Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti? Empty Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti?

Wed 28 May 2014 - 1:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti? Jes-620x325
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u përfshi në një debat me Papa Françeskun, se çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti.

Netanyahu tha “Jezusi ishte këtu, në këtë vend. Ai ka folur hebraisht”.

“Aramisht,” ndërhyri Papa.

“Ai ka folur gjuhën aramike, por dinte hebraisht,” u përgjigj Netanyahu.

Por çfarë gjuhe ka folur Krishti, pyet BBC.

Dr. Sebastian Brock, profesor i gjuhës aramike në Universitetin e Oksfordit thotë se të dy kanë të drejtë.

Hebraishtja ishte gjuha e shkollarëve, por gjuha e përditshme e Krishtit ka qenë ajo aramike.

Kjo gjuhë është përdorur edhe në filmin “Pasioni i Krishtit” i Mel Gibson, edhe pse nuk mund të gjenden të gjitha fjalët e përdorura në atë kohë në këtë gjuhë.



Gjuha arabe mbërriti më vonë në Palestinë.

Por latinishtja dhe greqishtja ishin gjuhë që përdoreshin zakonisht në ato kohëra.

Profesori Jonathan Katz thotë se Krishti mund të ketë ditur vetëm pak fjalë në latinisht.

Ajo ishte gjuha e ligjit dhe e ushtrisë romake dhe Krishti nuk mund të ishte shumë familjar me to.

Gjuha greke ka më shumë mundësi. Ishte një ‘lingua franca’ (gjuhë- urë) në perandorinë romake dhe përdorej nga administratorët civilë.

Kështu që ekziston mundësia që Krishti të ketë ditur ca greqisht.

Brock thotë se nuk ka prova që Krishti ka shkruar në ndonjë gjuhë.

Në ungjillin e Gjonit, ai shkruan në rërë, por nuk dihet se në çfarë gjuhe.

Ndoshta vetëm ka vizatuar, në vend që të shkruajë, thotë Brock.shqiperi24.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti? Empty Re: Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti?

Wed 28 May 2014 - 1:14
Message reputation : 100% (1 vote)
Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti? _75120748_jesus
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kryqëzoi shpatën verbalist me Papa Françeskun sa i takon çështjes se çfarë gjuhe mund të ketë folur Jezu Krishti. Në vendin ku ka jetuar Jezusi, përdoreshin disa gjuhë.

“Jezusi ishte këtu, në këtë tokë. Ai ka folur hebraisht”, i Netanyahu Papa Françeskut në takimin publik të mbajtur në Jeruzalem. “Aramaik”, ndërhyri Papa. “Ai ka folur aramaik, por dinte edhe hebraisht”, u përgjigj kryeministri izraelit.

Është pranuar gjerësisht ekzistenca e Jezusit, edhe pse historikisht ngjarjet e jetës së tij janë ende shumë të debatueshme. Por, historianët e gjuhëve mund të hedhin dritë se çfarë gjuhe mund të ketë folur ai.

Si Papa ashtu edhe kryeministri izraelit kanë të drejtë thotë Dr Sebastian Brock nga Universiteti i Oksfordit.

Por thotë se duhet sqaruar se hebraishtja ishte gjuha shkencore dhe e shkrimit të tij, ndërsa si gjuhë të përditshme mund të ketë folur aramaik dhe në Bibël thuhet se ai ka folur këtë gjuhë.

Në atë kohë, arabishtja nuk kishte ardhur në Palestinë, por latinishtja dhe greqishtja ishin të zakonshme në kohën e Jezusit.

Nuk ka të dhëna të qarta që Jezusit mund të ketë shkruar në ndonjë gjuhë. Në ungjill ai ka shkruar në rërë dhe nuk dihet se në çfarë gjuhe. Jezusi mund të ketë pikturuar, thotë Brock.shekulli.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti? Empty Re: Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti?

Wed 28 May 2014 - 1:46
Mbase SHqip.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti? Empty Re: Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti?

Wed 28 May 2014 - 14:31
Message reputation : 0% (1 vote)
"Në atë kohë, arabishtja nuk kishte ardhur në Palestinë, por latinishtja dhe greqishtja ishin të zakonshme në kohën e Jezusit."


Vetem se latinishtja dhe greqishtja zberthehen nga gjuha SHQIPE.


Keta bejne fjale per "gjuhen" apo per "dialektin" e gjuhes?!
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti? Empty Re: Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti?

Wed 28 May 2014 - 22:51
Message reputation : 100% (1 vote)
Mos ka fol Ship ore
Sponsored content

Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti? Empty Re: Ndizet debati: Çfarë gjuhe ka folur Jezu Krishti?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi