Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Eva Braun, dashnorja me “aromë” Hitleriane Empty Eva Braun, dashnorja me “aromë” Hitleriane

Tue 2 Feb 2010 - 10:31
Bukuroshja gjermane, e cila ishte dashnore e Adolf Hitlerit për trembëdhjetë vjet me rradhe, dhe bashkëshorte veç për njëzetë e katër orë, lindi më 6 shkurt 1912 në Mynih. Ishte vajza e mesme e mësuesit Friç Braun dhe shtëpiakes Françiska Kronberger. Në përgjithësi, Eva nuk shquhej për ndonjë inteligjencë të veçantë, madje thuhej se me njëmijë të zeza mbaroi dhe shkollën e mesme, ndërsa paralelisht punonte si sekretare në një klinikë. Në moshën 17 vjeçare, e pashmja Evë, u punësua në studion e Henrik Hofman, e fotografit zyrtar të Partisë Naziste. Atje u njohë me Adolf Hitlerin, i cili me sa duket u dashurua marrëzisht pas bjondes shpërthyese. 40 vjeçari fillimisht i’u prezantua si Her Volf, një pseudonim që e përdorte qysh fëmijë, për raste shumë të veçanta. E entuziazmuar nga ndjenja e re Eva u tha shoqeve të saj “se njohu një burrë me mustaqe qesharake”. Në fillim të viteve 1930 Hitleri kishte lidhje me Geli Raubal, vajzën e gjysmë – motrës së tij, Angela Raubal. Pas vdekjes së saj më 1931, Hitleri filloi të shihte më shumë Evën, edhe pse kishte lidhje erotike me aktoren Renate Miller. Sipas burimeve te ndryshme Eva e xhelozonte patologjikisht, aq shume sa që në 1932 desh i dha fund jetës së saj kur tentoi të vetë-digjej në qafë. Partia Naziste gjithmonë mundohej që të mbante në terr jetën erotike të Hitlerit.

Adolfi dhe Eva nuk u shfaqën kurrë së bashku publikisht, madje dhe raporti i tyre u bë i njohur pas përfundimit të luftës. Hitleri ishte mjaft i pëlqyeshëm tek femrat, të cilat me votat e tyre e kishin ngjitur në pushtet në 1933. Prandaj për asnjë arsye nuk donte të humbiste popullaritetin e hatashem qe gezonte. Në fjalimet e tij pohonte se nuk krijoi familje, pasi familja e tij ishte i gjithë populli Gjerman. Por tek miqtë e tij të afërm kishte thënë se arsyeja që nuk martohej ishte frika se mos fëmijët që do të bënte nuk do të trashëgonin inteligjencën e tij. Hitleri jetoi një jetë mjaft të lumtur, akoma dhe gjatë luftës. Ushtrohej çdo ditë për të ruajtur në formë trupin e mirë që kishte. Lexonte romane sentimentale dhe shfletonte revista me përmbajtje të ndaluar për Gjermanët e tjerë. Hobi i tij ishte fotografia. Në prill 1945 dukeshin qartë ditët e numëruara të Nazizmit. Aleatët tashme ishin shtrënguar si pincë në Gjermani. Atëherë Eva u zhvendos në Berlin, dhe u instalua në bodrumin e Kancelarisë, që përbënte strehën e sigurtë të Fuhrer. Pavarësisht se i kërkuan të largohej, Eva refuzoi duke thene se do të qëndronte pranë të dashurit të saj. Përfundimisht, më 29 prill Hitleri u martua me Evën në bodrumin e Kancelarisë, ndërsa ushtarët Sovjetikë ndodheshin në tokë Gjermane. Martesa u realizua në një ceremoni modeste. Eva, ate dite thuhet se kishte veshur një fustan të zi të mëndafshtë. Në atë kohë, në korridoret e Kancelarisë qarkullonin thashetheme se Eva priste fëmijë. Të nesërmen, më 30 prill 1945 z. dhe znj. Hitler u mbyllën në një nga dhomat e strehimit, dhe u vetvranë duke pirë një sasi pilulash, ndërsa ushtarët Sovjetikë nuk ishin as 500 m larg Kancelarisë. Menjëherë pas kësaj, të dy kufomat u dogjën. Hirin e tyre e gjetën ushtarët e parë që hynë në mjediset e strehimit. Sovjetikët i varrosën fshehtazi në Magdeburg bashkë me kufomat e familjes Gebels, që ishin vetvrarë masivisht. Në prill 1970, autoritetet e Gjermanisë Lindore ç’varrosën dhe dogjën gjithçka që kishte mbetur nga Hitleri dhe Gebels, hirin e të cilëve më vonë e shpërndanë në lumin Elba.

Sidoqoftë vdekja e tyre ishte mjaft heroike!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi