Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës  Empty Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës

Wed 17 Sep 2014 - 22:56
Message reputation : 100% (1 vote)

Mëngjesin e së mërkurës Policia e Kosovës ka arrestuar kryeimamin e xhamisë së madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisë së Mitrovicës Enis Ramën, imamin nga Peja Enes Goga, politikanin dhe një ndër liderët e Lëvizjes Islamike në Kosovë Fuad Ramiqin, si dhe 11 imamë dhe aktivistë tjerë.

Këto figura të profilit të lartë të klerikëve kosovarë, akuzohen se kanë nxitur të rinjtë të bëhen pjesë e organizatave terroriste Al-Nusra dhe ISIS në Siri dhe Irak, ku deri tani disa kosovarë janë konfirmuar si të vrarë.

Tre të arrestuarit, Shefqet Krasniqi, Enes Goga dhe Enis Rama kanë qenë pjesë e raportit të fundit mbi liritë fetare në Kosovë që e ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit. Në këtë raport, këta imamë përfolën si nxitës të urrejtjes ndërfetare dhe mbajtjes së ligjëratave radikale.

Ndër imamët dhe aktivistët e tjerë të arrestuar janë edhe imami nga Mitrovica Ekrem Avdiu, hoxha Eroll Nesimi që administron një portal fetar, Sabahudin Selimi, hoxhë nga Vitia, Eroll Nesimi, hoxhë dhe administrues i një portali fetar, Idriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i një portali fetar, Leonard Ruli, i vetëquajturi Ebu beker Ruli, hoxhë nga Prizreni, Dardan Gjuka, imam nga Peja, Shefki Koraçi, imam në Kaçanik dhe Mazllam Mazllami, imam nga Prizreni.

Po ashtu, në këtë aksion policia ka arrestuar edhe Bedri Robajn i cili thirret si imam në objektin e improvizuar, me mbishkrimin se është xhami, por që vepron jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Gjatë bastisjes në 16 zona, policia ka njoftuar se kanë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë pajisje elektronike si dhe dëshmi tjera që lidhen me rastin.

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj për arrestimet që kanë ndodhur të mërkurën ndaj zyrtarëve të saj, por në këtë reagim Bashkësia Islame thotë se askush nuk është mbi ligjin.

Ndërkohë, në orët e pasdites, gjykata e Prishtinës ka dhënë masën e sigurisë prej 24 orë arrest shtëpie për imamin e kryeqytetit, Shefqet Krasniqi, ndërsa të enjten do të vendoset për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen ndaj tij dhe të arrestuarve të tjerë mëngjesin e së mërkurës.

Avokati i tij, Bajram Tmava i ka cilësuar të pabaza dhe të pakuptimta akuzat ndaj klientit të tij. Sipas tij, Krasniqi akuzohet për pastrim parash në vitin 2004 dhe nxitje të të rinjve për të shkuar në Siri dhe Irak përmes deklaratave të tij.

Aksioni i të mërkurës është kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës e cila edhe javë më parë kishte urdhëruar arrestimin e rreth 40 kosovarëve të tjerë me akuzat e përfshirjes në luftimet në Siri. Policia e Kosovës u ka bere thirrje të gjithë qytetarëve që mos të bien pre e joshjeve dhe indoktrinimeve ideologjike dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.

/ Top Channel
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës  Empty Re: Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës

Fri 19 Sep 2014 - 23:30
Message reputation : 100% (1 vote)
Imamët e Kosovës, 30 ditë në burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditë për 15 të arrestuar, shumica prej tyre imamë të Bashkësisë Islame, e të cilët dyshohen për terrorizëm dhe vepra tjera penale.

Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale: pastrim parash dhe financim i terrorizmit, nxitje për kryerjen e veprave terroriste si dhe për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor fetar apo etnik.

I pandehuri Bedri Robaj me aktivitet në një xhami jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame, akuzohet për rekrutim për terrorizëm dhe për nxitje të tjerëve për kryerjen e veprave terroriste.

Idriz Bilibani dhe Sabahudin Selimi akuzohen për veprat penale: nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe veprën penale, rekrutimi për terrorizëm.

Të pandehurit e tjerë, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Ekrem Avdiu dhe Enis Rama akuzohen për nxitjen e të tjerëve për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i Kodit Penal të Kosovës.

Njëri nga liderët e Lëvizjes politike LISBA, Fuad Ramiqi akuzohet për veprën penale thirrje për rezistencë e cila dënohet sipas nenit 411 të Kodit Penal.

Alban Malsiu akuzohet për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rekrutim për terrorizëm dhe për nxitjen e të tjerëve për kryerjen e veprave terroriste”.

Ndërsa Dardan Gjuka akuzohet për shkak të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste. Eroll Nesimi dhe Leonard Ruli dyshohen se kanë kryer veprat penale për rekrutim për terrorizëm, nxitje për kryerjen e veprave terroriste.

Masë e paraburgimit prej 30 ditëve për 15 të pandehurit është caktuar pasi gjykata ka pranuar si të bazuara pretendimet e Prokurorisë Speciale se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase.

Në shenjë solidarizimi i me imamët e arrestuar, të premten ishte parashikuar të mbahej një protestë në Prishtinë, por myftiu i Kosovës Naim Tërnava u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të protestojnë dhe tu besojnë organeve të drejtësisë.

/ Top Channel
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës  Empty Re: Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës

Wed 24 Sep 2014 - 16:28
Message reputation : 50% (2 votes)
Per tja ber qejfin papes i arestuan njerzit me te mire te kosoves eliten..
http://zeri.info/artikulli/50148/ate-qe-e-puthi-prifti-ne-balle-po-akuzohet-per-nxitje-te-urrejtjes-fetare
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës  Empty Re: Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës

Wed 24 Sep 2014 - 21:42
Message reputation : 0% (1 vote)
Po bre qe tre muj jem pa udheheqsi,jem me krim,papunsi.,vrasje etj etj.
Tash dikun duhet meja ngjit
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës  Empty Re: Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës

Wed 24 Sep 2014 - 21:44
Message reputation : 0% (1 vote)
E çfar ke oj Loke, për çka je mërzitur
Ta morrën pa faj, at që e ke rritur
T'a ndanë at zemër, e di në shum pjesë
T'a burgosën djalin, të tradhtuan n'besë
O Burg i padrejtë, flaka ty të daltë
Zjarri ty t'u shtoftë, dhe kur mos u ndaltë
Pa dritën e syve, si e latë Nënën
E hodhët n’qeli, mos ta shohi Hënën
E latë dhe Nusen, të vetme pa krah
I latë fëmijët, pa Bab për gjynah
E do t'ju vijë fundi, o ju të padrejtë
Zoti ynë i Dashur, Ai është I Drejtë
Ja All-llah të lutem, me lutje me lot
Liroj Muslimanët, anemban n'kët Bot 
( Amin )
Sponsored content

Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës  Empty Re: Valë arrestimesh në xhamitë e Kosovës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi