Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Totalitarizmi!! Empty Totalitarizmi!!

Sun 11 Jan 2015 - 2:33

Totalitarizmi

Totalitarizmi, nazist apo stalinist, duhet te dallohen nga format e tjera te regjimeve autoritare- sipas Hannah Arendt. Ky i fundit nuk eshte vetem nje diktature, dhespotizem apo tirani; logjika e tij eshte- le te themi ka pas qene!- thelbesisht e re. Ajo qe mund ta permbledhe, eshte: "Gjithçka eshte e mundshme".



Dicka me shume rreth Hannah Arendt dhe "Origjinat e Totalitarizmit"

Hannah Arendt (1906-1975) u lind dhe edukua ne Gjermani. Ne moshen 22-vjecare, pasi mbron doktoraten ne Universitetin e Heidelberg-ut, Arendt hyn ne rredhet e aktivisteve politike. Pas ardhjes ne fuqi te Hitlerit, ajo angazhohet ne publikimin e viktimave te Nazizmit, si dhe fillon kerkimet ne lidhje me propaganden anti-semitike, per te cilen ajo arrestohet nga Gestapo. Pasi lirohet nga burgu, Arendt emigron ne Paris, dhe me pas ne Shtetet e Bashkuara duke u vendosur ne New York. Rreth nje dekate mbas mberritjes ne New York, Arendt publikon "Origjinat e Totalitarizmit," nje liber qe do te konsolidonte reputacionin e saj si filozofe politike.

"Ideollogjia e Terrorit: Nje Forme e re Qeverisje" eshte nje pjese nga kapitujt e fundit te "Origjinave e Totalitarizmit." Ne pjesen e pare te ketij libri, Arendt pershkruan historine e anti-semitizmit modern, pasi ngritja e totalitarizmit ne Gjermani, ne pjesen me te madhe, u bazua ne besimin e Hitlerit se rraca Ariane ishte biologjikisht dhe moralisht me e evoluar se rracat e tjera. Arendt tregon sesi rregjimet totalitare e marrin pushtetin nga propagandimi i ideve, apo ideollogjive, te tilla si nje rrace eshte inferiore ndaj nje tjetre. Me tu pranuar kjo premise--argumenton ajo--persekutimi ndaj racave te tjera jo vetem qe behet i lejuar por edhe inkurajohet. 

Arendt pershkruan ideollogjine e Gjermanise fashiste dhe ate te Rusise komuniste, duke demonstruar menyren sesi pranimi i nje ideollogje perben gurin themelor te pushtetit te rregjimeve totalitare. Ne rastin e Gjermanise, rracizmi coi ne nje teori qe disa raca jane inferiore ndaj te tjerave, dhe per kete duhet te shkaterrohen per hir te njerezimit. Ajo tregon sesi kjo ideollogji eshte pjelle e nje keqkuptimi te teorise te Darvinit--Mbijetesa e me te Pershtatshmeve. Ne rastin e Rusise komuniste, totalitarizmi u bazua ne teorine "shkencore" te formuluar nga Karl Marks (evolucioni eshte historia) qe insistonte ne luften e klasave, dhe ne nevojen per nje klase ne progres, gje qe si rrjeshim sillte dhe shkaterrimin e klasave jo-progresive.  Sipas Arendt, Nazistet dhe Komunistet i perdoren keto ligje te natyres si nje justifikim per terrorin dhe aktet e tyre brutale. Ne te gjitha format e qeverisjes--thote ajo--ligjet thone ate qe ne nuk duhet te bejme, ndersa ne rregjimet totalitare, ligjet thone ate qe ne duhet te bejme. Ne interpretimin e totalitarizmit, ligjet behen ligje te levizjes--ato pershkruajne nje proces te vazhdueshem zhvillimi dhe ndryshimi. Sipas Arendt, koncepti i terrorit shkon pertej frikes: ai eshte vete esenca, pa te cilen shteti totalitar do te rrezohej. Nese ne disa lloj qeverisjesh terrori perdoret per te kontrolluar opoziten, ne rregjimet totalitare terrori kontrollon gjithcka. Ai [terrori] behet total kur nuk varet me nga gjithe opozitat, dhe mbreteron mbi gjithcka kur askush nuk e pengon me.



Duke qene se Shqiperia ka pas qene viktima e nje diktature gati 50-vjeçare, le te perpiqemi, brenda te mundshmes, te spikatim shkaqet e kesaj te fundit... dhe te diskutojme mbi mundesine e nje radhitjeje te "Enverizmit" ne rangun e diktaturave me te "perkryera" (stalinizmi, nazizmi); apo ne te kunderten nqs se mund ta quajme nje klonim te njeres prej atyreve me lart...!



Pyetja ime eshte: Si mundi Enverizmi ta realizoje kete gje? C'metoda u perdoren per te terrorizuar masat? Dhe ajo qe me duket mua me e rendesishme..., a ishte Enverizmi i bindur se gjithcka eshte e mundur? Thone qe komunizmi ne shqiperi vrau inteligjencen. A nuk eshte kjo nje evidence qe deshmon se Enverizmi i friksohej ideollogjise sipas te ciles gjithcka eshte e mundur? Enverizmi konsiderohet si nje nga diktaturat me te egra te europes lindore. C'fare e beri ate te tille? Jane keta faktore ideollogjike apo historike/shoqerore?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi