Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit  Empty Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit

Tue 9 Dec 2014 - 23:05
Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit  Cache-210-166-strict-148968_1Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, një hap që u mundëson sportistëve kosovarë të marrin pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në edicionet e ardhshme të Lojërave Olimpike.

Vendimi është marrë në kongresin e KON-it i cili është duke u mbajtur në Monako. Duke arsyetuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim të plotë, Pierre Miro tha se Kosova është një vend i sportit.
“Kosova është një vend real i sportit me një strukturë reale të sportit, me 34 federata 8 nga të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht me status të plotë dhe 4 me status të pjesshëm”, tha Miro.

Në tetor të këtij viti, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte marrë vendim për njohjen e përkohshme të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe kishte propozuar që Komitetit Olimpik të Kosovës t'i jepet njohje e plotë në sesionin e ardhshëm të IOC që do të mbahet në dhjetor në Monako.

Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992 dhe inkorporon më shumë se 30 federata kombëtare, 13 nga të cilat janë federata të pranuara ndërkombëtarisht.

Nga këto, gjashtë janë anëtarë të plotë të federatave përkatëse ndërkombëtare, ndërsa shtatë të tjera janë anëtare të përkohshme apo të asociuara.

Bordi Ekzekutiv i IOC-së, kishte vënë në dukje se Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për pranim të përshkruara në Kartën Olimpike. Këto përfshijnëkriteret sportive dhe teknike si dhe përkufizimin e "vendit", sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 - "një shtet i pavarur i njohur nga bashkëia ndërkombëtare".

Kosova është njohur si shtet nga 108 shtete anëtare të OKB-së, nga gjithsej 193.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit  Empty Re: Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit

Tue 9 Dec 2014 - 23:13
uro   shum   sukses   ishalla    anetaresohet  fifa
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit  Empty Re: Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit

Tue 9 Dec 2014 - 23:47
Urime Kosoves inshalla dhe  nje dit do te urojm  Kosoves  pranimin ne kombe te  bashkuat  antare
Sponsored content

Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit  Empty Re: Kosova anëtare me të drejta të plota në KON, Miro: Vend real i sportit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi