Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Biznes me virgjërinë e vajzave, për 200 euro rikthen "moralin e humbur" Empty Biznes me virgjërinë e vajzave, për 200 euro rikthen "moralin e humbur"

Thu 22 Jan 2015 - 22:33
Biznes me virgjërinë e vajzave, për 200 euro rikthen "moralin e humbur" ?img=gjinekolgShkup, 22 janar - Nuk është thjesht mit urban, por një e vërtetë. Vajzat që duan ta “rikthejnë” virgjërinë e humbur, mund ta bëjnë këtë vetëm për 200 euro.

Një burim i tha “Zhurnal”-it, në kushte anonimiteti, se ky biznes me virgjërinë e vajzave bëhet nga disa gjinekologë në Shkup, si dhe në qytetet e tjera të vendit.

Kontaktuar nga “Zhurnal”, gjinekologë pranojnë nën zë se mes kolegëve të tyre ka të atillë që pranojnë t’ua rikthejnë virgjërinë vajzave, për vetëm 200 euro, por me kusht diskrecionin e plotë.

Procedura duket të jetë e lehtë dhe zgjat vetëm 20 minuta, ndërsa në terminologjinë e mjekëve njihet si “himenoplastic”.

Mjekët thonë se kanë mirëkuptim për vajzat që janë rritur në ambiente ku humbja e virgjërisë kuptohet si mëkat dhe si humbje e nderit, por nuk janë dakord se kjo është mënyra për të nisur jetën me të zgjedhurin e ri.

Sipas rasteve që tregon burimi ynë, ndodh që për ndërhyrjen të paguajë edhe ish i dashuri i vajzës, që është fajtori për humbjen e virgjërisë, megjithëse në të shumtën e herëve kjo gjë bëhet nga vetë vajzat.

“Ato nuk pyesin as për çmimin kur janë të vendosura të ‘rikthejnë’ virgjërinë, nën presionin e frikës se mund të dëbohen nga i dashuri i ri, ose burri i ardhshëm. Ndërhyrjet e tilla bëhen zakonisht në ordinancat private”, tha burimi.

Rikthimi i virgjërisë ka vite që përflitet, por vazhdon të jetë një nga tabutë e shoqërisë.
© ZHURNAL.mk
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi