafies dhe të drogës.

“Aktualisht po përsëritet edhe një herë UÇK-ja. Ky është një argument që Kosova, e cila nuk është e njohur nga një sërë shtetesh, është një vend i çuditshëm. Kosova është një shtet me një influencë të fortë të mafies dhe drogës”, -është shprehur presidenti i Çekisë.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi