Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mbrojtja, marrëveshje Kosovë-Itali Empty Mbrojtja, marrëveshje Kosovë-Itali

Tue 6 May 2014 - 14:20
Italia ka nënshkruar dokumentin bazë për të nisur hartimin e marrëveshjes për të ndihmuar Kosovën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Për këtë qëllim ishte për një vizitë në Prishtinë, ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Roberta Pinotti, e cila takoi kryeministrin Hashim Thaçi dhe me homologun e saj, Agim Çeku.

Në takim me kryeministrin Thaçi, ministrja italiane e Mbrojtjes bisedoi për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Ndërsa ministri Çeku, në përfundim të takimit bëri këtë deklaratë:

“Marrëveshja do të fokusohet në një bashkëpunim të ndërsjellë në disa fusha, pa kufizime, por sidomos në rrafshim bilateral në trajnime të njësive të oficerëve tanë, sidomos në ngritjen e kapaciteteve të reja, aty ku Italia dallon nga vendet tjera të NATO-s dhe ka ekspertizën më të mirë, sidomos në fushën e njësiteve alpiniste, në rrafshin e karabinierëve apo Policisë Ushtarake”.

Sipas Çekut, trupat e Forcave të Armatosura do të kenë mundësi që në kuadër të marrëveshjes Kosovë-Itali të kryejnë trajnime në akademi të mbrojtjes italiane. Çeku po ashtu tha se ministrja italiane e Mbrojtjes i ka premtuar se vendi i saj do ta mbështesë integrimin e Kosovës në NATO.

Jetësimi i marrëveshjes së firmosur mes ministrit Çeku dhe ministres Pinotti pritet të ndodhë në pjesën e dytë të këtij viti, pasi për të duhet votuar në Parlamentet e dy vendeve. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi