Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pakistan, myslimanët kërkojnë dënim me vdekje për gazetarin që vizatoi Muhamedin duke qarë Empty Pakistan, myslimanët kërkojnë dënim me vdekje për gazetarin që vizatoi Muhamedin duke qarë

Thu 15 Jan 2015 - 23:50
Pakistan, myslimanët kërkojnë dënim me vdekje për gazetarin që vizatoi Muhamedin duke qarë 24B8C58000000578-2911717-image-m-12_1421335429374Myslimanët e Pakistanit bënë sto thirrje për varjen e karikaturistëve të revistës satirike “Charlie Hebdo”, pas vendosjes së profetit Muhamed në koopertinën e numrit të fundit.

Ndërsa protestat në mbarë botën vijojnë, rreth 300 njerëz nga një grup besimtarësh marshuan në qytetin lindor të Lahoras (Lahore), duke mbajtur pankarta që shkruanin “Poshtë Charlie Hebdo”. Një tjetër lexonte: “Blasfemia me karikaturën e Profetit është akti më i keq i terrorizmit. Karikaturistët duhet të varen menjëherë”.
Pakistan, myslimanët kërkojnë dënim me vdekje për gazetarin që vizatoi Muhamedin duke qarë DOjKl1Hl
Karikaturizti Renald Luzier, autori i karikaturës së fundit, ishte shprehur më herët gjatë kësaj jave se nuk do të kishte përjashtime ndaj lirisë së shprehjes.

Ndërsa sot, në Francë u zhvilluan funeralet për katër prej kolegëve të tij, që u vranë gjatë sulmeve terroriste ndaj revistës, javën e shkuar.
Marshimi në këtë qytet erdhi pas vendimit të ligjvënësve në Pakistan, të cilët kaluan një rezolutë që dënon imazhin e profetit mysliman në gazetën satirike franceze.

Kopertina e revistës shfaqte Muhamedin duke mbajtur një pankartë që lexonte “Unë jam Charlie” mbi të cilën shkruhej “Gjithçka është falur”./dailymail
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi