Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Bukuri me çmim të ulët, ua ofron soda e bukës Empty Bukuri me çmim të ulët, ua ofron soda e bukës

Sun 22 Feb 2015 - 15:21
Këshilla
Nëse i doni shumë produktet kozmetike natyrore dhe çmimet e ulëta, atëherë besojini sodës së bukës, një aleate e vërtetë bukurie. Këtu do të gjeni receta për kujdesin ndaj trupit, që nga koka te këmbët!
Bukuri me çmim të ulët, ua ofron soda e bukës SodeKeni nevojë për relaks, për të hequr lodhjen dhe të gjeni sërish energjitë? Shtojini gjysmë filxhani sodë buke vaskës tuaj me ujë të nxehtë, për një efekt tonifikues: kështu do të keni një lëkurë të butë, pikërisht ashtu siç duhet të jetë….dhe ndërkohë mund të bëni një skrab. Ju ftojmë të lexoni më poshtë recetat e bukurisë të përftuara nga soda e bukës.
Skrab të ëmbël për fytyrën dhe trupin
Për të qetësuar dhe për të pastruar lëkurën e fytyrës dhe të trupit me skrab, përgatisni një përzierje të sodës së bukës (3/4) me ujë (1/4), duke e aplikuar me masazhe rrotulluese dhe delikate. Do t’u thoni lamtumirë qelizave të vdekura dhe papastërtive të tjera, duke i dhënë shkëlqim tjetër e të bukur lëkurës suaj.
Buzëqeshje perfekte, pastron dhe zbardh dhëmbët
Soda e bukës është një aleat i çmuar për higjienën orale. Ju mund ta përdorni atë për të bërë gargarë, sepse soda e bukës neutralizon acidet duke parandaluar kariesin dhe erën e keqe të gojës. Mjafton të hidhni vetëm një lugë gjelle sodë buke në një litër ujë në një shishe dhe ta përdorni atë çdo mëngjes ose mbrëmje para gjumit.
Ndërsa për të zbardhur dhëmbët dhe për të zhdukur njollat nëpër to, hidhni pak prej saj te furça e dhëmbëve, duke e përdorur si pastë dhëmbësh, por pa e ekzagjeruar. Mjafton që këtë gjë ta bëni një herë ose dy herë në javë. Këtë gjë e rekomandojnë edhe vetë dentistët.
Flokë të shndritshëm
Bukuri me çmim të ulët, ua ofron soda e bukës Sode1Për të pasur flokë të butë dhe me shkëlqim, një herë në javë lajini duke hedhur një lugë sodë buke në shampo, duke i masazhuar dhe më pas duke i shpëlarë me kujdes.
Deodorant
Për të luftuar djersitjen e tepërt dhe erërat e pakëndshme, mjafton që sqetullat t’i lyeni me një pambuk të lagur në ujë me sodë. Një deodorant i vërtetë, i ëmbël dhe me çmim të lirë, i cili shmang gjithashtu rrezikun nga irritimet dhe reaksionet alergjike, sepse deodoranti prej sode nuk përmban as alkool dhe as parfum, ndërkohë që ruan edhe aromën natyrale të lëkurës.
Duar të buta
Për duar shumë të buta, përpara se të bëni manikyr, mbajini ato 10 minuta në një enë me ujë me sodë (dy lugë për një litër ujë).
Dush qetësues dhe zbutës për këmbët
Nëse këmbët tuaja kanë nevojë për pak pushim, për ndonjë përkëdhelje më shumë apo për parapërgatitje për pedikyr, përgatisni një “dush” të posaçëm për ton, duke përzier dy lugë gjelle sodë buke me çdo një litër ujë. Për pjesën e thembrave, të cilat janë më të ashpra dhe të pandjeshme, përgatisni një masë me shumë sodë dhe pak ujë. Vendoseni në to, si një lloj maske.
Heq aknet dhe pikat e zeza në fytyrë
Soda e bukës është një ndihmë shumë e madhe për lëkurën që ka akne dhe pika të zeza. Vini një sasi të konsiderueshme sodë buke në lëkurën e fytyrës. Ajo do të hapë poret, do të eliminojë shtresën e pluhurit, sekrecionet e yndyrës, lëkurën e vdekur.
Por gjithsesi, soda e bukës duhet medoemos të përdoret dy herë në javë, jo më tepër. Për sa i përket aplikimit të saj, e shkrijmë sodën e bukës në ujë dhe e vendosim mbi lëkurën e larë më parë me sapun. Pas sodës së bukës, për të qetësuar skuqjen e lëkurës nga aknet, mbi të duhet të vini disa feta kastravec, sepse ato përmbajnë PH, i cili e ndihmon lëkurën të freskohet.
N.A
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi