Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë Empty Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë

Sat 7 Feb 2015 - 22:06
Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë 8B27B7E70B857FD9C80AB51DAA7C4F2B
Pesëdhjetë e gjashtë për qind e amerikanëve besojnë në dashuri në shikim të parë, ndërsa kjo përqindje është më e madhe tek të anketuarit që janë në martesë ose lidhje.

Për amerikanët dashuria në shikim të parë është ende reale, ka treguar hulumtimi i CBS-së në bashkëpunim me “Vanity Fair”. Madje 56 për qind e tyre besojnë në këtë formë të dashurisë, ndërsa kurrë nuk lexojnë e-mailat e partnerëve të tyre dhe besojnë që seksi i mirë është shumë i rëndësishëm për lidhje kualitative dhe të suksesshme.

Siç kanë treguar rezultatet e hulumtimit në 1100 të anketuar të rritur, vetëm 17 për qind të tyre kontrollojnë e-mailat e partnerit ose partneres, kështu që gjithçka që shikojmë në filmat amerikan, dhe që nganjëherë na duken edhe qesharake, ekzistojnë me të vërtetë.

Njëkohësisht, më së shpeshti grinden rreth përzgjedhjes së programit televiziv, madje më shpesh se për shkak të punëve të shtëpisë. Është thyer edhe miti për vjehrrat dhe nuset sepse tre të katërtat e të anketuarve kanë deklaruar që merren vesh mirë me anëtarët e familjes së partnerit.

Ndoshta do të duket e çuditshme, por 45 për qind e tyre ende besojnë që është e hijshme të kërkohet dora e partneres së vet nga babai i saj, ndërsa pavarësisht pikëpamjeve liberale në botë, amerikanët janë shumë konservativ ndaj lidhjeve të hapura, transmeton Koha.net. Gati gjysma e të anketuarve lidhjen e tillë e konsideron të gabuar, ndërsa madje një e katërta mëkat. /Telegrafi
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë Empty Re: Amerikanët ende besojnë në dashuri në shikim të parë

Tue 10 Feb 2015 - 2:28
E po si te rritesh me MacDonald e burger king cfare do presesh.????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi