Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Paradokset e muzikës shqiptare Empty Paradokset e muzikës shqiptare

Thu 10 Mar 2011 - 1:43
Message reputation : 100% (1 vote)
Paradokset e muzikës shqiptare EMMY_tn_10
Bota shumëngjyreshe e muzikës dhe videoklipeve shqiptare, përballë paradoksit të tregut të tyre të kufizuar, u vendosën në qendër të reportazhit të emisionit të pasdites në Top Channel.
Videoklipet e shtrenjtë dhe veshjet që ende nuk kanë dalë ende nëpër dyqane janë të zakonshëm në spotet muzikore, disa prej të cilave do t’i kishin zili edhe këngëtare shumë më të famshëm në perëndim.

Nga ana tjetër, pasi albumet krijohen, pothuajse vdesin menjëherë, ndërsa shitjet e tyre në tregun e brendshëm janë jashtëzakonisht të ulëta.

Pyetjes se si ia dalin të paguajnë këto videoklipe dhe të rezistojnë në botën e vështirë të muzikës shqiptare, iu përgjigjën dy këngëtare të famshme të muzikës sonë.

”Personalisht, jam detyruar që gjithmonë të bëj bashkëpunime, duke rënë dakord më parë me shtëpinë diskografike. Ajo ka investuar dhe financuar videoklipet, në këmbim të disa klauzolave të tjera favorizuese për ta në kontratën e nënshkruar”, thotë Anjeza Shahini.

Gjithsesi, ajo mbeten nëjra nga të paktat që ka punuar me metoda të ligjshme financimi. Një fillim më të hershëm se i Anjezës është ai i Arbërie Hadërgjonajt, e cila përveç karrierës së saj, është në gjendje të bëjë krahasimet dhe me karrierën e saponisur të vajzës së saj, Angjelinës.

”Në kohën time ishte edhe më e vështirë, pasi ekzistonin shumë më pak financime”, kujton Arbëria. “Atëherë, festivalet ishin ato që të gjithë synonin për të treguar talentin e tyre.

Ishte e rëndësishme që të bije në sytë e ndonjë kompozitori të rëndësishëm, në mënyrë që ai t’i jepte kështu një dorë karrierës tënde. Sot, kënga është shndërruar në një biznes”.

Një pjesë e mirë e këngëtarëve të rinj vijnë nga familje të pasura dhe financohen prej prindërve të tyre. Ndonëse vajza e saj bëri albumin e parë përpara një viti, Arbëria tregohet e kujdesshme që të mos ushqejë me iluzione të tepruara të bijën.

”Dy prindër që janë në gjendje ekonomike mund të ndihmojë fare lehtë fëmijën e tyre. Vajza ime, arriti të njihej dhe të kishte sukses me njërën prej këngëve të saj. Unë them se është ende shumë herët për të folur për sukses, ndonëse një fillim i mbarë është githsesi gjysma e punës”.

Teprica e parave e hedhur shpesh herë tek njerëz të patalentuar krijon një çorientim të madh të tregut shqiptar të muzikës.

“Unë mendoj se çdokush duhet të shohë balancën në fund”, thotë Anjeza Shahini. “Nuk e imagjinoj dot të investoj nga paratë e mia për të qenë thjesht në televizion”.

Megjithatë, problematika e këtij reporazhi lidhet me ato këngëtare të reja, zëri i të cilave nuk premton të fitojë kontrata dhe që nuk kanë as ndonjë familje në gjendje të financojë ëndrrat e tyre. Zgjidhja për ato, shpesh herë është një i dashur me para.

Arbëria është bërë dëshmitare e shumë hyrjeve dhe daljeve të shpejta nga bota e muzikës, gjatë karrierës së saj 20-vjeçare. ”Është e rëndësishme që kushdo që dëshiron të hyjë në këtë botë të ketë të qartë se pasuria e tjetrit nuk është e saja.

Vetëm kështu mund të arrijë të ecë përpara. Në momentin që dikush dëshiron të ecë me ndihëmn e dikujt tjetri, për mendimin tim është e dëmshme dhe e gabuar”, thotë Hadërgjonaj.

”Si atmosferë 8 marsi, dhurata më e bukur për mamanë time ishte fakti që isha në gjendje të kontribuoja në shtëpi në këtë ditë feste. Për të, ka qenë një motiv krenarie që për disa vite me radhë unë e kam ndihmuar ekonomikisht”, dëshmon Shahini, njëra prej atyre që ka mundur t’i fitojë paratë me meritën e saj.

”Fama është e bukur, por është e rëndësishme që çdo njeri të investojë për atë që mund të bëjë më mirë në jetën. Të paguash para vetëm për të dalë në televizion nuk është diçka që duhet bërë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi