Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”  Empty Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”

Sun 6 Apr 2014 - 15:23
Në këtë të premte në këndin e kuzhinës së emisionit “Rreze Dielli” në A1 Report u përgatitën receta nga gatimet tradicionale të qytetit të Shkodrës.

Zonja Tefta së bashku me Eneidën sollën këto gatime duke shprehur edhe vlerat e mëdha të amvisave shkodrane.

Në gatimet tradicionale shkodrane ka një shumëllojshmëri recetash. Përmendim këtu gatimin me tavën e krapit apo tespiçen. Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”  115900
(Në foto: Gatimet në kuzhinën e emisionit "Rreze Dielli", A1 Report)

Në këtë puntatë nga zonja Tefta erdhi një recetë tradicionale shkodrane në emërtim shumë të veçantë. Receta e parë ishte “Lakuriq”.

Ky gatim ka marrë këtë emërtim sepse ky byrek bëhet në tavë pa petë. - See more at:
Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”  115901
Receta: Lakuriq me kungull

Kunguj Jeshil                  1kg

Vezë                                   3

Sheqer                               4 lugë

Gjalp                                  6 lugë

Qumësht                            150gr

Kripë

Miell
Përgatitja e ëmbëlsirës “Lakuriq me kungull”:

Grijmë kungullin në rende dhe i hedhim kripë. Më pas i shtojmë tre deri në katër lugë sheqer. I shtojmë miell masës së kungullit të grirë.

Në një enë ku kemi hedhur dy vezë i shtojmë edhe 150 ml qumësht duke i përzierrë së bashku. Ato i hedhim në masën e kungullit të grirë. Gjashtë lugë gjalp i shkrijmë dhe i hedhim në gjellën e kungullit.

Në tavën që do hidhet kungulli i përgatitur hidhet në fillim sheqer në mënyrë që të mos ngjitet masa e përgatitur. Më pas ëmbëlsira “Lakuriq me kungull” futet në furrë të piqet.

Receta e dytë që u gatua nga Zonja Tefta për të sjellë gatimet tradicionale shkodrane ishte mish qingji me nenegjik.

Shkodranët i kultivonin vetë erëzat në kopshtet e tyre dhe nenegjiku nuk mungonte asnjëherë në to.
Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”  115903
Receta: Mish Qengji me Nenexhik

Mish                             1kg

Qepë të Njoma          5 - 6 copë

Gjethe Nenexhiku

Salc

Miell Gruri

Vaj Ulliri
Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”  115904

Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”  115905
Përgatitja e recetës “Mish Qengji me Nenexhik”:

Skuqet qepa e njomë e prerë hollë me vaj ulliri duke i hedhur pak krip. Më pas shtojmë mishin e qingjit tek qepa dhe i skuqim së bashku.

Më pas i hedhim pak miell gruri në varësi të mishit që do gatuajmë dhe i përziejmë së bashku me mishin dhe qepën. Më pas i shtojmë ujë duke e trazuar mirë.

Duhet të hedhim ujë aq sa kemi gramaturën në mënyrë që të mos të humbasë shija e mishit. I shtojmë salcën gjellës së përgatitur si dhe piper të zi dhe krip.

Në një pjatë hidhet nenexhik në mënyrë që të shtohet mishi i qingjit i përgatitur. Kjo recetë është gati për t`u servirur në pjatë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”  115906
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”  Empty Re: Lakuriq e mish qingji me nenexhik, recetat shkodrane në “Rreze Dielli”

Mon 7 Apr 2014 - 7:54
Na hapet barkun ne keto gjera tmira
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi