Duket si një pikë e madhe uji në pjatë, por në fakt është një ëmbëlsirë. Dhe është po aq delikate sa duket, pasi nëse nuk hahet brenda gjysmë ore, kthehet në një masë uji. Ëmbëlsira e pazakontë është tipike japoneze dhe realizohet me miell orizi dhe me pluhur soje që zakonisht është me ngjyrë të verdhë dhe vjen si masë xhelatinoze.