Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Sun 27 Feb 2011 - 16:36
First topic message reminder :

""Pra nuk e ka aspak gabim gjeniu Robert d'Angely qe verteton shkencerisht se gjuhet greke dhe italiane jane bija te shqipes.""
___

Gjuha Shqipe eshte nga me te lashtat ne bote.
Te zberthejme ketu pra kuptimin qe kane fjalet e Gjuhes Shqipe.

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 573234

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Sun 27 Feb 2011 - 21:05
Me vjen shume keq qe me duhet te kundershtoje, por fjalen "Kuzhine" e kan marr italianet (dhe te tjeret) nga shqipja, dhe nuk eshte e mundur qe te kemi marr ne nga ata kete fjale, pasi qe ne gjuhet e tyre nuk spjegohet dot domethenje e kesaj fjale, kurse ne shqip po.

Sepse :

Cucina (ita.), Cuisine (fra.), Küche (gjer.), Kuhina (ser.) quhet vendi Ku Zinë qe e themi ne sot ne nje forme pake me ndryshe Kuzhinë.

Pra vendi apo dhoma Ku Rrin, dhoma Ku Flen, dhoma Ku Punon, dhoma Ku Zin, dhoma Ku Han, dhoma Ku bene kete e dhoma Ku bene ate.

Pastaj kemi fjalen Figurë qe e kan huazuar te gjith nga Shqipja. Sepse FI i thone ne gegerisht Gacës se shymure dhe Gurë (i thone gurit hehehe), pra me ate kuptimin te vizatosh me FI në GURE.

Fjala Gaide (instrument) eshte po ashtu e huazuar nga Shqipja, sepse ne gegerisht nje gjëje qe eshte shume interesant e qe eshte diçka karakteristike i thone Kaide, pra ky lloj instrumenti eshte shume interesat, eshte Kaide.

Fjala Kapito eshte po ashtu e huazuar nga shqipja, sepse Kap (get ne anglisht), kapitoj, kaptoj, kuptoj, a po ta kap .

Fjala ***** eshte po ashtu e huazuar nga shqipja, sepse ne frangjisht lexohet idijo dhe do te thot i padijshem, pra i di jo, jo i dijshem

Fjala Animal po ashtu vjen nga Shqipja, a-ni-mal, ne gegnisht thuhet ā = është (p.sh. ā i madh = eshte i madh, ā i menqum = eshte i menqur, ā shkue, ā kanë, ā rrite ose kush ā ky ktu = kush eshte ky ketu, kush ā kanë sot = kush ka qene sot kush ā me ty = kush eshte me ty etj.), pra animal = ā ne mal (eshte ne mal).

Fjala Autokton vjen po ashtu nga Shqipja, u + tok + ton , ne gegnisht thuhet U = Unë, pra u + n’tok(ë) + ton(ë) = Unë në tokën tonë.

Fjala Dinar apo Denar eshte poashtu nga Shqipja qe do te thot Dhën Ar, Arë per te Dhën e jo per stolisje. Kurse Shkronja DH ndryshohet nga te tjeret ne D.

Fjala Arian (raca e bardh) vjen nga Shqipja, Ar + ian = Arë + jan, pra jan te arte apo jan njerz me floke te arte (te verdha) ose jan njerz me ngjyre te arte (te verdh, te bardh).

Fustan vjen po ashtu nga shqipja, fus + tan, fus tan trupin ne te, pra nje pelhure qe fut tere trupin ne te. Me vone vijne Fustanellat qe do te thot fustanell = fustan i vogel.

Lingua eshte nga Shqipja, lin + gua, lin(d) + gu(h)a, gjuha e lindur.

Lagun vjen nga Shqipja, lágun ose lagur, pra nje vend qe laget nga uji, uji i detit ne kete rast.

Periode vjen nga shqipja, per + i + ode, per + i + udhe, ne gegnisht numri një thuhet edhe vetem i ( pur i njéri = per nje njeri, per i popull = per nje popull), pra fjala periode = per i udhe = per nje udhe.

Region vjen nga shqipja, fjala Regjë ka kuptimin e pastrimit apo perpunimit, p.sh. me regjë konopin (kanabisin) te pastrosh apo te perpunosh kanabisin per litar, pra regj + ion = regj + jon do te thot vendi i pastruar apo i perpunuar i jonë.

Terror vjen nga Shqipja, therrur, me therrë derrin apo qingjin, qe ka ndryshuar pak nga domethenja dhe ka tash kuptimin Terror = “kasaphane”. (megjithse nuk e paska ndryshuar edhe aq shume kuptimin)

Treasure, tesoro vjen nga shqipja, Thesar, thes me arë.

Tradition vjen nga shqipja, Traditë, t’rodit, të rodit, te fisit, ku argumentohet ne nje far menyre qe sllavet e kan marr fjalen Rod nga shqiptaret qysh ne arrdhjen e tyre ne Europe, pra shume heret.

Tragedia, Tragödie vjen nga Shqipja, trag + e + di, trag e di, e dijë tragun e ketij rrefimi a ku ta di une.

Traitor vjen nga shqipja, trathtar, tradhtar ku vet fjala tradhtar eshte nga fjala tradh, tredh, me tredh (p.sh. a e pe çka i bani atina, e ka tredh = a e shikove se çka i beri atije, e ka tredhur = e ka tradhtuar), ketu eshte shkronja DH te cilen shume popuj nuk munden ta theksojn si p.sh. Latinet.

Track vjen nga shqipja, trakë, trakat ne fabrika qe vjen nga fjala e vjeter shqipe trag (gjurmë).

Truble vjen nga shqipja, trubull, tru + bull, trurin si bull, pra i rende nga mendja (keshtu ka qene burimi i fjales) ndersa me vone perdoret kjo fjale p.sh. per ujin e trubullt.

Value vjen nga shqipja, vlerë, vyer, gjerat qe vyejn, vlejn.

Vampir vjen nga shqipja, Vam + pir, Dham pir(s), pra nga fjala Dham per arsye te dhembeve te medhenje dhe pirë per arsye te pirjes se gjakut, ku shkronjen DH nuk munden ta theksojne shume popuj, keshtu qe Dhampir ndryshon ne Vampir dhe thuhet gabimisht se vjen nga Rumania. Edhe sot Shqiptaret e vjeter qe nuk kann pare filma me Vampia ne televizor dhe nuk kan pesuar kete asimilim te vogel ne kete fjale, thone Dhampir (ne Kosove thuhet Dhompir) e jo Vampir.

Zeal, zealous vjen nga shqipja, zell, i zellshem, ku nga fjala zell rrjedh fjala ziell (zhgedha e kafsheve per te terhequr karrocen) pra zell = pune, njeri i zellshem = njeri punetore apo njeri qe punon shume.

Feniker, Fenici, Phönizier vjen nga shqipja, fé-nik = njeri religjioz, fenik, fetar, si p.sh. Aziatik = njeri nga Azia etj.

Profet vjen nga Shqipja, pro + fét, per fét, per religjionet, njeriu qe eshte per religjionet.

Te shikojm edhe kete fjale qe te kuptojme kohen e vjeter te burimit te tyre, menyren primitive se si jan krijuar keto fjale para mijra viteve. P.sh. fjala Urdhër qe krijohet nga dy fjali shqipe Urë dhe Dhër, shikoni primitivitetin e krijimit te kesaj fjale para mijra mijra viteve. Urë dhër ne kuptim qe te ipen Ura apo te krijohen Ura ne mes te njerzve, pra urat qe ipen apo krijohen ne mes te Mbretit dhe atyre ne luft, kontakti qe behet sikur te kete ura ne mes tyre, Urat qe krijohen per te mar komanden etj.

Fjale Latine, Greke, Sllave e Turke ???
Faktet po flasin pak ma ndryshe ama, dhe po shihet shumë kjart se kush ka marr fjale me teper nga kush. Dua te them qe te tjeret kan marr shumë me tepër fjale nga ne sesa ne nga ata.

Fjala Vajzë eshte 100 % fjale Shqipe, dhe vjen nga fjala vaj (pikellim). Siç e dijme te gjith, ne kohet me te lashta se sot (dikund edhe sot), gjithmone kann qene Vajzat te pa deshirueshme, ne rast lindje te nje vajze ka rene e gjith familja ne VAJ (pikellim, merzi), kan mbajte zi se ka lind Vaj-z, ose per arsye qe kur te rritet duhet dhene dikujt, pra largohet nga ajo shtepi.

Fjala Djale vjen nga fjala Diell (drita e diellit, gjallerimi, vazhdimi i jetes ne ate shtepi etj.). Po ashtu ne anglisht dhe gjermanisht fjalet e tyre per Djale vijne nga fjalet e tyre per Diell, si p.sh. (gjer.) Sohn eshte Djale kurse Sonne eshte Diell, ne (ang.) Son eshte Djale kurse Sun eshte Diell.

"Cka te lindi gruaja ? - Me lindi Vaj-z (pikllim, merzi, mungese) e jo Djal (drite, diell, gjallerim, vazhdim i jetes ne ate shtepi etj." ky ka qene mentaliteti i asaj kohe, pasi qe djemt kan qene edhe luftetare, kurse Vajzat leje qe nuk kan mundur te luftojne si djemt por kan qene edhe barre e shtepise ne rast sulmi nga dikush.

Duhet te mirret gjithmone parasyshe vjetersia e fjaleve dhe emrave, pra eshte burimi apo krijimi i fjaleve dhe emrave primitiv, qe ka ndodhe para mijra mijra viteve. Duhet te mirren parasyshe edhe ndryshimet e vogla por edhe te medha qe kan pesuar fjalet dhe emrat gjat kesaj kohe mijra vjeqare.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Thu 31 Mar 2011 - 18:51
Emri "Grek" (Graeki) eshte termi shqiptare per matriarkatin, dhe termin 'grae' e sollen fiset pellazgo-ilire te jugut te ballkanit ne itali, ku italiket (paraardhesit e italianeve) ia shtuan prapashtesen 'ci' (ki) qe e perdornin ata per emertime popujsh. Pra me fjale te tjera fjala me origjine pellazgo-iliro-shqipe 'Graeci' (Graeki) do te thot populli i grave, ose populli ku sundojne grate, ose populli me strukture matriarkale te sundimit.

Eshte me rendesi te ceket edhe nje gje. Te ne pellazgo-iliro-shqiptaret gjithmone kan ekzistuar/vepruar/sunduar/harmonizuar ne menyre paralele te dy strukturat e sundimit, ai patriarkal dhe matriarkal. Te popullata e thjeshte shqiptare ende gjinden gjurme te kjarta te matriarkatit te me hershem.

Ndersa termi 'Hellen' eshte i njeti term si ai "Ilir", sepse emri "Illyrik" eshte nje latinizem dhe ngatrrese nga ana e romakve/latinve e fjales se vjeter pellazgo-iliro-shqipe 'Hylli (ylli)', pra 'Hellen' dhe 'Hyllen' jan i njejti emertim i vetvetes nga pellazget,por i theksuar ne menyra te ndryshme nga dialektet veriore dhe jugore te pellazgeve.

Hellen dhe "Ilir" do te thot populli qe beson ne yje, ose populli hyjnore, ose Hellen/Hyllen/Hyllir/Yllir/Ilir = Yllorë.

Keto dy terme kurre nuk kane qene emertime te ketyre "grekeve" te sotem fallso (keta "greket" e sotem fallso as qe kan ekzistuar dikund ne ate kohe), por kan qene dy nga dhjetra emertime te tjera per shqiptaret dhe vetem per shqiptaret.

Fakti pse emertimet shqiptare 'Graeci' dhe 'Hellen' u shnderruan ne emertime per nje popull ortodoks te jugut te ballkanit qe nuk kishte dhe nuk ka kurrfar lidhje me greket dhe hellenet e vjeter, fatkeqsisht ka filluar (me te gjitha gabimet e tjera) ne kohen e renaissances se fundit europiane. Ne ate kohe disa fundamentalist (sidomos gjerman) shqiptaret katolik i quajten latin, shqiptaret musliman i quajten turq dhe se fundit shqiptaret ortodoks sebashku me ortodokset e tjere joeuropian te jugut te ballkanit i quajten Grek dhe Hellen. Dhe keshtu te gjitha vlersimet, lavdatat dhe privilegjet nga europianet e tjere i fitoj nje popull qe nuk ka kurrfar lidhje me te ashtuquajturit "Greket e vjeter", sepse ne fakt ata kan qene Shqiptar, siç mund te verehet shum kjart ne emrat e perendive, mbreterve dhe heronjeve te mitologjise dhe historise se "grekeve te vjeter".
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Thu 31 Mar 2011 - 18:59
Etimologjia e emrit Pellazg

ETNONOMI - PELLGAZ

Shqipja ka fuqinë e gjuhës së natyrës së saj fono-morfologjike e semantike ta përcaktojë emrin e paraardhësve illir pellgazgjik. Përderisa pellgazët janë paraardhësit e illirëve dhe shqiptarëve, vetëm Shqipja e spjegon lashtësinë e saj. Bindja e realizuar shkencërisht, për origjinën pellgazgjike të popullit shqiptar, fuqizohet përmes gjuhës së natyrës të Shqipes!
Fjala që u krijua në një gjuhë, nuk mund të hulumtohet me preardhje nga gjuhët tjera. Vetëm gjuha që e krijoi një emërtim si fjalë - ajo është gjuhë amtare e saj e cila mund ta spjegojë fono-morfologjikisht, semantikisht dhe ethymologjikisht atë fjalë.
Gjuha e përsosur është ajo gjuhë që i ofrohet më së afërti vet gjuhës së natyrës, sepse gjuha më e përsosur është gjuha e natyrës. Ajo gjuhë që e spjegon gjuhën e natyrës është gjuhë e spikatur – spikje skipe, dhe po ajo gjuhë mund të jetë Ama e gjuhëve tjera të formuara, si gjuhë amtare e një grupi gjuhësh – e deri tek Gjuha e Parë!

Pellg
Një fjalë që është krijuar nga një gjuhë, nuk mund të kërkohet me ethymologji në asnjë gjuhë tjetër, por vetëm nga Gjuha Amtare që e krijoi, vetëm ajo gjuhë amtare ka fuqi spjegimi në domethënien e saj!
Tash, cila është ajo Gjuhë Amtare që e krijoi një fjalë, si emërtim – dihet kur provohen gjuhët kryesore, nëse kanë fuqi spjegimi fono-morfologjik dhe cila mund ta spjegojë kuptimin e asaj fjale si emërtim.
Emri i cili u krijua nga një gjuhë, si fjalë, kompozitë, fjalë e thjeshtë apo e përbërë, nga gjuha amtare rrodhi, u formua në bazë të tingujve, diftongjeve, rrokjeve, si kontest morfologjik, leksikor që e përkufizon, objektin, subjektin, fenomenin natyror, emërtimin antropologjik, toponomastik, - hidronomin, etnonomin, botanomin, zoonomin – bionomin në përgjithësi etj., ku si përgjegjese ato emërtime (nomime) na japin vet kuptimin e tyre vizual, audio-vizual, kuptimin si emër konkret apo si emër abstrakt – qoftë i natyrës së gjallë apo i natyrës së vdekur - dhe që i ofrohen më se afërti vet gjuhës së natyrës, prej të cilës u krijuan tingujt e parë, diftongjet e rroket natyrore!
Emri formon foljet e pjesët e tjera të ligjeratës gramatikore, pra, emri emron, apo nomi nomon nomin, për atë edhe themi emri emron emërtimin, si përkufizim formulues, duke na dhënë formulën e emërtimit. – Njeriu, me gjuhën e tij – u bazua në gjuhën e natyrës, në formën, vetitë fizike, vetitë psikike, veprimin, ndikimin, përsosshmërinë, pozitën, shprehjen e vet figurative apo zanore, tingëlluese, artikullimin e vet, apo paartikulimin, konkretitetin e abstaktitetin e objektit, subjektit, fenomenit, me përcaktimin përmes një përgjegjësje të tij, të saj, të tyre si grup elementesh, apo si një tërësi gjenerale që ka objekti, subjekti apo vet fenomeni natyror, me përcaktimin e qenieve tokësore vepruese natyrore dhe hapësirës universale.
Përderisa dihet shkencërisht se emërtimi I popullit të parë njihet si populli I pellgut të ujit, populli I pellgut të detit dhe nuk thohet – populli I pellagut të detit – atëherë nuk mund të vie ethymologjia e emrit nga fjala – pellag – por nga fjala – pellg – pellgu I ujit, pellgu I detit dhe si emërtim duhet të përcaktohet etnonomi – pellgaz – populli pellgaz, pellgazët, gjuha pellgaze – Pellgasishtja, kultura pellgaze, historiografia pellgazgjike, popujt pellgazgjik, ndërsa si toponom – Pellgania-Pellgazia.
Emri – pellazg si emërtimi i njeriut të popullit të pellgut të ujit, rrodhi nga fjala pellgase - pellg – pellgu (trajta e shquar), pellgjet (shumësi) – me të cilin kuptohet pellgu i ujit - nga gjuha amë e cila e krijoi si spikje skipe illire pellgazgjike dhe se duhet të jetë fuqimisht si emërtim i drejtë – pellgaz. Ndërsa si emërtim - pellazg mbeti në shkencë nga gjuhët greko-sllave si deformim i vet emrit në fjalë si etnonom – pellazg dhe toponom – Pellagonia. Poashtu, edhe fjalëformimi – arkipellgu, si pellgu I ndërtuar afër ujit, me banime njerëzish - arkipellg është edhe një deformim fono-morfologjik si arkipelag – pellgu arkitektural – arkipellgu.
Emrin – pellg-u kanë të drejtë ta thonë secila gjuhë sipas natyrës së saj linguistike, por ethymologjinë e fjalës e nxierrim nga gjuha Amë nga u krijua, duke shprehur vet gjuhën e natyrës.
Pellgu dhe Arkipellgu janë dy fjalë me burim nga e njeta rrënje fjale, pra, nga rrënja pellg – pellgu i ujit si fjalë shqipe edhe e sotme ballkanike.
Fjala arkipellg-u na përkujton arkitekturën e hershme pellgase – pellgasët si arkitektët më të hershëm të Antikuitetit deri tek pellgasët si arkitektë të Akropolit të Ethanës (Athinës, Athenës), arkitektët e Kullës së Babillonit, Hillionit e deri tek ndërtimet e njohura edhe të vonshme të Konstantinopolit, Arena e Romës, Arena e Pullës, arkitektët e amfitheatrove në natyrë: Theba, Kollosi i Rodit (Rodosi), në Sicilia, Apollonia, Butrinti etj. Dhe e gjithë struktura arkiteknike e tyre është e njejtë, kudo që ndodhen edhe sot si monumente të arkitekturës së lashtë të antikuitetit botëror.
Pellgazët njihen sot etnit e arkitekturës në rrafshin trekontinenal: Azi Perëndimore, Afrikë Veriore dhe Europë Jugore.
Në bazë të studimeve etnogjenetike të sotme dhe të kaluara, shqiptarët njihen pasardhësit e illirëve të lashtë, kurse vet illirët njihen si pasardhësit e pellgasve të stërlashtë, si populli I pellgut të ujit. Prandaj, shqipja e vjetër ka të drejtë për gjurmimin ethymologjik të vet emrit – pellazg, siç thohet sot në shkencë. Shqipja si bija e drejtpërdrejtë e Illirishtes dhe Pellgasishtes së stërlashtë, ka mundësi të ndihmojë në përcaktimin e fjalës – pellg-u për të mos humbur kohë e hapësirë shkencore, në hulumtimin rreth prejardhjes së vërtetë të fjalës, që të mos mbetet edhe më tutje si emër I papërcaktuar emri – pellazg.
Përkundër të gjitha shkrimeve antike, tek authorët e lashtë: Herodoti, Homeri, Hesiodi, Hekateu, Dionisi I Halikarnasit, Straboni, Ptolemeu etj., e tek authorët e shekujve të shkuar dhe deri tek authorët e sotëm – kemi shumë kontradikta lidhur me përcaktimin e emrit – pellgas ngase nuk u filluan studimet ethymologjike të emrit në fjalë, pikërisht nga gjuha amtare, prej së cilës rrodhi etnonomi – pellazg, si nga emrat më të lashtë të Linguistikës Gjenerale, që na lidhë me popullin e pare, respektivisht edhe me gjuhën e parë të njeriut.
Përderisa ka ekzistuar populli I pellgut të ujit atëherë medoemos do të ketë ekzistuar edhe gjuha e popullit të pellgut të ujit – gjuha pellgaze - Pellgasishtja
"Njoftimet e authorëve të vjetër përkojnë në një pikë të rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje midis pellgazve dhe fiseve të mëvonshme hellene, përderisa, pellgazët I bënin vëndas…, kurse, Hellenët ishin të ardhur" (Historia e Shqipërisë, Tiranë, fq. 49). Lidhur me ketë, studjuesi Muzafer Xhaxhiu, thotë:"Në saje të arritjeve të Historiografisë, të gjuhësisë dhe në veçanëti, të arkeologjisë sonë në çështjen e autoktonisë dhe të kulturës së kombit shqiptar, është vërtetuar katërcipërisht, se banorët e lashtë të vendit tonë, kanë qenë illirët dhe se shqiptarët janë pasardhësit e tyre. Këto arritje, kanë çarë tashmë rrugën, për të bërë kërkime dhe hulumtime të mëtejshme, për të arrijtur tek pellgazët", kështuqë vetëm shqipja, mund të na japi fakte reale për përcaktimin e emrit – pellazg, si lidhje etno-linguistike shqipe – illire – pellgase.
Homeri hillir – paraardhësit e illirëve të lashtë I quante ‘pellgazët hyjnorë’ atëbotë kur nuk kishte spekullime greko-sllave në historinë e lashtësisë dhe përvehtësime ashtu sikur edhe ai vet u përvehtësua e sot njihet gjojasi poet grek, kur nuk ishte, sepse në kohën homerike, grekët porsa erdhen në Ballkan. Vet Homeri thoshte se "jam nga zoti pellgas" dhe të gjitha personazhet e vepave të tia "Illiada" e "Odhisea" janë heronjt e lashtësisë illiro-pellgazgjike: Akili, Hektori, Priami, Paridi, Asaraku, Odhiseu, Penellopa (ku vetëm shqiptarja e priti burrin 20 vjet, ashtu si e priti në shumë raste të dokumetuara me fakte konkrete deri në kohën tonë).
Emri – pellazg si etnonom me të cilin paraqitet populli I pellgut të ujit, e që në shkencën tonë të sotme, është hipothetizuar me prejardhje linguistike nga gjuha greke - pelagos – me kuptimin njerëz të detit, apo rrafshinë uji, nga fjala pelargos = lejlek gjoja si njerëz shtegëtarë, kjo është më tepër se një ëndërr spekuative për t’I hedhur hi syve botës, në mungesë të spjegimit shqip, pasi derisot nuk kishte ndonjë hipothezë shqipe të shtruar botërisht. Fjala greke pelagos – ka të bëjë me fjalën – pelargos=lejlek, kanjushë, por, jo me emërtimin e popullit të pellgut të ujit – pellgaz, pëllgazët dhe greqishtja nuk mund ta spjegojë emrin – pellgas – përmes fjalës – pelazg, që mundësia për gjurmime ethymologjike në këtë rast, nuk ta mbushë mendjen edhe kur dihet se grekët e pellgazët nuk kishin asgjë të përbashkët. Kjo farso u bë duke insistuar ne greqishten e vjetër, e cila u formua vet nga gjuha illire me ndryshime fono-morfologjike e sufiksive – os, gjoja për tu dalluar si një gjuhë në vete! A nuk është qesharake të krahasohen këto dy fjalë – pelagos e pelargos, gjoja për ethymologji shkencore për emrin – pelazg – pellgaz, kur dihet se njera fjalë – pelagos, është kuptimi I rrafshinës së ujit, kurse, tjetra – pelargos, është përcatimi në greqishte I emrit – lejleku, kanjusha dhe gjoja merret si deminutiv shtegëtimi I atij populli të pellgut të ujit? Çfarë kuptimi ka kanjusha në rrafshinë uji - me pellgun e ujit, tokën, e tëvona, arkipellgun, në të cilin jetoi një popull me emrin e poatij pellgu – pellgaz?
Ethymologjia e emrit grek – pelargos. – Në vend që të përcaktohet emri – pellgaz (pelazg) nga fjala greke – pelargos = lejlek-u, mund të vijmë në një përfundim ethymologjik shqip, se kjo fjalë mund të sjegohet përmes shqipes.
Mendoj se, vet fjala greke – pelargos = lejlek-u, është me ethymologji shqipe, ku formohet nga dy rrënje fjalësh – pe + larg + os = pelargos, që diftongu fillesë – pe – I kompozitës në fjalë, është marrë si diftongu që difton emrin – pellg-u, ndërsa pjesa e dytë e emërtimit – larg – kuptohet ndajfolje mënyre - larg, respektivisht, si folje: largoj (unë), largon (ti), largon (ai, ajo), largojmë (na), largoni (ju), largojnë (ata, ato). Apo, largohem, largohesh, largohet (njajësi) – largohemi, largoheni, largohen (shumësi). - Kurse si emër: largim-I-e-et, I,e,të larguar, I,e,të larguarë-a-at-et-it, larguar, me kuptimin e emërtimit të shpendit të largët – lejlekut, kanjushës, si zog shtegëtar I largët nga pellgu – pelargos – I skajuar me sufiksin grek – os.
Njohje gjërmane. - Tëvona, studjuesit gjërman, ethymologjinë e emrit – pellgaz (pellazg), e lidhi me një mënyrë tjetër të origjinës linguistike, si kompozitë e formuar nga dy fjalë, gjërmanishte: bhel ezgo = degë e lulëzuar.
Kjo theori I shkoi përshtati edhe studjuesit Windekens – mbase të gjitha interpretimet me anën e greqishtes dhe të gjuhëve mediterrane nuk po mund të na bindin, për prejardhjen e saktë të emrit – pellgaz (pellazg), ai mundohet të gjejë një pikëmbështetje arkimediane linguistike, si interpretim të mbështetur në "pellazgjishten" si gjuhë gjermanike paragreke, ku gjermanët e vetquajnë lashtësinë e gjuhës së tyre, si shkencë – indo-germanistika. Dhe përveç shumë studjuesve tjerë, Van Windekensi – si një nga mrojtësit kryesorë të kësaj theorie, arrinë në një interpretim duke e krahsuar fjalën – pelazg, me origjinë linguistike me prejardhje nga një formë indo-gjermanike e lashtë – bhel ezgo, kështu: " Në ‘bhel ezgo’ Windekensi, sheh rrënjen indo-gjermanike bhel dhe prapashtesën ezgo – burbuqe, syth, degë… dhe arrinë në një kuptim (me degë, apo me sythe) të lulëzuar – përdorur metaforikisht, për të shenuar forcën vitale të njerëzve" (F.L.Hyttenbach, ‘Pellazgët’, Vjenë, 1960, fq. 145).
Lidhur me këtë theori të Windekensit, studjuesi grek, M. Saqellariu, në veprën "Popujt parahellen me origjinë indo-europiane"- Athinë, 1977, pohon se hipotheza e Van Windekensit, sipas të cilës etniku - Pelasgos e ka burimin në indoeuropianishten "Bhelezgos" (degë e lulëzuar). Mirëpo, është ardhur këtu deri tek një theori duke u munduar të vërtetohet disi nga ana fonetike, por assesi nuk ka kurrëfarë mundësie të vërtetohet nga ana semantike. Saqellariu, mendon duke shprehur si aprovim interpretimin e Windekensit, e duke menduar se vërtet e ka burimin nga greqishtja, duke mos iu përmbajtë vet titullit si author "Popujt parahellen…" duke u munduar edhe ta aprovojë theorinë gjermane, edhe ta lejë mjegull në ethymologji greke!
Kontradikta e parë linguistike qëndron në aspektin linguistiko-historik, sesi ka mundësi, në përmasa indo-europiane, të gjitha gjuhët i.e. janë gjermanike dhe kontradikta me vetveten greke të M. Saqellariut, se flet për popuj parahellen dhe nuk e din se grekët nuk kanë të bëjnë asgjë me pellgazët. E si përgjegje për të dy theoritë: nëse do të konstatohej drejtë, vet përcaktimi I shkencës linguistike i.e., do të duhej të quhej Linguistika indo-pellgazgjike.
Edhepse, ajo theori çka konstaton Windekensi, gjenë një vërtetim të plotë, po ta shohim fjalën – bhel ezgo - në analogji fonetike dhe semantike shqipe, brënda shqipes si - bhel = bulë, dhe në deminutivin - bulëz, bulza, që na del folja shqipe – bulëzoj – përsëri edhe vet fjala gjermane - bhel, është po ajo fjalë me ethymologji burimore me rrjedhë illiro-pellgazgjike nga pellgasishtja bul(ë)=bhel, kuptimi për fjalën – degë-a. Fjala shqipe – bulë, bulëza, bulëzon, është një deminutiv I fjalës – lulë, lulëza, lulëzon, që është kuptimi I shpërthimit të sythit të lulës së frytit të bimës në degë – bulë, bula, bulëzimi. Kjo fjalë shqipe e vjetër – bulë, formoi edhe fjalën i.e. – bulevard, bulevardi, ku të dy fjalët e kësaj kompozite – bule+vard, janë fjalë shqipe, me kuptimin – vardi I bulëzuar anash, rrugë e gjatë me drunj, pemë, bimë të buluara, vardi (nga emri, hidronomi – Vardari – Vazhdari, lumi që vazhdon gjatë - lumi I gjatë illirian). Ndërsa, këtu e kemi shprehjen shqipe – vardi me bula anash, vardi me bimë të buluara (bulëzuara), vazhdi me bula – vardi me bula – Bulevardi.
Pra, fjala gjermane – bhel ezgo, jo që e spjegon kuptimin e fjalës – pellazg, por vet kjo fjalë është me kuptimin e prejardhjes shqipe të vjetër – bhel ezgo = bulëza, ku tingulli z, formon kuptimin - bulëzim, lulëzim i bulës, si syth bule, fill lulje e frytit të bimës, zanafill fryti.
Popujt pellgazgjik – Europa pellgazgjike. -
Duke u nisur nga faktet fonomorfologjike linguistike e leksikore, semantike mund të vijmë në një konkludim të përbashkët shkencor, se vet rrënjet e illirishtes formuan të gjitha gjuhët indo-europiane dhe të gjithë popujt e vjetër europian, lidhen shkencërisht me emrin – pellgaz (pelazg) sikurse: thrrako-pellgazian(pelazgian), dako-pellgazian, romano-pellgazian, galo-pellgazian, germano-pellgazian, franko-pellgazian, anglo-sakson-pellgazian,kelto-pellgazian, thrrako-illiro-frigian (Frigët illirian në Azi të Vogël) etj. Unë shohë se të gjitha gjuhët i.e. përbëhen nga rrënjet pellgasishte, illiro-pellgaze të lashtë, kurse, me formimin e gjuhës thrrake të lashtë, si gjuhë illiro-pellgazgjike, të gjitha gjuhët i.e. ndahen në dy nëngrupe, nga grupi linguistik indo-europian, në:
a. gjuhët euro-perëndimore, si gjuhë illiro-pellgazgjike, ndërsa,
b. gjuhët euro-lindore, si gjuhë thrrako-illiropellgazgjike.
Popujt europian formuan kultet e kulturave të tyre, pikërisht duke u bazuar në elementet illiro-pellgazgjike dhe si të tillë njihen si popuj illiro-pellgazgjik "elementi pellgazgjik ai që ka ushqyer rrënjet e tyre dhe që ka sjellë kaq veçori analoge në formimin e tyre psikik, në kulturën materiale e shpirtërore (duke folur për shqiptarët e grekët N.M.)…për t’iu ofruar botës pellgazgjike duhet patur para syve vizion tërësor historik dhe parahistorik në lidhjet e tij të mbrëndshme. Dhe ky vizion, mund të përfitohet kur operohet jo vetëm me nocionet e arkeologjisë, e etur përjetësisht edhe për një fragment stele, apo amorfe, me nocionet e gjuhësisë, shkencë jo plotësisht e saktë, ku jo rrallë ka luhatje të ndryshme të interpretimit të ligjeve të saj, por edhe me mjete tjera, duke arritur deri tek fantazia, intuita, deri tek vizioni romantik e patriotic, deri aty ku racionalizmi mbaron së verpruari" (Muzafer Xhaxhiu, Studio albanica, 1970,1).
Elemente pellgazgjike, që sot nënkuptohen prej Homerit, me shprehjen e tij "Pellgaz Hyjnorë" ku vetëm fjala ‘hyjnor-e-ja, hyjnia, hyjnitë, hyjnesha-t, ka mbetur si dokument linguistik shqip, për ta përcaktuar emrin - illir – hillir-hyllir (ilir), si hyllir hyjnorë, njerëz hyjnorë – njerëz që emërtuan yjet (hyjet e qiellit), emrat e tyre janë sot emrat e yjeve universal të Universit (vet veprat e Homerit, janë përkthyer e përshtatur në greqishte, nga illirishtja dhe origjinalet janë zhdukur, tok me të gjitha veprat illirishte, 90 tragjedië e Eskillit e të tjerëve dietarë illirian).
Poashtu Herodoti, kur thotë se "...hellenët i moren këta emra nga Pellgazët" , ndërsa mythologu, P. Grimal thekson se "kur erdhen hellenët në brigjet e Mesdheut, ata gjetën aty hyjni e kulte, kuptimin e të cilave nuk e njihnin",- poashtu Thuqididi, duke folur për Helladën, thotë se ajo nuk ekzistonte më parë, "dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, fiset e ndryshme, më tepër pellgazët". "N’iebuhr i bënte pellgazët popullin më të përhapur në Europë, parase të fillonte Historia e Greqisë" (G. Dottin "Popuj të vjetër të Europës" – 1916, Paris, fq.129).
Pellgazët mendohet të jenë dukur edhe para mijëvjeçarit të IV p.e.r. në hapsirën mesdhetare dhe egjeane, mendojnë disa dijetarë, historian. Si rrjedhë kronologjike dhe në lidhje gjenetike illiro-pellgase kemi sot dy theza të njohura: njera thotë se illirët janë fis pellgaz, degë e trungut pellgazgjik, kurse tjetra thotë se, pellgazët janë fis illirian. Studjuesi, Hyttenbach, në veprën e tij "Pellazgët", i pranon pellgazët si illirë, jovetëm në Thesali dhe Epir, por edhe në Makedhoni, Pelloponez, Troadë (Trojë), Atikë, Azi të Vogël, Kretë e ujdhesa tjera egjeane edhe në Itali. Tash, a janë pellgazët fis illirian, apo illirët një fis pellgazgjik, na trajtojnë të njejtën lashtësi etnogjenetike, të dy theoritë shkencore i.e., si çështje ende të hapura, por, që thonë të njejtin përfundim, se illiro-pellgazët, apo pellgazo-illirët janë paraardhësit e stërlashtë, stërgjyshër të shqiptarëve ballkanik të sotëm.
Pellgazologu, Hyttenbach, jovetëm që i pranon pellgazët si illirë, në Epir e Thesali, Makedhoni, Trojë (Troadë), Azi të Vogël, Thrrakë, Pelloponez etj., por thotë se "ky unitet i gjërë qytetërimesh, të tërësisë ballkano-anatoliane dhe ky rend kronologjik i evolucionit të tyre në periudhën e kalimit nga neolitiku në atë të metaleve, na çon në përfundim, që rruga e përshkruar nga të parët e illirëve, duhet të kërkohet në gjysmën e mijëvjeçarit të Tretë (III) p.e.r." atëbotë, kur bota illire ishte në kulmin e lulëzimit të saj kulturo-historik, si kohë parazeusiane e Olympit illirian, atëbotë kur lulëzonte rrjedha kronologjike e Kronit pellgazgjik, të cilin e mbuloi epoka zeusiane edhe si periudhë mythologjike, edhe si periudhë historiko-shkencore e antikuitetit illirik.
Tash, mund të shtrohet pyetja thjeshtë: a duhet të përcaktohet emri – pellazg si paraardhësi I illirëve dhe shqiptarëve të sotëm, përmes fjalëve greke – pelagos e pelargos, apo nga gjuha shqipe, si gjuhë illiro-pellgaze përmes fjalës - pellg – pellgaz – si populli I pellgut të detit, kur dihet se shqipja është bija e illirishtes dhe pellgasishtes, gjuha e paraardhësve illiro-pellgazgjik? Natyrisht, Shqipja përcakton emrin e paraardhësve pellgaz!
Të shohim tash në bazë të natyrës së gjuhës se si tingëllojnë fono-morfologjikisht dhe semantikisht, zotat e antikuitetit illiro-pellgazgjik, me emërtimet e tyre, për të vërtetuar jovetëm spjegimin shqip të tyre në mënyrë ethymologjike, kur shqipja I ka si emërtime paraardhëse të saja – por, se Shqipja është vet Gjuha e Perëndive të Olympit illiro-pellgazgjik – skipe illire-pellgaze.
1. Zeusi ………..zoti suprem, zojsi suprem
2. Apolloni …….zoti I diellit
3. Poseidoni ….zoti i detërave
4. Hermesi ….. zoti I fshehtësisë
5. Klimnestra….perëndia e klimës, motit – klima nestra (nesër)
6. Aresi, Marrsi…zoti I luftërave, marrësi I jetërave në luftëra - Marsi
7. Dionisi ………zoti I argëtimit,
8. Ethana, Athena, Thana …….perëndia e të folurit, mbrojtjes dhe e bimëve
9. Afrodita……..dita afron, perëndia e ditës, e bukurisë dhe dashurisë
10.Hera …………perëndia e qëndresës, fuqisë qiellore
11.Dhemetra….perëndia e bujqësisë – ama e dheut, arës së bukës
12. Artemidha …perëndia e arteve dhe e gjuetisë – arte m’I dha, m’I dha artet
Këta 12 perënditë illiro-pellgazgjik, jovetëm në pikëpamje mythologjike, si drejtues të njeriut e botës së lashtë, ky numër 12, jovetëm që është numri I 12 muajve të vitit të kalendarit illiro-pellgazgjik – por, edhe derisot, ky numër është përcaktues I 12 fiseve shqiptare: Hoti, Gruda, Gashi, Berisha, Krasniqja, Thaçi, Kastrati, B’tyçi, Kelmendi, Shala, Shoshi e Morina.
Poashtu, ky numër 12 tek shqiptarët është edhe përkufizimi I këshillit gjykues, si ent gjykimi zakonoro-juridik, si gjyq popullor – gjykatë drejtësie, ku ndahet drejtësia: betime, rregullime pronësoro-juridike, pajtime gjaqesh, gjykime veprash penale, rregullime problemesh finansiare, gjykime dhe ekzekutime administrativo-pronësore, rregullime problemesh familiare, martesore, trashigimore, etj., - si formë e juridiksionit shtetëror në Kosovë derisot në shek. XXI. - Përmes 12 Pleqve, apo 12 Prijësave të 12 Fiseve, si Paria e 12 fiseve shqiptare në fjalë, u formua si gjykatë popullore me emërtimin - Pleqnia – Plakonia – Kuvendi I Pleqve shqiptarë.
Plakonia shqiptare e sotme, si forum zakonor juridiksional, na përkujton Plakoninë illiro-pellgaze të lashtë – Gjykimi me 12 Pleq, apo Betimi me Njëzetekatër (nga dy prijësa-princa për çdo fis), është edhe sot në shprehjet shqipe si: "Njëqint gjaqe bëhen dhe në fund nuk kanë care pa u ulë në çergë me 12 Pleq në Plakoni / Duhet patjetër me dalë n’Plakoni / Beja bahet me 12 Pleq edhe me 24 / Qysh ta ndanë Pleqnia – nuk guxon me luejtë / Ta bajë benë me 24 / etj. Pakonia shqiptare ka rregulluar problematikën ekzistenciale – si një Gjyq i Popullit në funksion edhe nën shtete e pushtete të huaja shekullore.
Mythologjia illiro-pellgazgjike, si trashigimi etnogjenetike reale pasardhëse deri tek shqiptarët ballkanik, është përciellë me përkushtim të plotë nga mythi deri tek Realja – respektivisht, duke I spjeguar ethymologjikisht 12 zotat e Lashtësisë.
Ndërsa, sa për kuriozitet linguistik, për ta shikuar e ndjerë natyrën e gjuhës, se të kujt janë vërtet, zotat e antikuitetit, të shohim perënditë greke të kohës: Hypsistos (zoti I qiellit), Chthonios (zoti I nëntokës), Moiraia (Athena), Grairae, Graces (grekët e sotëm), Melaina (Afrodita), Teleia (e begatisë), Hesperidea, Leukothea, Letos, Hestia, Eileithyia etj.(‘Zotat e grekëve’ sipas Karl Kerenyi-t). A nuk janë këta zota grek, si emërtime të natyrës së gjuhës greke, që dallojnë nga zotat illiro-pellgazgjik?
Natyra e gjuhës preokupon të rishqyrtojë linguistikën me mënyrat fono-morfologjike e semantike, në emërtimet e lashtësisë, si rishqyrtim I Historisë!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Thu 31 Mar 2011 - 18:59
ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ÇAMËRIA

Etninomi – çam - i cli formoi pra toponomin - Çamëria , linguistikisht lidhet me hidronomin – Thyamis – që është emërtimi i lumit – Kallama, që sipas shpjegimit të shqipes, duhet të jetë me prejardhje nga fjala – kallam, kallamishte, si kuptim i konceptit – Thyama kallamishte, me shpjegim të emërtimit të kallinjve të kallamit, bimë barishte ujësore. E tash, kah e ka ethymologjinë e vet emri i hidronomit – Thyamis, i greqishtes së lashtë, mbetet për tu gjurmuar në këtë theori, si hipothezë linguistike, të cilën do ta shtrojmë në këtë studim.
Emri – Thyamis, si emër lumi, mendojmë se përbëhet nga dy pjesë linguistike: thy + am + is (ku pjesa fundore – is, është sufiksi, prapashtesa e kompozitës), të cilat janë krejtësisht dy fjalë shqipe – një folje shqipe dhe një emër shqip.
Pjesa e parë e emërtimit – thy – është folja shqipe – thy – thye – thyer (prej foljes me thye – për të thyer), në kuptimin e vetes së tretë të vetorit të shqipes – (u) thy (ai, ajo), në numrin njajës – kurse në shumësin e shqipes – (u) thyen (ata, ato), veta e tretë e vetorit dhe poashtu edhe e diftorit – (u) thyen (këta, këto), në formën e kohës së foljes në aoristit (e kryera e thjeshtë), ku sipas zgjedhimit të foljes në gramatikën shqipe duket kështu: Folja – thyer – aoristi – thy

Koha e kryer e thjeshtë

Numri njejës...............................................Numri shumës

(u)theva(unë) ............................................ (u) thyem (na)
(u)theve(ti) ................................................(u)thyet(ju)
(u)thy(ai,ajo)............................................ (u) thyen (ata, ato)


Pra, pjesa e parë e kompozitës – thyamis – thy, është folja shqipe, kurse, pjesa e dytë – am, (thy + am = thyam), është emri shqip illirisht – amë, ama (a^më, a^ma), ëma, në kuptimin amtar, e cila si formë fjalëformuese, bie në përfundim logjik të shprehjes shqipe – thy amë, thy ama (ëma), Ama e thyer, (u) thy ama e lumit (vendi kryesor esencial i shtratit të lumit), ku na rrjedhë emërtimi – thy+am(ë) = thyam(ë) – thy ama – Thyama, nga kuptimi i thyerjes së Amës pellgazgjike illire, si kompozitë e formuar – Thyam+is (nga sufiksi – is) = Thyamis.

Mendojmë se, kjo ethymologji shqipe e emrit të hidronomit – Thyamis, lidhet linguistikisht shqip, me formën tjetër poashtu të shqipes, ku nga shprehja – thy amë, thy ama, rrodhi synonomi tjetër me kuptimin e njejtë – ça amë, ça ama, ku në vet foljen shqipe – thy, si fillesa e kompozitës – Thy + am + is = Thyamis, përgjigjet poashtu folja tjetër shqipe – ça (me ça, çamë, çamje, të çamit, të shkyemit – thyerja e amës, çarja e amës-ëmës), të thyemit e amës, thyemja e amës, apo çamja e amës (në kuptimin e njejtë: çamja e amës së lumit) – sipas shprehjes shqipe – ça am(ë), (u) ça ama. Pra, edhe ashtu sikurse tek hidronomi – Thyam(is), është synonomi – Ça+amë, (ça ama, ama e çame, ëma e çarë, e ndarë, nga një tërësi amtare – Ça (a)më = Çamë, ku me rënien e njerit tingull, zanores – a, si shëmangie fonetike shqipe, për të shprehur një emërtim më të shkurtë, të natyrshëm, sipas natyrës së gjuhës shqipe, rrodhi emërtimi – çamë (ça+amë). Kurse, përmes përcaktimit sufiksal, iu dha prapashtesa – ri, në trajtën e pashquar të emrit, respektivisht të toponomit – Çamëri (ça+amë+ri), kurse në trajtën e shquar të emrit-toponom mori fundesën a sufiksin – a, Çamëri+a = Çamëria, (ça+më+ri+a). Prej shprehjes – thy amë, në synonomin tjetër të shprehjes së njejtë – ça amë, vetëm me një ndryshim fonetik nga ai sufiksal i lashtë illirishte (is), në këtë – ri-a, na rrjedhë i njejti kuptim sikurse – Thyamis, poashtu edhe – Çamëria.

Nga kuptimi i shprehjes – ça ama (nda ama – ndarë ëma-çarë ëma), si kuptim filozofik, i ndamjes së Amës pellgazgjike illire, mbeti si plotfuqishmëri linguistike edhe vet etninomi – çam (çami, çamët) – Çami i Çamërisë, Çamët e Çamërisë, Çamëria – si pjesë e ndarë, e çame nga trungu i hershëm pellgazgjik me Thanën illire (Thana –Ethana, Ethëna – Athenne – Athinë-a), poashtu edhe si pjesë e çame (e ndarë), edhe më vonë nga trungu illir – Shqipëria.

Çamët, janë autoktonë në trojet e tyre paragreke, si pasardhës të përzierjes dardhane-etruske, ku na dokumentojnë shumë argumente të gjuhës së lashtë me elemente të përziera gege-toske, të dokeve e zakoneve, lirikës e epikës popullore dhe të cilët sot janë në tehirë të asimilimit e zhdukjes së pamëshirshme nga gjenealogjia amtare pellgazgjike, prej grekëve edhe sot si arbëresh të Greqisë, duke e ruajtur me shpirt ndërdhëmbë gjakun, gjuhën dhe kulturën arbërore! Ndërsa, disa studjues i marrin Çamët si ardhës, pas grekëve, që kjo theori është krejtësisht e pabazë shkencore, sepse aty, në ato troje shqiptare-illire, dembabadem është e ruajtur rrënja pellgazgjike – ku edhe si ilustrim robërie, authori, Tasos Vurnasi, duke na dhënë një përshkrim psiko-fizik dhe toponomastik, shprehet për këtë vend (atëbotë) të paçamë, të pandarë nga trolli arbëror, kështu: “është një vend sa një Grusht Dhe, i mbushur me shkëmbinj, hone e burime të ftoftë...Njerëzit, që banojnë në këto vende, ngjajnë shumë me tokën e tyre, janë të ashpër, të veshur hollë dhe hijerëndë”- ngase ajo hije e rëndë jo e tokës abërore, sa e pushtuesve shekullorë, i bie Çamërisë dhe të gjitha trojeve shqiptare ballkanike të çame (të ndara) dhunshëm, si hije e rëndë e pushtuesve, e mishëruar me hijen e rëndë të tokës arbërore dhe e skalitur në figurën psiko-fizike të çamit (arbëreshit, shqiptarit), arbanitit (arvanitasit), të të gjitha kohëve e deri sotekësaj dite...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Thu 31 Mar 2011 - 18:59
ETHYMOLOGJIA E EMRIT – DARDANIA

Origjina lingustike e emrit – Dardania – lidhet etnogjenetikisht, me paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, deri me shkatërrimin e Illirisë së Vonë, me rënien e Mbretërisë Dardane të Gencit, më 168 p.e.r. kur u lind kalendari I ri, me ditën e muajit të parë kalendor me fillin e epokës e cila quhet sot epoka e re. Ndërsa ethymologjikisht emri - Dardania solli dhe formoi emërtimin shkencor – botanomin – dardhë, dardha (Pyrrus communis L.) dru frytor gjetherënës, I gjinisë së dardhës I familjes së trëndafilorëve (Rosacea). Vet emri shkencor botanik, lidhet me fjalën skipe-illire të stërlashtë, nga Botanika illire edhe para kohës së Dardhanusit e Theucerit.

Ethymologjia e vet emrit botanik – Pyrrus – lidhet me emrin e dardhanëve të shumëhershëm paraballkanik, paragrek e paraeuropian – para emërtimit të Grykës së Dardhanelleve dardhane, para emërtimit të Dardhanisë afër Hillionit e Abidhosit, atëbotë, kur shkenca shqipe- illire (skenca skipe) ishte në kulmin e lulëzimit të saj – që ne sot e quajmë – Antikuiteti botëror, në rrafshin trekontinental azio-afriko-europian historiografik dhe në përmasa shkencore gjenerale.

Dardhania – njihet historikisht nga babai I Historisë Herodoti dhe nga tjerët authorë antik – Dardhania – si emër gjeografik dhe mbretëri e lashtë prej Mijvjeçarit të VI p.e.r. që do të thotë, tash e mbi tetëmijë vjet më parë, që ruan dëshmi e monumente arkeologjike nga Koha e Gurit, Bronxit dhe nga fillimet e neolitit. Prej atëbotë Dardhania (para)historike ishte e banuar nga dardhanët illirian të cilët bëjnë pjesë në dyndjet egjeane disa here në histori, nga Azia në Europë, nga Europa në Azi dhe anasjelltas.
Gryka e Dardhanelleve, Dardhania afër Hillionit e Abidhosit, e deri tek mbretëria dardhane e Hillit, Bardhillit, Agronit, Theutes e Gencit edhe deri tek shqiptarët e sotëm të Kosovës – janë hallka të këputura historike të cilat I përkasin një tërësie gjeo-historike e historiografike illire-pellgazgjike.

Herodoti, shkroi mjaftë për jetën e dardhanëve në Ballkan edhe tej e këndej Egjeut, por, edhepse ai ishte analizuesi I Homerit në veprën e parë europiane “Hilliadha e Odhisea” edhepse aqë shumë shkroi për heronjtë dardhanë të Hilliadhës (Iliada) – shkrimet për dardhanët u deformuan nga politizimet e shumëta të pushteteve gjatë periudhave historike mbi trojet trojane dardhane edhe vet nga authorët antik, si historianë anti-illirian të korruptuar oborresh mbretërore të mëvonshme greko-bizantine e romake.

Sipas shumë rezultateve arkeologjike “të cilat në Egjee dhe në Azi të Vogël, supozojnë praninë e një elementi para-indoeuropian dhe paragrek, duke përcaktuar me një lashtësi të hershme në Mijëvjeçarin e III-të p.e.r.” Të dhënat historiografike edhepse me disa ndryshime për shkaqe të politizimeve kohore, përsëri janë hallka hartografike të shkëputura, të cilat mund të lidhen, por me një mjeshtëri të forte, duke I gjetur të shtrëmbëruara tek disa authorë antik dhe më reale tek disa linguistë e historian të kohës së re.

R. Malteni thekson “lëvizjet dardhane, I provojnë edhe ngjashmëritë e emrave Trojan me ata illir. Ky fakt nuk dëshmon vetëm lëvizjet prej Azisë për në Europë, por edhe anasjelltas. Shtegëtimet nga Azia në Europë, do të spjegonin me një anë bredhjet e Eneut dhe të heronjve tjerë Trojan, siç janë: Paridi, Hektori, Priami, Anhisi, Asaraku etj. të cilët kishin prejardhje ballkanike dhe dardhane”, si heronj të Hilliadhës homerike.

Emri – Dardania që ka origjinë linguistike nga botanomi – dardhë, dardha – dhe që duhet të thohet drejtë shqip – Dardhania - është dirigjuar nga sllavistika, që nuk ua qet goja disonin dh, në mungesë të këtij dytingullorit – dh – është një deformim fonetik edhe vet në Shqipen e sotme, poashtu edhe në Linguistikën Shqiptare, në Albanistikë – kurse në Shqipen e Vjetër, si botanom, është ruajtur edhe si antroponom, zoonom dhe toponom – Dardhan, Dardhanë, Dardhana – Dardhania.

Toponomi – Dardhania – shtrihet në rrafshin gjeo-historik dhe historiko-linguistik aqë të madh euro-aziatik, saqë vetëm duke përkujtuar realtetin kohor një histori illire të humbur në toponomet – Dradhania e Trojës (Dardania e Troades, në jug të Hellespontit), që edhe sipas Apollodorit “dihet se në territorin e Trojes (Troades) shtrihej një krahinë me emrin Dardhania”, duke vazhduar Straboni “Dardhania, quhej sipas emrit të qytetit dardhan, që shtrihej afër Hillionit e Abidhosit”. Poashtu toponomi i sotëm - Dardhanellet lidhet direkt me emrin dardhan Gryka e Dardhanelleve (Gryka e Dardaneleve), e deri në veri të Ballkanit, me shtrimje në onomastikën ballkanike, deri mbi trevat e Delmatisë e të Dakisë, respektivisht, edhe deri tek kulti i kulturës mythologjike – Dardhanusi i Biri i Zeusit (Dadhanusi Biri i Zojsit) – Të gjitha këto të dhëna onomasiologjike antike, na japin një pasqyrë reale, por në hallka të këputura historike, të cilat dikur ishin të lidhura në një zinxhir gjeo-linguistik epokal.

Dardhanët – fisi illirian nga mbretëria e Hillit të Hillionit, si trojan nga Hillioni (Hilli Jonë – Hilli joni) formuar si mbretëri në vete, kishin bërë lëvizje në dy drejtime: në Ballkan dhe në Apenine. Historikisht për lëvizjën dardhane në Veri e në Jug , flasin me fakte historiografike sjegimet e toponomeve të ngjajshme në Azi të Vogël, në Illiri dhe në Apenine, në Pelloponez e në Sicilii.
Straboni shkruan se në Dardhani janë dy fise dardhane: galabrët e thunakët analogjia e të cilëve gjindet në Jugun e Italisë – galabrët (Galabria – galanët, të zeshktit, zeshkanët, sipas fjalës shqipe galë, gala, Galani, galanët, galabrët – galabrezët (kalabrezët e Kalabrisë), ku sipas tyre sot quhet edhe vet krahina – Kalabria, kalabrezët e Italisë së sotme. Me lëvizjen e galabrëve kah Veriu Apenin u formua edhe etnonomi - Galia, galët – Frankët – Franca e sotme.
“Galabrët dhe Daunët në Apulli, që nuk është vështirë të spjegohet kjo analogji, jo e rastësishme, kur dihet se territoret e Kalabrisë ishin të banuara nga fiset illire: mesapët e japygët që ishin vendosur atje nga Ballkani. Në këtë dyndje egjeane të elementit kulturor në siujdhesën Apenine – sigurisht kjo është pjesa e elementit etnokulturor të dardhanëve. Historiani Plini Plak shkruan për fisin dardhan, të cilin e ka shkatërruar Diomedi në Apenine.

Fjala mesap është krejtësisht fjalë shqipe-illire, e cila ka spjegimin si dyshim i njeriut dhe shprehet përmes ndafoljes ndoshta, (Ndashta, ndashti) mesapë, mesapit = me dukët, ndoshta mund të jetë... kur njeriu është dyshues në diçka, e që nuk është i sigurtë në veprimet që e rrethojnë gjatë ekzistencës së tij – mesapë – mesapit (po, jo), mesapët – Mesapia.
Lidhja gjenetike e mesapëve dhe e japygëve me illirët ballkanik – spjegohet me emrat illirë, në mbishkrimet e epitafet – issase e filalet e tyre: emri Drossus në mbishkrimet – issa e Tragurioni (gur troje) është edhe në mbishkrimet mesape në trajtë – drossihi , Blatios (Isa) – emri i një princi ushtarak nga Apullia. Në mbishkrimet mesape u dëshmua emri Blatves – Blaves (Bllatva), emri Sallas tek Issa e Tragurioni, si edhe tek katundi Lumbarda.

Emri Lumbarda, që në shqipen spjegohet – Lumbardha, lumi i bardhë, spjegon edhe vet ethymologjinë e emrit – Lombardia, krahina e Lombardisë, me kuptimin – Lumbardhia, nga dy fjalët: lum + bardh, Lumi i Bardhë, që shtrihet në luginën e lumit Po në Italinë veriore – Lombardia.

Në Korçulla që tek mesapët njihet – Salaihi, Salahiai, Sallonas, Sallontum etj, Tremeri, thekson: “një pjesë e këtyre fiseve dardhane është ndarë edhe ka kaluar në Azi të Vogël tek Frigët”. Dyndjet e dorikëve si dyndje egjeane (dorikët – dor ik, ik dorë, largohu me spjegim shqip) sipas disa historianëve, këtë lëvizje dardhane e lidhin me dorikët që u bënë në fund të shek. XIII p.e.r. dhe në fillim të shek. XII p.e.r. sipas Dabinoviqit. Kurse sipas B. Çoviqit dhe A. Benacit, (AR IV-V – JAZU 329) “lëvizjet dadhane i janë shëmangur pjesës qendrore të Illirisë (Shqipërisë Veriore, Malit të Zi, Dalmatisë(Delmatia) jugore e qendrore, Hercegovinës, Bosnjës Jugore, Rrafshit të Dukagjinit e Sanxhakut, atëherë do të thotë se, drejtimi i këtyre lëvizjeve dardhane, u bë nëpër pjesët lindore të Ballkanit”. Në kundërshtim me këtë mendim, M.V.Grashanini, thotë se: “lëvizjet e dardhanëve, si lëvizje egjeo-dorike kanë shkuar kah pjesa Perëndimore e Dardhanisë, ose në territorin e sotëm të Kosovës” duke mos e përmendë pjesën tjetër jasht Kosove, në gjithë Sërbinë, Malin e Zi, Bosnjen Lindore, Maqedoninë Veriore, vetëm për shkaqe politizimi të territoreve të pushtuara shqiptare-dardhane, anipse deridikund thejnë theorinë e Dabinoviqit, përsëri shihen lojërat politike në vend të fakteve historike.

Në dyndjet e mëdha egjeane në pjesën e saj të drejtuar kah Jugu, rol vendimtar kishte Ballkani Perëndimor dhe treva e sotme e Kosovës. Nxirren konkludime të shumëta jo vetëm në forma hipothetike, se një pjesë e madhe e formave tipike të punimeve nga guri e qeramika, që janë karakteristike më vonë për paijonët sëbashku me trajtat e caktuara metalike si forma të nxierrjës së fakteve nga punimet me dorë manifakturale – kjo formë ka depërtuar nëpër Kosovën e sotme kah Jugu, por sipas Grashaninit: “duke e lënë me siguri anash rrugën e Moravës” që ishte Marga dardhane, lumi më jetëdhënës i dardhanëve për ekzistencën e tyre deri në shek. XVIII, kur pas spastrimeve etnike mbi dardhanët, u bë vendosja barbare e sllavëve në Dardhani. Mu për këtë shkak edhe heziton Grashanini ta vëjë “rrugën e Moravës” në kontekstin dardhan.
Nga ky spjegim faktesh perifrastike duket edhe mendimi hipothetik, që këto hipotheza i forcon materiali arkeologjik i periudhës kalimtare nga bronzi, në periudhën e hekurit, që vie nga Kosova – nga territori qendror i Dardhanisë.

G. Novaku thekson: “...dadhanët ishin popull në vete, që kishin qendruar (me të njejtin emërtim etnonomi e toponomi) deri në kohën e Justinianit I (527-565 e.r.) kur në atdheun e tyre – vet Justiniani ishte edhe i lindur aty, themelon qytetin – Justiniana Prima” duke i lidhur dardhanët e Trojes (Troadës) me dardhanët ballkanik, pasi edhe kanë të njejtën etnogjenezë trashigmie të rodit të tyre apologjetik ndaj lëvizjeve të madha në të tri drejtimet e tyre veriore, lindore e perëndiore të Ballanit dhe në Apenine.

Hapësira linguistike dardhane shtrihej në gjithë territorin ballkanik, si hapsirë linguistike illire. Madje edhe nga kjo hapësirë elementi gjuhësor illirian, shtrihet në këtë territor të gjërë gjeo-linguistik, siç provon B. Hronzy, duke i dëshifruar tabelat e argjillit nga Knosusi. Këtë konstatim të Hronzy-t “...e provon edhe prania e toponomisë identike në territorin anatolo-ballkano-egjean. Ky substrat paragrek është i karakterit para-indoeuropian, e tregon edhe fakti se koha e formimit dhe e diferencimit illirian, i cili është vendosur në gjithë Ballkanin, bie shumë para vitit 3.000 p.e.r. këtu edhe jetojnë illirët me fatin e tyre historik”.

Gjithë territori dardhan i përket zonës illire etnogjenetikisht, për nga karakteri linguistik dhe formula onomastike trepjesëshe të cilën Duje-Randiqi-Mioçeviqi, e konstatojnë në Dalmaci është dëshmuar edhe me materialin epigrafik të Dardhanisë (Studime Onomastike illire). Ndër tjera kjo lidhje e përgjithshme, jovetëm jugore illire, por edhe me vet materialin linguistik të Dalmacisë së mesme në territorin dardhan, shihet edhe në analogjinë e spjegimit të antroponomisë, të atyre mbretërve dardhan sikurse janë: Longarusi, Batoa dhe Monuniusi (Monuni) e Etuta*) përfundon studimi. F. Papazoglu, në veprën Onomastika dardhane ZFF VIII – 1, thotë: “i gjithë materiali i gjetur onomastik në territorin dardhan, mund të ndahet në dy grupe emrash: 1. grupi lindor në të cilin ekziston elementi onomastik thrrakas dhe i cili përfshinë pjesën lindore – territorin ndërmjet Skupit (Shkupit),Kumanovës e Naisses (Nishit) dhe 2. grupi perëndimor, në të cilin përfshihet territori i Kosovës dhe çka është më karakteristike – në Kosovë është dëshmuar onomastika e pastër dardhane, e rrjedhimisht ajo illire, ku nuk mund të mohohet përatësia illire e etnonomit dardhan që jeton në tokën e vet.
Dardhanët jetojnë në tokën e tyre. Edhe emrat specifik , analogjia e të cilëve nuk mund të provohet as të dëshmohet jasht territorit të Dardhanisë, tregojnë për praninë e elementit paraillir (pellgazgjik)- i cili është faktori më më rëndësi në ndikimin dhe në formimin etnik, e sidomos në formimi e Onomastikonit dardhan. Ky element kohëve të fundit po identifikohet si substrat pellgazo-anatolian, idiomat e të cilit, sipas Karl Oshtirit, janë ruajtura në të folmen e gjuhës paraballkanike – në Illirishten e stërlashtë.

Dardhania duhet të konsiderohet si zonë onomastike e veçantë. Fakti se emrat illirian gjinden në gjithë territorin e Dardhanisë dhe se numri i tyre është shumë i madh edhe të dëshmuar vetëm në Dardhani, tregon se Onomastika illire në Dardhani, ka qenë gjithmonë autoktone dhe jo e marrun nga jashtë” përfundon me të drejtë historike – Fanulla Papazoglu.

Logografi Hekateu nga Mileti, shek VI p.e.r. ekzakt shkruan kështu: “Këtë po e shkruaj siç mendoj se është e vërteta. Se çka e tregojnë grekët, e shumëta e tyre është qesharake. Madje – edhe atëherë kur grekët flasin për illirët, për fiset e tyre e sidomos përmarrëdhëniet e tyre me botën, - gjithmonë flitet në kontekstin e politikës maqedone, apo romake...” Ky mendim real i Hekateut është vetëm një nga shumë dëshmi të gjalla për falsifikatorët grek, sesa e kanë injoruar gjuhën e kulturën dhe shkencën illire duke e përvehtësuar tejmase dhe njëkohësisht, këtu shihet haptazi droja greke nga ringjallja illire!

Tëvona, Hekateu nuk ngurron të shkruaj edhe kështu: “Hekateios Milesios hode mynthetai tade grafo, hos moi dokei alethea eimai gar Hellenon logoi poloi to kai geloioi, hosemoi fainontai eisin”.


Kur Apiani i Aleksandrisë jep spjegimin e tij gjenealogjik mbi fiset illire: “Kai tode moi malista, polla mytheunton hetera pollon, areskei. Illyro de paidas Enhellea, kai Autarie, kai Dardanon, - kai Miadon, kai Thaullanta, kai Perraibon genesthai kai thugateras, Parthokai Daortho kai Dassaro, kai heteras. Hothen eisi Taulantioi te kai Peraiboi kai Enhellees, kai Autarieis kai Parthenoi, - kai Dassaretioi kai Darssoi”. (Apiani: Illyria IV).


Interesante është paraqitja e fiseve illire në gjuhët i.e. greke, sllave e romane. Krejt ashtu sikurse e kanë marrë tjerët kuptimin e etnonomeve të fiseve illire edhe ashtu ka mbetë edhe jasht kontekstit të gjuhëve të tyre, në disa variante gjoja gjenerale globalisht në pikëpamje linguistike. Si pikëpamje fonetike e morfologjike – fjalën – emër illire, me pamundësi theksimi në disa gjuhë të tyre edhe për shkak politizimesh edhe me vet shkencën linguistike derisot, iu kanë imponuar popullit, me pamundësi theksimi të tingujve dhëmbëzorë (th, dh), disa grykore qiellzore (kh*, g-j, gh, gl, kl, kh, hr) sidomos kur ka mungesa të theksimit të grupeve (nd, ng, o-shkurtzëshe) janë probleme të hapura për diskutim.

LATRONËT E DARDHANISË. – njihen në histori si kryengritësit dardhan kundër pushtimeve të huaja e robërisë, nga fuqitë e të dy anëve të udhës diellore – deri tek njohja historike e dardhanëve të sotëm të fundshekullit XX-të kundër masakrave masive e pastrimeve etnike sllavo-ruse mbi territorin e ngushtë dardhan të Kosovës. Në burimet antike të shkruara, dardhanët njihen si fis i fortë i përmendur, luftëtar të fortë e të qendrueshëm në çfarëdo ekstazash tmerri luftërash eventuale - që përballuan të gjitha rreziqet shkullore e mijëvjeçare prej të huajve. Njihen mbretëritë dardhane nga Bardhilli, Agroni, Theuta e Genci. Kështu nga shek.III p.e.r. dardhanët kishin një shtet të fortë e të fuqishëm politik, ushtarak e administratinv në Ballkanin illirik. Krijuan mbretërinë me dinastinë e Llongarit dhe si fuqi e madhe politike ballkanike. Në atë kohë të Illirisë së vonë pas shumë mbretërive para epokës së re, një nga qytetet me rëndësi e qendër e madhe tregëtare xehtare e Dardhanisë ishte Damastioni, i cili ka krijuar edhe monedha te veta origjinale të mbretërisë dardhane, si dhe qytetet tjera kryesore: Skupi, Municipi, Upiana, Justiniana Prima, Naissa, Ulkinioni, Skardi, Skodra.

Skupi-Skardi-Skodra përbëjnë tretoponomshin linguistik që tregon një tërësi territoriale kompakte dardhane, njësi e pandashme antroponomike, toponomike dhe si onomasiologji unikate e një populli ashtu sikur edhe është populli i sotëm shqiptar. Shihet gjeneza e njejtë e këtyre tre toponomeve në fjalë, linguistikisht si gjenezë e përbashkët e këtyre tre emërtimeve si emra gjeografik, të cilat përbëhen nga rrënja e njejtë e fjalës me dytingullorin – SK (SC) sku – ska – sko si një tërësi gjeo-historike dhe gjeo-politike, e cila nuk mund të ndahet arbitrarisht, ashtu sikundër nuk mund të mbetet e ndarë gjeo-politikisht për shkaqe politizimesh ballkanike.
Shkupi ishte kryeqyteti i dytë i Dardhanisë pas rrudhjes gjeo-politike nga invazionet sllavo-bizantine e romake, deri me rrudhjen gjeo-politike të fundit deri tek Shkodra e Theutës dardhane illire, buzë Adriatikut (Hadriatikut illirian) si qendresa jo e fundit e genit illirian dhe Gencit si mbreti i fundit i Dardhanisë (168 p.e.r) kur ra nën pushtimin romak.

Të gjitha fiset illire: dardhanët, makedhonët, epirotët, ardianët, skordistët, delmatët, liburnët, dakët, paijonët, e deri tek fiset e hershme Thaullantët dhe Henhellejtë (Enkellejtë), me formimin e mbretërive të tyre të veçanta, disa herë historikisht u rrënuan nga luftërat ndërmjet tyre e deri tek luftërat me pushtuesit e invazionet e huaja – u rrënuan dhe u ribashkuan disa herë në histori – popullëzuan Ballkanin dhe Europën e më gjërë, duke krijuar gjuhë e kultura europiane e botërore.

Onomasiologjia europiane fillon me illirët, e nuk mund të spjegohet as vet emërtimi i saj si shkencë linguistike, pa rrënjet e Shqipes së Vjetër, sepse të gjitha gjuhët i.e. e kanë si burim të përbashkët Illirishten e Lashtë e cila sot është gjuhë e gjallë, me bijën e saj të drejtpërdrejtë – Shqipen ballkanike.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Thu 31 Mar 2011 - 19:00
ETHYMOLOGJIA E EMRIT – EPIR - EPIRI - EPIROT


FJALA – PIRI - ME ORIGJINË PIE


Emri – EPIR, me të cilin kuptojmë fiset e lashta illire – Epiri, epirot, epirotët, (fiset më kryesore që ishin – thesprotët, kaonët e mollosët) - ethymologjinë e vet e ka në rrënjën e fjalës – pyrr – dhe sufiksi illir – us - PYRRUS si fjalë skipe-illire e cila lidhet me fjalën shkencore, botanomin – pyrrus, që është vet emri – dardha (Pyrrus, dru frytor I gjinisë së dardhës I familjës së trëndafilorëve Rosaceae). Epirotët janë Dardhanët e lashtë, si fise të Illirisë Jugore, Epirotët janë Dardhanët e Jugut.

Emri – EPIR në të cilin është alterfoni, tjetërzoni apo tingulli tjetër, për ndryshim nga tingulli I mesit të rrënjes, si rrokje gramatikore – pyrr=pirr=pir (y=I), të cilin e kemi deri tek shqiptimi I emrit – Pirro që lidhet me Dardhanishten e Lashtë historikisht para milleniusit të gjashtë (milleniusi VI p.e.r) – ky emër - epir e formoi kompozitën – epyrrus nga nyja e parme – E, e cila ka kuptimin – nga, prej, e pyrrusit – E Pirros, nga Pirro me origjinë etnogjenetike antroponomike nga E Dardhanit, me origjinë të lashtë dardhane.

Edhepse ndoshta dikujt I duken si të ndryshme këto dy antroponome – epirotët e dardhanët si emërtime dhe ndoshta dikush mendon ndonjë ndasi, Epirotët e Dradhanët e Illirisë, janë vëllazër të një gjuhe, gjaku e historiografie illire, të vetmit që ruajtën etnogjenezen illire, si I vetmi popull pasardhës I drejtpërdrejtë illirian ballkanik, që sot përbëjnë antroponomët gjenerale – gega e toska dhe toponomet – Gegënia e Toskëria.

Në të gjitha këndvështrimet analitike-sintetike të ethymologjisë së emrit – Epir na dalin disa forma shprehëse semantike, me të cilat mund të gjurmojmë edhe më thellë në pikëpamje historike fonologjike e morfologjike, duke ndriçuar edhe më shumë fjalën rrënjë – pyrr – pirr – pir – se është me kuptim shumë të hershëm dardhan – piri, me piri, që ka kuptimin e sojit, rodit të njeriut, I cili e ka një apo disa veti dhe karaktere – me piri, si formë e ruajtjës së trashigimisë.


Kemi sot shprehjet shqipe: ai e ka me piri…piri I mire, piri I keq, e ka me piri mbretërinë, e ka me piri bujarinë, e ka me piri besën, e ka me piri dhunëtinë, e ka me piri vendosmërinë, e ka me piri mënçurinë, etj. Apo edhe në rastët e kundërta, për vetit e karakteret, veset e liga të njeriut I kemi shprehjet shqipe – rrënë me piri, e ka rrënën (gënjeshtrën) me piri në gjak, besëpremë me piri, dorështërnguar (koprrac) me piri, tradhëti me piri, ligësi me piri, piri I mbrapshtë, piri I dreqit etj. Do të thotë se fjala shqipe – piri, është fjalë që I takon origjinës së njeriut - përcjellja e të mirave poashtu edhe e të ligave të njeriut - me piri…

Origjinalisht, kur njeriu e ka diçka të thellë në vete, në universin e tij personal të tij, e ka një veti a karakter, të mire ose të keq, të trashëguar brezpasbrezi, qe prej nga origjina e tij etnogjenetike, e ka me piri qysh nga geni I tij. Kjo fjalë – piri shpreh diçka rrënjësore trashigimore, që e ruan me fanatizëm diçka të vyrtytshme, të mire – apo edhe të ligë.


Poashtu kemi shprehjet shqipe të sotme: dikush e ka me piri dashurinë – e dikush e ka me piri urrejtjën, e ka me piri bëmirësinë – poashtu dikush e ka me piri hajninë, ai/ajo I ka me piri përgojimet, thashëthemët, - dikush e ka me piri heshtjen, e ka me piri mjeshtërinë, nuk e ka me piri, se nuk din me ngulë një gozhdë në mur…E dikush e ka me piri guximin, heroizmin me piri, atdhedashurinë me piri, sinqeritetin me piri, besnkërinë me piri, e oratotinë me piri, gojtarinë, dikush e ka humorin me piri, satirën me piri …e dikush e ka me piri frigën, tutcan me piri, lajkatar me piri, gjakpirës me piri, dembel me piri, lahper me piri, !#* me piri, sahanlëpirës me piri, vegël e huaja me piri, hegjemonist me piri, krimiel me piri, etj. Fjala – piri – qëndron mbi traditën etnogjenetike të njeriut, atje nga – piri I tij – njeriu që rrëfehet me piri para rrethit të vet, para popullit të vet edhe para botës.

Fjala – piri – është trashigimia nga geni I njeriut, që e përciell rodpasrodi dhe nuk mundet të mos e shfaqi kudo që gjëndet, sepse ai piri lëvrinë në mendjen e shpirtin e tij Këto ishin vetëm disa këndvështrime psikologjike, sociologjike, filozofike, apo thjeshtë këndvështrime gjenealogjike të personalitetit të njeriut, si anë pozitive dhe negative.

Mendoj, se fjala – piri e hershme skipe-illire, formoi edhe vet emrin shkencor botanomin për bimën – pëmën – dardha – pyrrus, si dhe një numër të madh kompozitash PIE (paraindo-europiane), të cilën fjalë – piri, e kemi në formë: antroponomesh, toponomesh, hidronomesh, emërtime metalesh, emra gjeografik, fjalë në gjuhët i.e. dhe PIE.

Fjala – piri – formoi emërtime fisesh illire sikurse janë: pirust, pirusti, pirustët, -pirat, pirati, piratët, - piroman, piromani, piromanët, si xehe në mineralogji – piriti (FeS2), pirotina, kalkopiriti etj. Poashtu fjala shqipe – piri formoi emërtimet e ndryshme në disa gjuhë i.e. sikur e kemi në anglishte – Empire mbretëri me piri, tëvona emërtimin për pëmën dardha pikërisht – pear (pi:r) ang. – ashtu sikurse që e krijoi vet në shqipen fjalën – folje – pi, pirë, emërtimet shqipe – pyrg, pyrgu, pyrgje-t ndërtime me piri. Poashtu fjala skipe-illire - piri formoi fjalët greke e latine e turke – piri I formoi sikurse janë: pyros=zjarr, greq.pireks, pirheliometri, pirdin, piridinike-piridinare, I,e piridinos, (fjalë illire në greke) - pyr-a-ae – pyram-is-idis, - Pyram-us, - Pyrg-I qytet I lashtë në Etruria, - Pyronea – us, - Pyren-e-es, - Pyren-eus-ei, - Pyrethr-um –I, - Pyriphlegeth-on –ontos, - pyrop-us (Bronz), - Pyrrha-se, Pyrrh-a-ae, Pyrrhi-as-adis, Pyrrh-us, Pyrrh-o, (antroponome).

Poashtu fjala skipe-illire nga Tokarishtja, piri, formoi edhe fjalën turke me të njejtin emër, që reflektohet si huazim në shqipen sot dhe është krejt fjalë PIE illire e lashtë.
Fjala – piri – pir – formoi emrin gjeografik – Pirineje-t, emërtuar nga – Piratët, fiset illire të hershme: piratët e baskët – bashkët (ata që rrijnë bashkë) emërtuan siujdhesën në fjalë – Pirineje. Poashtu kemi formimet e kompozitave tjera - pir-Piramidë, piramida, - si formë ndërtimi me piri etnogjenetik, piramidon (ilaç), piranometri (instrument), piragirit (mineral), pirateri-a , pirazol, (aminopiri, antipiri), piridosin, pirimidin, pirofobi-a, piromani-a, pirofilit-I, piroforik, pirogaloz, pirogen, piroga, pirografi-a, piroksena, piroksilin, pirolatria, piroliza, pirolyzit, pirop, piroplazmoza, piroteknika, pirueti, Pirot-I (afër Nishit) etj, Të gjitha këto kompozita antike i.e. janë me ethymologji skipe-illire-pellgase, të huazuara në Greqishten dhe në gjuhët tjera i.e. ku të gjitha këto emërtime paraqesin llojin e pirit, qoftë si antroponome, toponome, emërtime metalesh barnash (ilaçesh), sëmundjesh në mjekësi, aparatesh, instrumentesh shkencore etj.

Fjala – pir – pyrr-us=dardhë PIE formoi emrin gjeografik, toponomin EPIRI, si vend me piri, njerëz me piri, mbretëri me piri, nga shprehja – tokë e pirit, vend I pirit, gjithashtu u formuan edhe fjalëformimet tjera të dalura nga kjo rrënjë – epir, epirot, epiroti, Epirotët, gjuha epirote e njohur në lashtësi edhe nga F.Bardhi në letërsinë e vjetër shqipe (Fjalori latino-epirotik), këto, emërtime si: antroponom, toponom e botanom, nga Botanika illire, me origjinë që tej kohës së lashtë të Dardhanusit e Theucerit,
Poashtu edhe vet emri I mbretit epirot – Pirro, si antroponom, nga rrënja – pyrr – Aquilla Pyrrus (Shqipja Pirro), Pyrro- Pyrrus, Pirroja, Pirrua, (297-272 p.e.s.), vie me ethymologji dardhane, si piri dardhan I Illirisë Jugore.

Studimet e derisotme linguistike për emrin – Epir- Epiri nuk besoj të kenë ndriçuar me vërtetësi ethymologjike prejardhjen e toponomit as të antroponomit në fjalë. Sipas disa shenimeve linguistike thuhet se “emërtimi – Epir për krahinën dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vëtëtimës (Akrokeraunet antike), dhe rrjedhja e mesme e Vjosës, në veri deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje e deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. – Emërtimi Epir, për këtë krahinë (në greqisht, do të thotë – stere, tokë), ka qenë përdorur në fillim nga autorët grek, si një emër I përgjithshëm, që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore.
Vetëm nga fundi I shek.VI p.e.r. ai u shëndrrua në një emër të përveçëm gjeografik, ndërsa, në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.r. ai mori edhe kuptim të përcaktuar politik”.

Këtu kemi vetëm domethënien në greqishte (stere, tokë) të vet emrit – Epir – ndërsa në shqipen çuditërisht na mungon, që sipas Linguistikës Gjenetike, emri - Epir ldhet me rrënjën – pir- pirr - pyrr - (pyrr-us=dardhë) si fjalë paraido-europiane (PIE) – p>:I – r ® - khs.< p :y* > rr= pyrr < pir*I – PIR-I – PI:R (Ë) - PIRI.
Kjo fjalë - epir nuk ka aspak kuptim linguistik me fjalën greke – “stere, tokë”, që vetëm është një kuptim gjeografik për grekët dhe që sipas përpjekjeve për greqizimin ballkanik, edhe kjo na qenka spjegim grek, veçsa për ta njohur politikisht – Epirin.

Fjala – Epir, në zbërthimin e saj fono-morfologjik, në rrokje, diftongje e tinguj, na del nga përbërja e një nyeje të parme – e – dhe një emri shumë të lashtë PIE – pi:r(ë)-piir- pi:ri – piri - që është geni trashigues si antroponom, zoonom, botanom dhe etnonom.

E – nyje e parme e emrit në fjalë nga E Pirit

PIR – emër i lashtë PIE – piiri, geni trashigues, përciellja etnogjenetike e genit

Në këtë mënyre, methodë ethymologjike, mendoj se mund të bëhet vet përcaktimi shkencor linguistik i emrit – EPIR – E + PIR = EPIR-I – për ta përcaktuar etnonomin – EPIROT – që rredhë me domethënie paragreke e paraturke, respektivisht – piiri – si fjalë shqipe-illire-pellgase PIE.

Piri – piiri – si fjalë me ethymologji të ndryshme sipas linguistëve të derisotëm, nuk do të thoja se qëndron si emër i përcaktuar, ashtu sikur thonë si – G. Masachio i cili na jep për emër – Pyloria: Epiroch’in lingua albanese se dice Pyloria. - Gjithashtu edhe Dh. Shuteriqi, Fjalë nga leksiku i shqipes fq.353, respektivisht, kur merret si ethymologji karakteristike e me interes të veçantë, se kjo fjalë – pir(ë), mund të krahasohet me fjalën – pyll – piir=pyll, duke e krahasuar i dyti të parin – se fjala piri po u krahasojka me fjalën – pylli duke aluduar në fjalën e lashtë – pyrr=pyll. Këtu nuk kemi aspak të bëjmë me të njejtën fjalë, jovetëm që nuk ka asnjë mundësi fono-historike, të shëndrrimit të tingullit të dyfishtë – RR në LL – por që kuptimi shqip-illir na çon drejtë tek emri origjinal PIE – pir(ë), piir – piri – e në etnonomin në fjalë kuptohet – tokë me piri, Tokë e Pirit – Epiri.

Është interesant se linguistët nuk mund të tejkalojnë sundimet greko-romake të kohërave, për të dalë në fushë linguistike gjenerale, të këtij emri – epir – nga rrënja – pir-pyr - kur dihet se edhe emërtimet e disa toponomeve dhe antroponomeve në Linguistikën Gjenerale, pra në gjuhët boërore të Antikutetit, janë formuar kompozitat, si ato interkontinentale – piramidë, piramida, ku fjala piri gjëndet me prejardhje që nga Thoti Skipe.

Nuk do të ishte me interes linguistik vetëm për antikën ballkanike, që kjo fjalë të mos jetë kaq universale me karakter botëror. Shih, na siellë ethymologjia nga piramdat arabe e shumë kompozita tjera arabike e aramike, deri tek ato kompozita jo vetëm në gjuhët arabe të sotme, por edhe në gjuhët aziatike dhe indo-europiane.
Nga piramidat arabe e deri tek Pirinejet e më gjerë në gjuhët i.e. është një rrafsh interkontinental linguistik, prej formimit të antroponomeve, toponomeve dhe etnonomit – Epir – që inkurajon një vëmendje më të madhe sesa na duket në studim linguistik, duke e analizuar nga disa këndvështrime ethymologjinë në fjalë.

Mund të karakterizojmë thirrjen në emërtimin – Epir – Epirotica-Epirotcum nga authorët antikë grek e latin, të cilët e morën në dispozicion linguistik, të quhët kështu – gjuha epirote në vend të gjuha shqipe, apo gjuha illire ku e kemi edhe të authorët e vjetër shqiptarë – ky nomim antik u bë për shkak se epirotët ishin në lidhje ekonomike edhe kulturore më afër me ta dhe edhe gjatë pushtimeve greko-romake me një periudhë kohore mbi një millenium – pushtuesit bënë përpos copëtimeve territoriale të tokave illire edhe copëtime kulturore e shkencore, duke e quajtur shqipen illire si gjuhë barbare. Kjo inisiativë politiko-strategjike, nuk u bë pa një qëllim kryesor, për strategjinë e robërimit dhe asimilimit të të gjitha fiseve illire në ato romake (e sllave më vonë), me mbetje të të vetmit pasardhës illirian – popullit shqiptar – por, qëllimi ishte të zhduket Illiria përmes fiseve si mbretëri të saja – dhe të sundojnë mbi “gjuhën barbare” që qëllimisht e quanin pushtuesit – me parollën e lashtë – përçaj e sundo (divita et impera). Po kësaj parolle antike të shfarosjës illire si botëformuesja kulturore e shkencore, iu nënshtrua edhe hartografia shqiptare, duke e marrë të ndarë Mbretërinë illire, nga ajo dardhane, makedhone – kur dihet se, mbretëri illire ishin të gjitha mbretërit e Illirisë para asimilimit të tyre, qe para romanizimit e sllavizimit të tyre – si ajo e Dardhanisë, Makedhonisë, Delmatisë, Liburnisë, Dakisë, Ardiejve, Adrianëve, Arianitëve, Paeonëve etj. Të gjitha këto mbretëri ishin në hartografinë illire si – Perandoria illire e kohës, që sot quhet koha parahistorike.
Për atë sot copëtimi i tokave shqiptare në mënyrë strategjike, dhunëshëm e ka politizuar edhe historinë e shkencën i.e. duke polarizuar me ekzistencën illire, në dëm të interesave shqiptare, në mënyrë që të na dukën të huaj në mes veti këta pasardhësit illirian, kur shqiptarët ballkanik janë popull parahistorik...!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Thu 31 Mar 2011 - 19:01
ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ALBANIA

Diftongu – AL difton një lartësi të bardhë, bardhësi e lartë, shprehje e madhërishme bardhësie, për të ardhë der tek kuptimi I dritës – bardh – kuptimi I të cilës bardhësie të lartë, vie nga ama, ëma krijuesja e bardhësisë – dritës – duke u kthyer në shprehjen e theksimit tingullor të dyfishtë - L+L = LL, ku nga diftongu – AL, u formua diftongu – ALL – ama – LL(AMA) llama illire – drita – atje N*- AL – T – deri tek kuptimi I shprehjes – DRITA ATJE NALT(Ë) – gege-shqipe dhe DRITA ATJE LART(Ë) – toske-shqipe.
Diftongu – AL difton si ngritje lartë deri tek kuptimi I dritës, bardhësisë, e deri tek krijuesi nga drita – zjarri – në kuptimin e gjithësisë – me dyfishin e tingullit – L – LL - Gjithësia – All-ah (arabe), nga – al – nyje e parme e gjuhëve arabe, deri tek diftongu - ALL = gjithë, e gjitha, e tëra – në gjuhët gjermanike,(Alleman), ALL (o:ll)– gjithë, krejt – në gjuhët anglo-saksone (all sky). Pra, nga tingulli – L - si ngritje lartë e deri tek formësimi I bardhësisë – dritës – LL.
Diftongu - AL është kuptimi I fjalës N+ T (Ë) bardhësi e naltë – bardh në naltësi – bardhësi e lartë, bardhësi e ngritur - diçka e ngritur, e lartë, në kuptim bardhësie, e deri tek kuptimi i dritës – e kemi në disa fjalë shqipe - MAL – M*AL – mali, kodër e lartë, e madhe, kodër e ngritur mbi rrafshin tokësor, e cila fjalë është PIE (paraindo-europiane), fjalë aqë e lashtë shqipe – mal, mali, malet, malor, malok, Malcia (Malësia), malësori, malësorja, malësorët etj.

Diftongun AL e kemi poashtu në fjalën shqipe – PAL – p*< al (krhs), pale, paleo (zoiku), në shqipen e vjetër ka kuptimin e domethënies së lashtësisë, apo kur dikush pyet – Pale, na thuaj diçka... ? Apo kur çuditet njeriu për diçka – Pale pale! Si shprehje e pakënaqësisë apo edhe e kënaqësisë, kur ndëgjon dika të bukur, të mënçur...

Diftongun AL e kemi poashtu në fjalën – dal = d*al – dalja, të dalurit, rrugëdalja, derëdalja, shtegdalja, që kuptohet si avansim përpara, e deri tek fjala – ndal – (nd)* al – ndalja, ndalimi (halt, ger.), që kulmi i fjalës është rrënja – al. Poashtu tek fjala shqipe – kal-i – k* al – kuptimi edhe si zoonom, emër kafshe, kalë, kali – poashtu edhe si fjalëformuese e disa kompozitave tjera – kalimi, kalorësi, vendkalimi, anashkalimi, kaluar, kaluese etj. Gjithashtu në fjalët tjera shqipe – val – val(ë), vala – v* al – si ngritje vale mbi nivelin e ujit, - fjalë – fj* al (ë), ku – fj – është të folurit, gjuha, tëvona tek fjala shqipe – b* al (ë) – Bal(ë) është si kuptim bardhësie, Bala.
Kurse me rrënjen e diftongut – al – si ngritje, përsosje e të shprehurit të gjuhës – fjala – gjithashtu kemi fjalën shqipe – gal – g* al – (geni - al ) si ndryshim i genit – al , deri tek fjala që shquan si sufiks – al – gjeneral, sufiksal – genial, gjenial, verbal, paradoksal, final etj.

Këto ishin vetëm disa fjalë shqipe, përmes të cilave deshtëm të kuptojmë se ku gjindet diftongu – AL – në parimin: prej të afërmes kah e largëta, duke hulumtuar deri tek burimi apo ethymologjia e diftongut në fjalë, pasiqë është aqë i lashtë PIE deri tek Gjuha e Parë e njeriut, në kuptimin gjeneral – për të dalë tek formimi i rrokjes – alb – si një nga shumë rrokje tjera – alb, alf, alk, alp, alv – / alb = alba, albania, / - alf=alfa, / - alk= alka, alkimia, / - alp= alpe, alpet, / - alv=alvan, alvin, alvanit etj.

Diftongu – AL formoi antroponome, toponome, etnonome, PIE – që mendoj se është më i lashtë sesa diftongu – AR – për të ardhë tek rokjet e përafërta – ALB – ARB – respektivisht tek etnonomi – alban – arban – (albën – arbën) – Albania – Arbania – Arbëria, deri tek etnonomet – arbanas, arbër, arbëresh, arvanit-as etj.

Përkundër të gjitha studimeve të derisotme të linguistëve: G. Majeri, A Majeri, N. Jokli, E. Giordano, P. Skoku, M. Pavloviqi, V. Dorsa, T. Trajanoski, P. Ilievski, J.B.Hofmani, A. Walde, H. Pederseni, A. Ducellieri, A. Vukiçeviqi, A.V. Desnickaja, M. Shufllaji, C. Truhelka, e deri tek linguistët shqiptarë – S. Frashëri, E. Çabeji, Sh. Demiraj, A. Xhuvani, I. Ajeti, A. Buda, Z. Shkodra, R. Ismaili, S. Anamali, Dh. Shuteriqi, E. Sejdaj etj. të cilët dhanë kontributet e tyre në ethymologjinë e emrave – alban – arbën – si përfundim i derisotëm shkencor linguistik – “mbetët çështje e hapur dhe se nuk ekziston një mendim i përbashkët” definitiv se këto dy fjalë – alban – arbër – janë me ethymologji illire-shqipe, por Çabeji e Pederseni, ngulin këmbë se këto fjalë janë të huaja (!) duke u nisur nga rrënjet – alb – arb. A duhet të mbetet kjo ende çështje e hapur e derikur?
Mjafton ta marrësh vetëm studimin e njerit prej këtyre studjuesve dhe të gjithë i ke aty !

Përdorimi i këtyre dy emërtimeve alban - arban (arbën), qoftë si rrënje të fjalëve – alb – arb – edhepse përputhen hipothezat e linguistëve, se kemi të bejmë me të njejtin etnonom etnogjenetik të përcaktimit të emrit për të njejtin popull, i cili më vonë do të quhej shqip – shqiptar ( e që ndoshta, edhe para këtyreve – skip – skiptar), - duhet kuptuar si ndryshim kohor gjatë etapave historike dhe ky përdorim (përgojim) jovetëm që flet për të njejtin popull, por ngërthen në vetvete një dallim si metamorfozë kuptimore etnonomike, përmes dy tingujve të ndryshëm të të dy rrënjeve L tek rrënja ALB dhe R tek rrënja ARB. Tash, shtrohet pyetja: cili prej tingujve të të dy rënjeve L (ALB) – R (ARB) do të ketë ekzistuar më përpara në rrënjen e vet L në alb – apo R në arb, për ta dijtur se cila nga këto rrënjë është më e lashtë?

Arabët jetuan nga ari (ari i bardhë e ari i zi – nafta), ndërsa
arbnorët jetuan kryesisht nga ara e bukës si formë ekzistence.

Nëse diftongu AR si fillesa e emërtimit të etnonomit arab – Arabia do të bazohej në pikëpamje ethymologjike – do të thoja, se vie nga kuptimi i metalit të çmueshëm ar, ari, sepse atje nuk kemi të bëjmë me – arë – ara – arat – tokë e gatshme për të mbjellë të lashtat, sikurse kemi të bëjmë tek etnonomi – arban, arbën Arbania – Arbënia / – arbër – Arbëria. – Mendoj se diatheza etnonomike dallon përnga procesi i punës, ku nënkuptohet puna si mjet ekzistence. Çka do të thotë se diftongu AR është më gjeneral i përgjithësuar tek disa popuj – ar – arab /, ar – armen /, ar – arban-arbën-arbër / - si e drejtë kuptimore etnogjenetike e popujve në fjalë – nga të tri rrënjet – ara / arm / arb / - si etnonome për tre popujt – arab, / armen, / arban-arbën-arbër. Nga diftongu ar u formuan rrënjet tjera, të cilat dallojnëe secila sipas kutimit të tyre, gjatë formimit të emërtimeve sikurse janë disa sosh: arb, arg, arm, ark, art, ars, arp etj.
Ndërsa, tek etnonomi nga rrënja – alb – kemi një kuptim fonetiko-morfologjik në vetvete, sepse është i vetmuar, si një etnonom në vete, me paraqitje synkronike të një singullariteti morfologjik, që formoi etnonomin – alban – Albanoi – Albanopoli – Albania.

Mendoj se më e lashtë është rrënja – alb, si rrënja monomorfologjike e etnonomit sesa kjo – arb, të cilat i përkufizon në përcaktimin emroro-historik vet tingulli i përbashkët – B, i cili e fikson kuptimin e njejtë, respektvisht - i cili i shquan rrënjet në fjalë – alb – arb, sepse rrënja alb është e njëmvehtësishme, që nuk ka ndonjë shoqe tjetër, përsa i përket një etnonomi për emërtimin e popullit – alban, që vet albanët ishin një prej fiseve illire-pellgase.
Nga rrënja arb kuptojmë një rrafsh të pjerrtë, për qëllim sa më lehtësim pune fizike, bregore të një are të bukës – si arë buke, nga arë basi – arëbansi - arëberësi – / arban-arbanët Arbania / arbënët – Arbnia – Arbënia / arbëri – arbërët / arbëresh – arbëreshët – Arbëria. Edhe kjo ka të bëjë me një – naltësi – n* - al – t (ë), lartësi ku krijon një bardhësi të të lashtave – një – alb (albus) bukolik që dallohet në natyrë kah pjekja e të lashtave. Më shumë këtu nënkuptojmë profesionin bukolik të bujqësisë së illirëve, si bujq e blegëtorë të vyeshëm, por që ekzistenca mvarej kryesisht nga ara e bukës. Këtë përcaktim etnonomi arb – arbnor - arbëror e lidhë thjeshtë edhe S. Frashëri dhe ky është përcaktimi më i njohur në të gjitha përmasat etno-gjenetike të etnonomit, si përkufizim popullor e nacional i arbonëve të Arbnisë, arbnorëve të Arbënisë – arbërorëve të Arbërisë.

Ndërsa, rrënja alb, kuptohet si al – hi hillir – që e përcakton vet rrënjen – tingulli - b – dhe nuk është vetëm si një shenim hartografik në Illirinë e Vonë, në shek. II-të e.r. nga gjeografi Ptholemeu, në hartën ballkanike me etnonomin – Albanoi, e që merret edhe nga greqishtja – Alvanoi – por, është kjo rrënjë – alb – edhe më e hershme, sepse, sigurisht Pthoemeu nuk e krijoi i Pari këtë etnonom, por e mori nga larg nga Hartografia hillire – atje nga ai – hi hillir –al – që tëvona u bë një – al arab – i formuar nga hieroglifet e Thotit Skipe – Tehuti .

Diftongu – AL – si fillesa e shumë fjalëve, antroponome, toponome, hidronome, e deri tek etnonomi – alb-a-n-i-a – doli a rodhi nga pjesa gjeo-morfologjike jugore e trekëndëshit illirian trekontinental azio-afriko-auropian. Ky diftong AL mori kuptimin e hinit (hini i zjarrit) në kutimin etnogjenetik të origjinës së jetës së njeriut e gjallësave tjera në natyrë – dhe në kuptim të gjërë të mendimit, u bë fillesë emërtimi të kuptimshmërisë linguistike e shkencore në shumë fusha diturie. Kështu, nga ky diftong - al - u formuan shumë kompozita linguistike gjenerale – emërtime me fillesën - al – hinore, nga hini, apo tretja e bimëve dhe e kafshëve pas jetës, rrodhi fjala arabe – AL K’AL – që do të thotë, - hii bimësh dhe shprehja – al kimi, alkimia, si shprehje alkimike – alk – alkalet, alkaloidet, alkimetri, alkaloza, alkimetria, alkitherapia, alkooli, - al ku’ul = pluhuriza etj.

Diftongu AL – hini hillir përmes fjalës shqipe – bardh – ku edhe i merret tingulli fillesë – b – dhe gërshetohet fonetikisht me – al – në – alb – nga boja e bardhë, ngjyra e bardhë, nga ai hii hillir linguistik – nga kuptimi i origjinës së jetës nga hini, rrodhi fjala – alba – nga rrënja – alb. Tash këtu fjala alba – ka kuptimin – bojë njeriu, që në shqipen e vjetër është shprehja kuptimore – një bojë njeri – edhe si bojë e bardhë, por edhe si masë gjatësie e njeriut, gjatësia e figurës së njeriut, si gjatësi vertikale, por edhe si gjatësi horizontale – për të vdekurin. E shtini n’dhee një bojë njeri! Një bojë njeri thellë në tokë! Një bojë njeri naltë! E tjera shprehje shqipe, që lidhën me ketë dykuptimshmëri bilogjike, me dy kuptime të ndryshme dhe me një shprehje linguistike.

Nga ai – al – hii hillir që nënkuptohet boja e hinit, bojë hini - ngjyrë hiri, nga hini i zjarrit, e që kjo fjalë shqipe si diftong – HI (hii) hini, nga Shqipja e Vjetër, përmes një tingulli të lashtë, që sot merret si grup dytingullor – nd – ishte vetëm një tingull gege-shqipe – si bashkim fonetik n+d=nd, që nuk ekziston sot në alfabetin e shqipes, por që flitet në gjuhën e folur – u formua edhe spjegimi për etnonomin – hind – hindi – Hindia, India. – Ku vet toka e Indisë është bojë hini, njerëzit janë bojëhini, natyra e Indisë është si bojëhini, toka,dheu si bojëhini. Mirëpo, me shëmangien e tingullit fillesë – h – ashtu sikurse në shumë etnonome, toponome, hidronome i.e. në gjuhët indo-europiane (Histria, Hindia, Hadriatiku, Hindiana, Historia, Hilliria, hilli – hylli, etj.) edhe tek etnonomi – Hindia – Toka Hinore (Hindore), rodhi ky etnonomi i sotmi – India. Kështu e mendoj pra, edhe ethymologjinë e vet emrit – Hindia – India, si etnonom edhe si toponom a hidronom – Hindi – Indi, lumi që brigjet dhe lymi i të cilit janë bojë hini – ngjyrë e përhirtë, e përhimtë, e përhime, përhimur, hinore.

Fjala alba – si rrënja e shumë kompozitave tjera i.e. në të vërtetë është PIE si formin i etnonomit – alban – i cili e ka kuptimin e dokës së njeriut, i dokshëm, i pashëm, i bukur, alban = i bardhë. Nuk ka fuqi ekzistuese përcaktimi i etnonomit – alban – nga rrënja – alp – që sipas disa linguistëve edhe sipas E. Çabejit, po vijka nga kjo rrënjë – alp me kuptimin ‘thik përpjetë’, pjerrtësi e rrëpinjtë malore, alpike dhe paska pësuar ndryshim fonetik, si alterfon ndryshimi i tingullit – p – në tingullin – b – dhe nga rrënja – alp, qenka formuar rrënja – alb -, që po u lidhka me kuptimin alpik, malor, alban = malcor, malësor, sepse qenka vet relievi gjeografik malor alpik i vet Shqipërisë!

Vet kuptimi linguistik i rrënjes – alp – mendoj se nuk është tregues i pjertësisë së alpeve, por një kuptim i bardhësisë, që alpet gjithmonë duken të bardha nga bora (dimër e verë) dhe për atë logjikë edhe e morën emrin si toponom – alp – alpe – gjithmonë të bardha nga bora, si kuptim i lartësisë së bardhë, apo i bardhësisë së lartë. Këtu tek toponomi si emër gjeografik – alp – alpe – mendoj se rrodhi nga skipja illire – m* al – p = malp, malpe, nga fjala shqipe – mal, për tu refleksuar diftongu – al – si kuptim i bardhësisë – bjeshkë gjithmonë me borë, bjeshkë të bardha, bjeshkë bore etj. si kuptim gjenealogjik i bardhësisë – Alpet.

Ethymologjia e emrit - Albania – si kompozitë e formuar nga rrënja – alb – që do të thotë – bardh – edhe vet enonomi – alban – si dhe toponomi, emri i vendit të shqiptarëve – vijnë si fjalëformime nga domethënia kuptimplote – alb = bardh, alba = bardha, albani = bardhi, Albana = Bardha, albanët = bardhanët, Albania = Bardhania.

Pra, emri – Albania – vie nga rrënja – alb = bardh, që mund të vërtetohet shkëncërisht dhe të përcaktohet më drejtësi logjike, linguistike, leksikografike, gjeo-morfologjike, pikërisht nga kuptimi i sotëm shkencor i të gjitha kompozitave të cilat vijnë, nga kjo rrënjë – alb – duke krahasuar vetitë psiko-fizike të zoonomeve, si bionome, apo si veti karakteristike materiale shkencore, qoftë si elemente, duke peshuar me vërtetësi përbërjen shpirtërore, fizike e materiale, të emërtimeve që vijojnë:


Albatrosi = zogu i bardhë i deteve australiane.

Albedo-ja = bardhësi-a në Astronomi: ajo pjesa e dritës rënëse – vrushkulli i bardhë i
Dritës që përhapet, shpërndahe nga një sipërfaqe.

Albin = albus = i bardhë, njeri apo kafshë me veti të bardha – albniste.

Albinizëm = bardhësi, në mjekësi: mungesë e plotë e lingut të pigmentit në lëkurë e në
Anekse të saj – shënja e bardhë e lindjes në lëkurë.

Albit = bardhor, në mineralogji – feldspat i bardhë.

Album = bardhësi – fletore e posaçme me fletë shumë të bardha, për fotografi...

Albumina = e bardha e vesë (voes).

Albuminometri = në kimi – lëngu organik në të bardhë të vesë (voes) – aparat, për
Matjen e të zbardhurit të urinës.

Albuminurina = bardhësia në serumin e gjakut e urinës, zbardhimi i urinës...



Të gjitha këto emërtime edhe shkencore vijnë nga rrënja e fjalës – alb – që domethënë – bardh – në kuptimin e përbërjes dhe të funksionit të tyre si elemente, të emërtuara sipas vetive të tyre.
Faktet shkencore dalin nga origjina e tingujve ashtu sikur edhe janë formuar.

Tash, se cili emërtim etnonomi është i imponuar për shqiptarët – etnonomi i sotëm alban – apo etnonomi – shqiptar – edhe si toponom – Albania – apo – Shqipëria, ku disa linguistë shqiptarë dhe të tjerë, e marrin imponim etnonomin – shqiptar!

Mendoj, se etnonomi – alban – gjeo-morfologjikisht është vetëm një emër i një fisi të lashtë të illirëve – kurse, etnonomi – shqiptar (skipetar) – është gjithëpërfshirës i shqiptarëve ballkanik, respektivisht, na del aqë sa edhe është me të vërtetë atdheu i shqiptarëve – e për pushtuesit më i madh në kuptimin gjeo-historik dhe hartografik – si etnonom bashkimi edhe jashtë kuptimit të një fisi illirian Albanoi.

Për këtë shkak edhe u njoftë ndërkombëtarisht nga bota e sotme ky etnonomi, që mendoj së pikrisht, ky është i imponuar nga fuqitë – Albania, gjuha albane, historiografia albane, kultura albane, - e jo ashtu siç e thotë e vërteta historiografike shqiptare – Shqipëria, gjuha shqipe, kultura shqiptare, historiografia shqiptare... Ngase, imponimi u bë pikërisht nga fuqitë e kohës, që mos të njihet etnonomi kuptimplotë i shqiptarëve e tokave shqiptare te pushtuara nga popujt sllavo-grek, që me toka e popullësi shqiptare edhe u formuan si shtete përrreth dhe mbeti një pjesë gjeo-politike - toponomi – Albania!

Me fjalën – Shqipëria – përfshihet gjithë ballkani shqiptar illirian – ashtu sikurse edhe ishte gjatë pushtimit turk i ndarë në katër Vilajete: Kosova, Shkodra, Manastiri e Janina – ashtu sikundër ishin edhe fiset illire si shtete antike – Illiria, Epiri, Makedhonia, Dardhania, Delmatia, Dakia, etj.

Të dyjat këto etnonome – Albania e Shqipëria paraqesin të njejtin kuptim historiko-linguistik, por që dallojnë në kuptimin gjeopolitik të shqiptarëve ballkanik. Mjafton, vetëm të krahasosh vëllimin hartografik dhe gjeopolitik të Shqipërisë gjatë pushtimeve turke e romake, ku Shqipëria ishte edhe për katër herë me e plotë (as e madhe as e vogël) por sa ishte dhe është sot populli shqiptar në Ballkan, e që duhet patjetër të bashkohet në Shqipëri të Vërtetë!

Etnonomi – shqiptar (skipetar) është unikati më i përshtatshëm – Shqipëria!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Thu 31 Mar 2011 - 19:01
ETHYMOLOGJIA E EMRIT – SHQIPJA


FLAS SKIP

Skipja – est fjala krysore nomuse omtare – oma nom, qe krijoi linguinomin –nomimin per guhen – Skipja ( spikja skipe - guha skipe), oma nom, qe krijoi antroponomin – skiptar – dhe oma nom, qe krijoi toponomin – Skipnia - Skipëria

authori



Shqipja – është fjala kryesore emruese amtare – ëma emër, që krijoi linguinomin – emrimin për gjuhën – Shqipja (gjuha shqipe), ëma emër që krijoi antroponomin – shqiptar - dhe ëma emër, që krijoi toponomin – Shqipëria.



Shqipja është – Oma që omnon- Ama që amnon-emnon – Ëma që emron, tri shprehjet kryesore, që përcaktojnë gjuhën në linguistikë:



Antroponomi – emrimi I njeriut – shqiptar pjestari I popullit shqiptar, populli shqiptar, kombi shqiptar, atdheu shqiptar…Prej të cilit antroponom - shqiptar, u formuan fjalëformimet shqipe: shqiptari, shqiptare, shqiptarja, shqiptaria, shqiptarizma, shqiptarizimi, shqipërim-I-e-et, shqipëron, shqipërues-I-e-it-et etj.



Toponomi – Shqipnia-Shqipëria emrimi I vendit, tokës – atdheut.



3. Linguinomi – spikja skipe – guha skipe – gjuha shqipe – Të folurit shqip, folja shqipe, shkrimi shqip, e që me – spikja skipe - nënkuptohet – shpikja, zbulimi, si spikatje, spikamë, e spikatur – e persosur, zbulimi I spikatur për të folurit e gjuhës, shpikje e spikatur (spikje e spikatur), të folur të persosur.



Shqipja – si fjalë shqipe, është emrimi prej të cilit rrodhi dhe u formua si fjalë-emër për shqiptarin, me të cilën fjalë, nënkuptohet - zogu – emër shpendi, zogu I qiellit – shqipoja (gege-shqipe), shqiponja (toske-shqipe), shqipja (pëgjithsisht, në gjuhën shqipe), prej te cilit emër morën emrin shqiptaret – shqiptari – Shqipëria – Shqipja – gjuha shqipe.



Ëmrimi I Zogut të Qiellit në gjuhën shqipe të vjeter është – skifter, skifteri, skifterat – kurse me ndryshimin e tingullit të lashtë illiro-pellgas të zanores – I në – Y, rrodhi emrimi – skyfter-skyfteri-skyfterat. Ky ndryshim tingullor I zanores – I, në – Y, krijoi shumë

probleme linguistiko-ethymologjike edhe në vet emrin – shqipja-shqypja, shqipoja-shqypoja, shqiptari-shqyptari, Shqipnia-Shqypnia.



Por, këtë ndryshim të tingullit, zanores – I, në – Y, duhet kuptuar, vetëm, si një ndryshim fonetik dialektor, të cilin e hasim edhe në shkrimet e disa rilindasve tanë, përkundër gjuhës së folur – dhe duhet të mbështetemi në Shqipen e Vjetër apo Illirishten e Re.



Fjalët e hershme shqipe – skifter, skifteri edhe para atyre emërtimeve edhe më të lashta – skipter, skipteri, skiptar, skiptari për emrin – shqiponja, na çojnë drejtë kah fjala emërtuese illiro-pellgase – skip, që lidhet direkt me SKIPE THOTI krijuesi i hieroglifeve botërore dhe krijuesi i Alfabetit të Skipes Parë – si bartje e Atllantishtes, gjuhës së atllantëve, pas Përmbytjes së Atllantides dhe sjelljes së saj në brigjet e Nillit, ku Thoti Skipe, solli pëcaktimin e Gjuhës alfabetike, si gjuhë me alfabet të vetin, që njihet – Alfabeti I Thotit; pre të cilit u formuan të gjitha alfabetet e gjuhëve të lashta…



Kjo trashigimii evolutive e fjalës së lashtë shqipe ballkanike – SKIFTER – SKIPTER - SKIPTAR është aqë e lashtë, sa na ndajnë shumë periudha historike edhe shumë para asaj Parahistorisë, të cilën ne e quajmë, si koha parahistorike, deri tek alfabeti I Thotit, Thotishtes – skip spik.



Fjala e gjuhës shqipe të vjetër – skifter, skipter-skiptar, e cila edhe sot flitet tek shqiptarët ballkanas, pas emërtimit të shqiptarit – shqiptar dhe vendit të shqiptarëve – Shqipnia - Shqipëria, rrodhi emrimi më I vonë, të cilin e planifikuan tjerët e jo shqiptarët, si dedikim oriental. Anipse, qëllimi ishte të lidhet me emërtimin e Skipes Parë, tek Thoti Skipe. Ky emërtim solli shumë probleme interactive linguistike, sidomos në Fonetikën Historike.



Emri me të cilin lidhet emërtimi I zogut qiellor – skipe, skipja – si personifikim lingistiko-historik dhe lingui-etnogjenetik, për shqiptarët

shqipoja, shqiponja, si emërtim më I afërt logjikisht me emrin – shqiptar dhe si symbol I trimërisë, guximit, symbol I lirisë në flamurin shqiptar, shqiponja me dy krerë – ku dy kokat, symbolizojnë Gegën dhe Toskën – Gegëninë dhe Toskërinë, si dy krena nga Një Trup I Atdheut shqiptar. Ky emërtim shqipe, shqipja, shqipoja, shqiponja u bë për shkak të gjeneralizimit të emrit në fjalë, si përgjithësim morfologjiko-linguistik dhe gjeolinguistik, si: antroponom, toponom dhe linguinom.



Tash, shtrohen pyetje madhore, të cilat nga gjuha e sotme shqipe balkanike, na shpiejnë në një fono-morfologji historike të veçantë, në të cilën është një fonetikë historike e posaçme, sipas së cilës edhe u bë shkakëtare kryesore, që mos të njihet botërisht sot vet emërtimi antroponomistik – shqiptar dhe emërtimi toponomastik – Shqipnia, Shqipëria, as të njihet gjuhë shqipe – por të njihet në botë, si – alban, gjuha albane dhe toponomi – Albania.



Sipas George Fred Williams-it, për emërtimin e hershëm të vendit të shqiptarëve, Toka e shqiptarëve, thotë: “Alvanon” ishte një krahinë e vogël e këtij vendi, prej të cilës, pushtuesit I dhanë emrin – Albania në shekullin e Dytë ( shek. II-të e.r.) Emri I këtij vendi është – ‘Shqipëria’, dhe populli I saj quhet ‘ shqipëtar’, dmth. Toka dhe bijtë e shqiponjës (Eagle)”. Kështuqë Williams-I, nuk e ka fjalën për emërtimin – Albania, por për emërtimin – Skiperia, Shqipëria, Toka e Shqipeve, ashtu sikur Gustav Meyer-I në veprën e tij - Das Land der Skipetaren – Vendi I shqiptarëve, duke potencuar strukturalisht lidhjen gjenetiko-linguistike të shqiptarëve me shqipen, shqiponjën, e jo me lidhje në emërtimin – Albania, por, me emërtimin – Skiperia.



A flitet e shkruhet drejtë - në gjuhën e sotme shqipe, fjala – shqipe sipas këtyre variantave të lartpërmendura linguistike e fono-morfologjike të vet rrënjes së saj dhe sipas kompozitave në fjalë, që burojnë nga ajo rrënje linguistike nga skipe në shqipe dhe

Sa është e afërt, kjo fjalë e gjuhës shqipe – shqipja me atë skipja në gjuhën e Skipes së Parë prej të cilës edhe u formua, si bija e skipes illire, apo Illirishtes së lashtë pellgazgjike – si Ama e Shqipes? Prej të cilës spikje skipe – guhë skipe-illire u lind Shqipja, ashtu sikurse u linden gjeneratat epokale pellgazo-illiro-shqiptare – duke u bazuar në emërtimet e origjinalitetit morfologjik, si origjinalitet linguistik: shqipe, shqipja – shqipet (si shpend – zog, zogjë – zogu, zogjët) dhe shqipe, Shqipja (si gjuhë)! Kjo alternativë linguistike u bë në vend të fjalëve emërtuese të lashta – skipe, skipja, skiptar, skipetar, Skipnia, Skiperia!

Cila ishte fjala e parë e gjuhës illire-pellgase të stërlashtë, e cila përcaktonte vet emërtimin e emrit – shqipe, shqipja (si emër shpendi, zogu) dhe nga e mori illirishtja atë fjalë-emër, përveçse nga emërtimi I lashtë – skipe, skipter, skiptar, nga Thoti Skipe I cili fliste pikërisht Shqipen e rrënjeve të lashta të vet Shqipes së Vjetër, që flitet sot në ballkanin illirik?

E cilës gjuhe ishte fjala shkencore Aquilla, e cila përcakton emrin e zogut (Aquilla chrysaetus) si shpend të madh të familjes Aquillidae (Akuillida) dhe çfarë do të thotë vet kjo fjalë – akuilla në gjuhën e sotme shqipe? A mundet Shqipja ballkanike, ta përcaktojë fjalën – aquilla me vërtetësinë më të madhe, që nuk ka mundësi spjegimi të saj sot, asnjë gjuhë tjetër indo-evropiane?

Sa është e ngjajshme fjala e vjetër – skifter, skipter, skiptar e Shqipës së Vjetër ballkanike, në bazë të rrënjes së kësaj fjale – skif, skip me atë fjalën e lashtë – skip, skipe, Thoti Skipe? Edhe si emërtim I shpendit (skifteri, skifterat – skipteri, skipterat, skiptari, skipterat) edhe në shprehjet e sotme të gjuhës shqipe (për njeriun) – ‘ashtë djalë skipter, skiptar I zoti; luftoi si skiptari; ka sy skiptari; ka guxim skiptari; ai (të) ta grabitë sikur skipteri; (shprehje gegënishte-shqipe).

Poashtu, tek arbëreshët e Italisë fjala – skipe, skipetar, Skiperia argumentojnë fono-morfologjikisht dhe lingui-historikisht, si shprehje të lashta, të ruajtura, thesare të çmueshme – si fjalë të arta, kur I thohen dikujt në veçantii, në shenjë admirimi: ‘ a je skipetar’; skipetar, moj skipetare; skipe etj.



Dardhanët e Toplikut, deri vonë para Luftave në Toplik (Toplicë), kur u bë spastrimi etnik I shqiptarëve prej tokave të veta, nga serbo-rusët (1874-76) nga barbaria sllave – Dardha (Krushevci), Gurshumi (Kurshumlia), Kreshtabardha (Kopaoniku), Naissa (Nishi) etj. këto vende shqiptare, të banuara me shqiptarë, ku është folë gjuha shqipe – guha skipe, i kishin shprehjet shqipe – Flas skipas!; Po t’flas skipas!; Fol skipas!; U lidhen skipas!; Luftojmë skipas!; Lidhnu skipas!; Kape skipas! Po t’thom skipas! Besa skipas! etj.



Shqipja, shqiponja, si emër shkencor njihet – Aquila, e cila fjalë përcaktohet nga shqipja e vjetër, - Aku+illa= Akuilla, ku fjala e pare e kompozites i.e. e gjenerale (botërore), është kuptimi – aku-akuj-akull, akulli, ku në latinishten mori kuptimin – aqua = ujë, uji – akulli është uji në lat. Dhe pjesa e dytë e kompozites – illa – Aqu+illa, kjo rrënje – illa – është kuptimi për illin, lidhje illirishte.



Pra, Aquila, emri shkencor I shqiponjës (Aquilladae), kuptohet, zogu I cili jeton në vende të ftofta, me acar e akull, jeton në vende ku nuk hjeket kurrë bora e akulli, në alpet shqiptare, në Evropën veriore, Himalaje, Amerikë – shpend I fuqishëm I maleve, jeton në shkrepa të vrazhdë, të rrëpinjtë thikpërpjetë lartësi e shpella të ashpra e të acarta (të ftofta akull), në akuj, akull atje ku është e paarrijtshme (jeton deri në 70 vjet). Shqipja, Skipja, Aquilla lypë akullnaja në lartësi të mëdha bjeshkore, alpike, jeton atje ku është ftoftë – akull, akuj – Aquilla.



Pirroja, mbreti I Epirit illirian, një nga gjeneralët më të njohur të Historisë Botërore, u quajt – Aquilla Pyrro (Skipja e Burrit) Pirro Shqipe – Pirro Shqiponjë që ky emrim iu ka dhënë vetëm burrave skipetarë, bijve të Shqipes, përkah të çmuarit të guximit, trimërisë, heroizmit të pashoq, në beteja, nga historianët antik (Che sovra gli altri com Aquilla vola – Që pëmbi tjerët, si Shqipe-Skipe fluturon)!



Poashtu, heroi kryesor I veprës së Homerit në Illiadhë (Iliadë) – Akili, është emërtim I gjuhës skipe-illire – Akilli, që lidhet direkt me kuptimin e Skipes – Shqipes, shqiponjës – Aquilla – Akilli – Akili, ashtu sikur e gjithë vepra homerike është histori illire, ashtu, sikur edhe vet Homeri ishte illir – Homeri hillirian, I cili u përvehtësua nga grekët.



Fjala – skip, skipe (scip, scipe), e cila përcakton emërtimet e sotme shqipe SHQIP, SHQIPE është emri shumë I lashtë edhe para linguistikës indo-evropiane, skip, skipe, është emërtimi që prinë në Linguistikën Gjenerale. Vet fjala – skip, skipe (shqip, shqipe), është ajo e Para skip, skipe vetëm që e kemi alternocionin fonetik të dy tingujve të Shqipes së sotme – S = SH – K=Q të marrur indirekt nga Latinishtja – q=k lat.=ku (q) latine, ne e theksojmë – q shqipe, në vend të, bile, shkipe, ne e kemi – shqipe.



Alternocioni fonetik në Shqipen u bë – S=SH në gjuhën e shkruar shqipe, me Kongresin e Manastirit (1908-10), duke u bazuar në të folmet dialektore, në shumë shkaqe pa baza ethymologjike, që ngatërrojnë gjurmimet shkencore, ashtu sikurse në dytingullorët tjerë alfabetike, si tokzanore dytingujsh, të përngjitura në një tingull sikurse janë: g – gj, s – sh; d- dh, n-nj, x-xh, z-zh, t-th, të cilat nuk përdoren (pëgojën) në vende të caktuara, aty ku duhet theksuar drejtë, por - të cilat kanë krijuar probleme ethymologjike, pikërisht në ato fjalët më kryesore të gjuhës, kur është në pyetje lidhja e Shqipes me illirishten, pësa I përket përcaktimit të drejtë shkencor. Kemi shëmbujt e tillë: skipe=shqipe; guha=gjuha; guni-gjuni; geo=gjeo; gua=gjua; skrola=shkrola, shkronja; skripi-skrimi=shkrimi; skolla= shkolla; skolastika – shkollimi I lire sokratik në grupe etj.



Ashtu sikundër kemi rastet e ndryshimeve fonetike si alternocione nga e kundërta e këtyreve, që ne I theksojmë ashtu sikur sllavët në mungesë tingujsh gjuhe përkatës në fonetikat e tyre sllavishte, e që krijoi probleme hulumtimi linguistik sikurse: ethymologi=etimologji; ethymologu=etimologu; methodika-metodika; theo-teo; theolog-teolog; mythologji=mitologji; mythi=miti; mythike=mitike; methodë=metodë; orthografi=ortografi; psikotherapi=psikoterapi; kuzina (vendi ku zina, ku zihet gjella)=kuzhina; Pantheoni=Panteoni; uthopia-utopia; theist=teist; atheist=ateist; politheist=politeist; monotheist=monoteist; these=tezë; theori=teori; theater=teatër etj.



Fjala – skipe, nga skipja illire (shqipja illire) para i.e. krijoi fjalët tjera me burim nga ajo: skip – shqip; spik – të folur, folja, spik-spikatje-spikamë-spikama, I,e,të spikatur-a; persosje, persosshmëria e njeriut, që I kemi këto kompozita të sotme shqipe, si nivel I lartë pune, diturie, shkathtësie; poashtu: skrip – shkrim; script-I, skriptet, skriptorja etj.



Fjala – shqip rrjedhë nga fjala – skip, e gjuhës shqipe-illire (guha skipe-illire), spika skipe, e cila rrodhi nga psika skipe, ku skrola skipe (scroll) është emërtimi më I lartë shkencor në Genesis (Gjeneza): scroll 1, scroll 2…cka e karakterizon shënjtërinë e shqipes, fjalë e parë që I prinë thënjeve më të spikatura të kulmit të diturisë së njeriut – Librat e Genisit…



Në gjuhën e folur popullore shqipe ballkanike, kemi emërtimet e vjetra për shkronjën – shkrola, shkrojla, shkrolë, shkrollë, shkrolla, shkrollat por të ndikuar nga ndryshmi I tingullit s=sh, sepse pleqët thonë me s - skrolë, skrola, skrolat e skipes, skrola skipe etj.



Shqip=Skip, shqiptar=skiptar, janë dy shprehje të ndryshme fonetikisht, kurse me kuptim të njejtë, që pak, ose aspak thuaja, nuk është shkruar nga linguistët tanë, e që kanë pasë mundësinë reale, ta përcaktojnë drejtë, bile në Kongresin e Manastirit (1908), aty ku me ndkimet e të dy anëve të forta të Dy Portave, me ndikim të kohës, shumë raste të ndryshimit të tingujve të alfabetit të gjuhës shqipe, krijuan probleme dhe këto probleme droj do të mbesin therrëlinguistike, që pëngojnë në gjetjen e udhëve të shkurta, për në Dardhanishten e Lashtë illire…



Me therminin – shqipe, tek Shqipëria, nuk mund të vijojmë gjurmimet deri në gjuhën e pare – skipe, kurse me atë – SKIPNIA, ose SKIPËRIA, mund të lidhemi deri tek – skip spik, tek guha skipe, Skipja e Thotit, e cila merret sot linguistikisht, si fillesa e gjuhëve botërore të para: Thoti trismegist – Hermes I Madhësisë së Trefisht. Ku kjo shprehje – Trefishe, Mendoj se është Treshi I Gjuhëve të Para Botërore – kuni, kina e Indi (gjuha Kuniforme – Cuneiform Language), gjuhët indase dhe kineze e të Lindjes së Largët – për këtë arsye thirret – Hermes Trismegist, Thoti.



Spjegime:

Folja skipe-illire – est, që sot është në gjuhët i.e. poashtu folje: lat. Est; ger. Ist; freng. Est; span. Est; neolat. Est; ang. Is – folje aqë natyrale, që shpreh natyrën e gjuhës, është vet natyrisht – folja skipe-illire e gjuhës së natyrës.



Fjala shqipe – emër (emën, emni, emnat - gegënisht) vie nga fjala toske-shqipe – ëmë-ëma-ëmat, si trajtë e shkurt natyrale e fjalës - mëmë-mëma-mëmat e që na dha emrimin – mëmëdhee, mëmëdheu - që përcakton emrimin për fjalën – emër dhe krijoi kompozitat shqipe: emri, mbiemri, peremri, emruese, emërtim-i-e-et, Emnorja (rasa e parë e emrit), emrim-I-e-et etj.



OMA (skipe-illire-pellgase) – AMA (gege-shqipe) – ËMA(toske-shqipe)



NOM (skipe-illire-pellgase) - EMËN(gege-shqipe)-EMËR(toske-shqipe)



Emërtimi – mëmëdhee-mëmëdheu, tek toskët në Toskëri, erdhi ngase mbajtja apo ekzistenca e familjës mvarej nga – mëma – ëma, kurse tek gegët në Gegëni, mbeti emërtimi – atdhee-atdheu, ngase, mbajtja apo ekzistenca e familjës mvarej nga – ati – babai. Atdheu – dheu I atit (gege) dhe mëmëdheu – dheu I mëmës – ëmdheu.

Fjalët Atdheu e Mëmëdheu (Ëmdheu) u formuan si emërtime në rrethana të ndryshme sociale – ekzistenca nga Ati dhe ekzistenca nga Ëma (Mëma). Kështu, si emërtim definitive, në gjuhën shqipe mbeti fjala – Atdhee – Atdheu.



Fjalëformimi – Atdhe - Atheu, në të cilin kemi dy fjalë, që formojnë kompozitën – At+Dhe – dheu I atit (dheu u babes), është fjala e pare – At – ati, që në shumës të emrit është – Etën, etnit dhe formoi kompozitat tjera gege- shqipe: etnii, etnia, etnitë, etnik, etnike, etniku, etniteti, etniciteti - poashtu krijoi kompozita i.e. Etnolog-i-e, Etnologie, Ethnology dhe krijoi vet emërtimin për fjalën popull në gjuhën greke – ethnos.



Kjo fjalë skipe-illire (shqipe-illire) e pandryshuar – At (baba), është fillesa e kompozitës së hershme – Atlanti, Atlandi, Atlantis, nga – at+land, ku fjala e dytë – Land – është emërtimi I hershëm gegënisht – Lland, llandi – vand – vendi dhe kemi alternomin i.e. – land – vand – vend, vendi I atit, vandi I atit, llandi I atit – Atlanti – Atdheu – Atvandi-Atvendi - Atlandi, si dhe emërtimin për fjalën gjeo-hartografike – atlas, atlasët – atllasi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Tue 5 Jul 2011 - 19:19
Disa fjalë dhe emra të zbërthyera nga unë...

Emra:...

Saranda = Sa e rëndë (vëndëndodhje hijerëndë)
Delvina = Del e vinë (vëndëndodhje ku dalin e vinë)
Gjirokastra = Gjiri i kështjellës (vëndëndodhje)
Tepelena = Tipa (-trima) lenë (vëndëndodhje ku linden trima)
Përmeti = Për met (vëndëndodhje ''për mes'' ku)
Tirana = Tir ana (vëndëndodhje TËR ANË, me shumë anë)

Deti Egje = Deti i gjërë
Deti Baltik = Deti i baltës
Deti Kaspik = Deti i shpikur
Deti Jon = S'e luan topi


Fjalë:...

Heshtje = ''H'' e shtyrë (vetë fjala sqaron: hhh-e-shtje)

Për më tepër, më tejë...

(E.J.K)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Mon 12 Sep 2011 - 18:25
Luan_Valikardi shkruajti:Disa fjalë dhe emra të zbërthyera nga unë...

Emra:...

Saranda = Sa e rëndë (vëndëndodhje hijerëndë)
Delvina = Del e vinë (vëndëndodhje ku dalin e vinë)
Gjirokastra = Gjiri i kështjellës (vëndëndodhje)
Tepelena = Tipa (-trima) lenë (vëndëndodhje ku linden trima)
Përmeti = Për met (vëndëndodhje ''për mes'' ku)
Tirana = Tir ana (vëndëndodhje TËR ANË, me shumë anë)

Deti Egje = Deti i gjërë
Deti Baltik = Deti i baltës
Deti Kaspik = Deti i shpikur
Deti Jon = S'e luan topi


Fjalë:...

Heshtje = ''H'' e shtyrë (vetë fjala sqaron: hhh-e-shtje)

Për më tepër, më tejë...

(E.J.K)

Mbi kete shkrim, dua te shtoj edhe domethenien e emertimit te qytetit "Pogradec"...

Emertimi i qytetit POGRADEC, ka lidhje plotesisht me liqenin e Ohrit. Po ashtu edhe mali Moker qe ndodhet ne Pogradec qe do te thote: Moker - Mali i Okerit...
Pogradec = P-ohrade (nenkupton emertimin e qytetit "Poshte Ohrit")

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Wed 2 Apr 2014 - 1:02
Pak me pare zbertheva fjalen "fal"...

-Fal = Fa las = Fajin lash

Ndersa fjala e fundit qe kam zberthyer ka qene fjala "origjine"...

-Origjine = Ori gjine = Mori gjine (mori gjirin e nenes)

Gjuha jone Shqipe flitej prej Zotit, kete mos e harroni sa te arrini ta kuptoni...

Luan_Valikardi
(E.J.K)
Sponsored content

Zberthimi i fjaleve Shqipe. - Faqe 2 Empty Re: Zberthimi i fjaleve Shqipe.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi