Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ekonomia, kërcënim i ri; bie popullsia në moshë për të punuar Empty Ekonomia, kërcënim i ri; bie popullsia në moshë për të punuar

Mon 10 Apr 2017 - 18:25



Sipas Bankës Botërore, për shkak të plakjesë së dhe emigrimit të lartë, popullsia shqiptare në moshë pune ka rënë me ritme të shpejta.

Të dhënat që banka publikoi në një raport të posaçëm për punësimin në Ballkanin perëndimor tregojnë se krahasuar me vitin 2010, shqiptarët në moshë nga 15 deri 64 vjeç janë pakësuar me 7 për qind. 

Bilanc më të negativ se ky në rajon ka regjistruar vetëm Bosnja, ku për të njëtën periudhë, popullsia në moshë pune është ulur me 7.5 për qind. 

Kontraktimi demografik i vendit është një kërcënim i madh për të ardhmen e ekonomisë. Banka Botërore lëshon alarmin se për shkak të tkurrjes së forcës punëtore, rritja ekonomike gjatë viteve të ardhshme do të jetë më e ulët nëse nuk kompensohet nga rritja e produktivitetit të punës. 

Por ky nuk është kërcënimi i vetëm. Rënia e forcës punëtore ka pasoja të rënda edhe për qëndrueshmërinë financiare të vendit. 

Sipas BB, nëse vazhdon, kjo tendencë do të përkeqësojë normën e varësisë në ekonomi, pra bilancin mes personave inaktivë dhe atyre që punojnë duke goditur sistemin e pensioneve. 

Kjo do ta vërë qeverinë përballë një zgjidhjeje të detyruar: ose të rrisë taksat, ose të kufizojë pensionet për të mos thelluar borxhin publik.

/ Top Channel 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ekonomia, kërcënim i ri; bie popullsia në moshë për të punuar Empty Re: Ekonomia, kërcënim i ri; bie popullsia në moshë për të punuar

Mon 10 Apr 2017 - 18:31
"Kjo do ta vërë qeverinë përballë një zgjidhjeje të detyruar: ose të rrisë taksat, ose të kufizojë pensionet për të mos thelluar borxhin publik."


ose: KTHIMI I SHQIPTAREVE NE ATDHE.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi